Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini dhe deputetët Kushi e Kamani, inspektuan përfundimin e punimeve në rrugën që lidh lagjet “ Vullnetari” dhe “ Haxhias”,  në qytetin e Elbasanit.

Sipas Ballës, rikonstruksioni i kësaj rruge ka qenë një kërkesë  e vazhdueshme nga qytetarët, pasi rruga ekzistuese ishte tejet e amortizuar. Në fjalën e tij gjatë inspektimit, Balla i premtoi qytetarëve se brenda vitit të gjitha rrugë dytësore të qytetit të Elbasanit do të rikonstrukturohen totalisht.

Tashmë kemi përfunduar me qendrën e Elbasanit dhe po shtrihemi në çdo cep. Dua t’u them qytetarëve se brenda këtij viti, pothuajse të gjitha rrugë dytësore të qytetit do jenë në këtë standard. Shqipëria Që duam, Elbasani që duam janë pikërisht ky standard që shihni në këtë rrugë që lidh lagjen  “Vullnetari” dhe lagjen “Haxhias.

Taulant balla

Rruga e re është ndërtuar  sipas të gjitha standardeve duke përfshirë KUZ- KUB, ndriçim dhe gjelbërim. Po ashtu qendrat e Njësive Administrative brenda këtij  viti kalendarik do t’i nënshtrohen rikonstruksionit.