TIRANE- Barra tatimore në Shqipëri është e ndryshme në qarqe të ndryshme. Qarku me barrën më të lartë tatimore është ai i Tiranës. Qarku me barrën më të ulët tatimore është ai i Fierit. Përllogaritja është kryer në bazë të prodhimit të brendshëm bruto rajonal. Të 6 qarqet dhe bashkitë e tyre me barrën tatimore më të lartë janë me përhapje gjeografike në Shqipërinë e mesme, jugperëndim, veriperëndim, juglindje dhe verilindje.
Krahasime
Përsa i përket qarkut të Tiranës, barra tatimore për vitet 2012 dhe 2013, e përllogaritur në bazë të PBB-së rajonale, ishte 45.4% dhe 42.3%. Sipas të dhënave, ky qark ka barrën më të rëndë tatimore në të gjithë Shqipërinë. Me fjalë të tjera, kjo është zona ku sasia e taksave është më e lartë, në rang kombëtar. Qarku i dytë me barrën më të rëndë tatimore në vend, është ai i Durrësit. Për vitet 2012 dhe 2013, ajo përllogaritej përkatësisht 19.6% dhe 19.9% e PPB-së rajonale. Qarku i Fierit është zona në Shqipëri, ku barra tatimore, e përllogaritur në bazë të PBB-së rajonale, është më e ulëta në vend.
E shprehur në shifra, barra tatimore për qarkun e Fierit, në vitet 2012 dhe 2013, përllogariteshin përkatësisht 7.1% dhe 7.2%. Qarku i dytë me barrën më të ulët tatimore në vend, është ai i Elbasanit. Për vitet 2012 dhe 2013, ajo përllogaritej përkatësisht 7.6% dhe 7.4% e PPB-së rajonale.
Instat: Popullsia në moshë pune, 17% të papunë
Në fund të dhjetorit të vitit 2013, shkalla e papunësisë në Shqipëri ishte 17%. INSTAT-i bën të ditur se gjatë 3-mujorit të katërt të vitit 2013, sipas vlerësimeve të marra nga Anketa Tremujore e Forcave të Punës (ATFP)numri i të punësuarve 15-64 vjeç ishte 922 840. Ndërsa, numri i personave të papunë, sipas vlerësimeve të ATFP-së, ishte 189 230. Në bazë të këtyre të dhënave, shkalla e papunësisë për 3-mujorin e katërt të vitit 2013, rezultoi 17%.

Shkrimi u publikua sot (12.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com