Debati aktual në këshillin e Fakultetit te Mjekësisë është një përplasje e kahershme midis dy grupimeve të mjekëve në këtë Fakultet, një përplasje që ka në bazë gjithashtu, motive të forta politike. Pavarësisht këtij debati të shterpë që më shumë bëhet për zhurmë mediatike dhe për hatërmbetje të mëparshme, pa asnjë qëllim rritjes dhe zhvillimit të Fakultetit të Mjekësisë, problemi real qëndron në përplasjen e dy palëve, dekanatit dhe rektoratit në legjitimitetin e strukturës së Universitetit të Mjekësisë. Natyrshëm lind pyetja, a duhet të çbëhet Universiteti i Mjekësisë?
Po e filloj arsyetimin tim duke treguar realitetin mbi të cilën u ngrit kjo strukturë. Ideja e krijimit të Universitetit të Mjekësisë, ka lindur kur në krye të Fakultetit të Mjekësisë ka qënë dekan, Prof. Alfred Priftanji si një mënyrë për t’i shpëtuar diktatit të rektoratit të Universitetit të Tiranës. Në atë periudhë, kishte përplasje të forta midis rektoratit të Universitetit të Tiranës dhe dekanatit që u shoqërua me bllokim total nga ana e rektoratit të veprimtarisë së dekantatit, duke e shndërruar dekanin thjesht në një firmosës të diplomave ( të cilat pa firmën e rektorit s’kishin asnjë vlerë) dhe dheniën e “fletëve të lavdërimit”. Rektorati i Universitetit të Tiranës, asnjëherë nuk ka dashur tí japë autonomi në vendimarrje Fakultetit të Mjekësisë, një gjë që u vu re edhe pas ardhjes në krye të dekanit të ri Prof. Bajram Hysa.
Për shkak të pozicionit më të fortë të dekanit të ri, shndërrimi i Fakultetit të Mjekësisë në Universitet Mjekësie, filloi të marrë formë shumë shpejt, kjo e për shkak të influencës së Kryeministrit Berisha, i cili dëshironte të kishtë ndikimin e tij në vendimarrjen e Universitetit të Mjekësisë. Kjo u tregua qartë, nga emërimi i personave krejtësisht politik në krye të Universitetit por edhe te dekanateve të tjera të krijuara. Pjesa më e madhe e tyre, vijnë nga strukturat e PD dhe kanë qënë dhe janë aktivistë edhe në forume të larta të kësaj partie (nuk dua të mohoj aspak vlerat akademike dhe kontributin që mund të kenë dhënë në shëndetësinë shqiptare).
Krijimi i Universitetit të Mjekësisë u shoqërua me krijimin e dekanateve të tjera, struktura krejtësisht fantazmë dhe të pa denja (edhe nga ana ligjore) për tú quajtur fakultete. Në Shqipëri, paradokse të tillë nuk janë më një habi. Sot, Universiteti i Mjekësisë përbëhet nga Fakulteti i Mjekësisë, i Stomatologjisë, Shëndetit Publik, Farmacisë dhe Infermierisë. Me përjashtim të Fakultetit të Mjekësisë dhe atij të Infermierisë, 3 fakultetet e tjera kanë mungesë të formimit të njësive bazë (edhe në rastin kur mund ta kenë, drejtuesit e tyre kanë mungesë të theksuar profesionalizmi pa asnjë kontribut në atë fushë), dhe në bazë të ligjit të arsimit të lartë, një strukturë quhet dekanat, nëse ofron të paktën tre njësi bazë. Pra, strukturat e ngritura, janë struktura boshe, struktura që i shërbejnë vetëm një qëllimi, monopolizimit të degëve të veçanta nga individë të caktuar. Një organizim i tillë s’bën gje tjetër, veccse vazhdon të ushqejë më shumë, injorancën.
