Në përgjithësi, turistët kërkojnë monumente kulture dhe atraksione të kësaj natyre, ndërsa një tjetër kategori kërkon pushime të qeta. Për çfarë pëlqehet Shqipëria? Sipas një harte të Vouchercloud me të dhënat e marra nga TripAdvisor, përzgjodhën vlerësimin më të lartë të faqes për ‘Gjërat për të bërë‘ në secilin vend.
Shqipëria ‘mburret’ me historinë, e me këtë atribut vlerësohet më tepër nga turistët.
Britania e Madhe ofron diçka të papritur, diçka që me siguri do t’i pëlqejë ndjekësve të Herry Potter – Studiot e Harry Potter konsiderohen si destinacioni më i domosdoshëm për tu vizituar nga turistët në vend.
Sigurisht, shumica e destinacioneve anembanë botës janë mrekulli natyrore, të ndjekura nga afër nga atraksionet historike.
Nga 197 vende të listuara, ka:
76 atraksione natyrore
54 atraksione historike
38 atraksione turistike – gjenerike
29 atraksione fetare
Disa tendenca shfaqen në fusha të caktuara si psh Evropa Perëndimore duket e fokusuar në turizëm, ndërsa Evropa Lindore ka shumë më tepër një tematikë historike.
Pjesa më e madhe e Afrikës së Jugut dhe Amerikës së Jugut janë atraksione natyrore ndërsa Azia ka një përzierje solide të vendeve historike dhe turistike. Monitor
d.b/shqiptarja.com
