Në një kohë kur shumë zona të vendit janë duke u përballur me reshje të dendura shiu dhe përmbytje, Kukësi vijon që të shijojë bardhësinë e dëborës, ndonëse temperaturat vijojnë që të mbeten të ulëta.

Në të gjithë zonën, pas reshjeve të dendura të borës, karakteristike të stinës në të cilën jemi, dëbora ka zbardhur gjithçka duke u bërë Zot në të gjitha zonat e ulëta e të larta.
Fotot që ndiqni, i përkasin pjesëve të ndryshme të Kukësit, në të cilat tregohet se natyra i është nënshtruar dëborës dhe ngricave, duke qenë se temperaturat janë disa gradë nën zero.

Banorët e tij në këtë stinë përballen me probleme pasi kushtet e vështira meteroligjike ndikojnë në mënyrën e jetesës, pasi atyre iu duhet që të përgatiten për një dimër të gjatë dhe të egër, pasi kjo stinë karakterizohet me reshje të dendura, temperatura të ulëta dhe prani të mjegullës.
Ata përgatiten që në stinën e vjeshtës, duke u furnizuar me ushqime e medikamente, pasi ka raste që zonat e thella malore izolohen për ditë të tëra.

Qyteti i Kukësit shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Shqipërisë. Është qytet që kufizohet në Veri-Lindje dhe Lindje me qytetin e Prizrenit dhe në brendësi të territorit Shqiptar kufizohet me Hasin në veri, Pukën në perëndim dhe Peshkopinë në Jug.
Kukësi është vendosur në këmbë të malit të Gjallicës që ka një lartësi prej 2487 m dhe është një ndër qytetet më të reja në Shqipëri.
Ai përfundoi së ndërtuari në vitin 1976 dhe vendin e Kukësit të Vjetër e zuri hapësira ujore prej 72,5 km² e liqenit artificial të Fierzës, i cili u ndërtua si rezultat i ndërtimit të Hidrocentralit me po të njëjtin emër.
Bashkimi i dy Drinave i kanë dhënë Kukësit formën e një gadishulli, gjë që i jep një pamje shumë piktoreske.

Ka një shtrirje veri-jug prej 1,4 km dhe lindje-perëndim prej 0,9 km. Ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 150 ha dhe lartësi mesatare 320-350 m mbi nivelin e detit.
Klima në qytetin e Kukësit karakterizohet nga një dimër i ashpër dhe një verë e nxehtë.
Temperatura mesatare vjetore në rrethin e Kukësit sillet rreth 11,9 °C. Temperaturat mesatare ekstreme sillen nga 3,9 deri 25,4 °C.

Reshjet vjetore mesatare sillen nga 800 deri në 1100 mm.
Shpejtësia mesatare e erës është 3,5 m/s në dimër, 3,1 m/s në pranverë dhe 2,3 m/s në vjeshtë.

Trashësia e shtresës së borës është në varësi të drejtpërdrejtë me lartësinë mbi nivelin e detit dhe nga ekspozimi i shpateve. Zakonisht ajo lëviz nga 40 cm deri në 200 cm. Shtresa e dëborës mesatarisht zgjat 35-40 ditë.

Foto të tjera..
Zonat më të thella të Kukësit janë Arrni, Kalisi, Grykë Çaja, Shishtaveci, Topojani, Zapodi, Bushtrica, Malziu ndërkohë që disa Njësi Administrative si Shtiqni, Bicaj, Kolshi janë më pranë qytetit dhe komunikimin me të është më i shpejtë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com