Gjithashtu, nësë bëjmë një kërkim në google, është vështirë të gjesh një universitet mjekësie në europë. Koncepti i universitetit të mjekësisë është një koncept tërësisht i vjetër lindor, që sot, ndoshta vetëm Shqipëria e përqafon si ide. Përfshirja e Fakultetit të Mjekësisë, në strukturat e Universitetit të Tiranës, është rruga e duhur për të përforcuar zhvillimin e sistemit arsimor-shëndetësor në Shqipëri. Kjo lehtëson bashkëpunimet midis shkollave të ndryshme, rrit peshën dhe rankimin e një universiteti dhe po ashtu, forcon rendësinë dhe vlerat e vetë fakultetit. Të qënët i ndarë, s’përbën gjë tjetër, vetëm një izolim të këtij fakulteti dhe ushqyerjen e epsheve të individëve të caktuar për pushtet por aspak përmirësimit dhe rritjes së cilësisë.
Kjo u tregua edhe me “konkursin” e fundit për staf të ri pedagogjik në Universitetin e Mjëkësisë, ku kriter bazë ishte eksperienca disa vjeçare në QSUT. Natyrshëm lind pyetja, një mjek shqiptar, që ka punuar ne Boston,Hollandë, Gjermani etj është më i padenjë për të qënë pedagog në Universitetin e Mjekësisë krahasuar me një mjek të QSUT apo, është tepër i kualifikuar për të marrë këtë titull në Shqipëri? Dhe po natyrshëm të lind mendimi, që ky konkurs, është një fars për të futur si staf pedagogjik, individë të caktuar që kanë lidhje të forta me partinë demokratike dhe drejtuesit e këtij universiteti, me qëllim rritjen e monopolit në shëndetësinë shqiptare.
Sistemi arsimor shëndetësor shqiptar ka nevojë për reforma të thella, që fillon me hapjen ndaj prurjeve të reja të stafit pedagogjik me profesionistë të shkolluar jashtë dhe me eksperiencë në fushën e kërkimit shkencor. Nuk ka zhvillim të shkancave mjekësore pa kërkim shkencor. Pjesa më e madhe e stafit aktual, janë të vjetër në mendim dhe në mundësitë që ju ofrojnë brezave të rinj. Ende, metodologjia e mësimëdhenies e ofruar prej tyre, i përket historisë në vendet e zhvilluara dhe për me tepër, informacioni mjekësor që ju shërbehet studentëve është i pa update-uar.
Është për të qeshur fakti që shefat e departamenteve në Universitetin e Mjekësisë marrin pagesë ekstra për kërkim shkencor, kur 90% e tyre, nuk dinë A-ne e studimeve shkencore dhe shpeshherë habitem më numrin e lartë të doktoraturave që ky universitet ofron. Në Universitetin e Mjekësisë, mund të numërohen me gishta, profesorët që janë në gjëndje të bëjnë një studim, të interpretojnë rezultatet e një studimi, apo edhe të bëjnë kritike shkencore. Pavarësisht këtij defiçiti të madhë akademik (që përbën shkakun kryesor të shumë problemeve më të cilat haset sistami arsimor shendëtësor në vendin tonë), dita ditës shtohen titujt në këtë universitet duke rritur ne vlera akamike, individë të padenjë për t’i patur.
Shpresoj shumë, që me ndryshimet e pushtetit të dalë prej zgjedhjeve të qershorit, të ç’bëhet vendimi absurd i kthimit të Fakultetit të Mjekësisë në Universitet Mjekësie dhe gjithashtu, në rast rikthimi të Fakultetit të Mjekësisë në strukturat e Universitetit të Tiranës, t’i ofrohet autonomi e plotë Fakultetit të Mjekësisë në vendimarrje, sikurse ndodhë në çdo universitet në botë. Fakulteti i Mjekësisë është pasuri dhe një aset I paçmueshëm për çdo universitet.
*Qëndra Mjekësore ERASMUS, Hollandë
Shkrimi u botua sot në gazrtën Shqiptarja.com (print) 26.07.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com