Shqipëria u përball me një situatë të pazakontë, ku për tri ditë me radhë reshjet intensive të shiut ‘pushtuan’ gjithë vendin. Një ndër zonat më të prekura nga përmbytjet ishte Novosela e Vlorës, e cila ishte e gjitha nën ujë. Instituti i Gjeoshkencave ka sjellë pamje të jashtëzakonshme satelitore nga përmbytja në Novoselë.
/Shqiptarja.com
Tri ditët e lëna pas ishin të tmerrshme për vendin tonë, ku pjesa më e madhe ‘notoi’ nën ujë, për shkak të përmbytjeve masive. Moti agresiv që ‘pushtoi’ vendin la pas pasoja të mëdha, ku shumë qytetarë humbën banesat e tyre dhe gjithçka kishin brenda tyre, por edhe serat me të mbjella apo bagëtitë.
(Imazhi satelitor i përmbytjeve në Novoselë)
d.c./shqiptarja.com
