ELBASAN-Djali i ish-liderit të dhjetorit që mban edhe emrin e tij, Azem Hajdari u arrestua nga policia mbrëmjen e së premtes, pasi në makinën ku ai udhëtonte policia gjeti kanabis.

Ngjarja rrodhi gjatë një kontrolli rutinë të policisë rrugore në aksin Elbasan-Metalurgji ku gjatë kontrollot në automjetin "Audi", u gjetën 5 doza cannabis sativa.

Policia thotë se makina drejtohej nga 21-vjecari Ergi Gjumsi, ndërsa Azem Hajdari, 23 vjeç, dhe dy të rinj të tjerë ishin pasagjerë. Fillimisht policia njoftoi se të rinjtë u shoqëruan, ndërsa sot iu komunikua masa e arrestit. E lirë u la vetëm një vajz 19-vjecare me banim në Lushnje, që ndodhej në makinë.

Policia njofton se “në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike,  dy aparate celular dhe automjeti”, ndërsa hetimet do të bëhen nga Prokuroria e Elbasanit.

1627122065_1627113478hajdarigjumsi.jpeg