DURRËS- Pesë prindër janë vënë nën hetim nga policia e Durrësit pasi kishin ardhur në plazhe për të nxjerrë fëmijët e tyre të vegjël për të lypur. Fëmijët, të moshave, 4-7 vjeç nxirreshin në mes të rrugës dhe përdoreshin nga prindërit e tyre.

Plani mesa duket ishte i përgatitur nga ata, pasi kishin ardhur nga Berati për në Durrës me qëllim shfrytëzimin e fëmijëve të tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.

Policia e Durrësit apelon për prindërit dhe qytetarët që të mos shfrytëzojnë të miturit për veprimtari ekonomike të papërshtatshme me moshën e tyre, pasi përveç se përbën një paligjshmëri të dënueshme nga Kodi Penal, ky veprim dëmton dhe shëndetin psiko-emocional të fëmijë