Presidentit i ekipit të Luganos, Anxhelo Rencenti ka deklaruar se sulmuesi Armando Sadiku do të largohet nga Lugano brenda muajit Korrik. Sipas Rencetit, janë 2 janë skuadrat të cilat kërkojnë 22-vjecarin, por asnjëra prej tyre nuk luan në Serinë A.

Renceti hedh poshtë pretendimet e mediave italiane sipas të cilave për sulmuesin e ekipit kombëtar të futbollit interesohen Fiorentina dhe Lacio.

Sipas shumë gjasave, sulmuesi do të luajë përsëri në Zvicër, por në një nga ekipet elitare, ku nuk nuk mund të anashkalohet edhe Baseli, pasi pak ditë më parë u konfrimua se ishte interesuar për sulmuesin nga menaxheri në mënyrë indirekte.

Megjithatë, përpos faktit se ku do të luajë, Armando Sadiku nuk do të jetë pjesë e Luganos për këtë sezon, pasi nuk u grumbullua ndaj Biel Bien.



d.b/shqiptarja.com