TIRANE - Prej ditës së sotme miliona besimtarë muslimanë nisin muajin e madhërishëm të Ramazanit me agjërim, lutje e adhurime ndaj zotit të tyre.
Myftiu i Tiranës Ylli Gurra sqaron se ky është muaji i sakrificës e shpërblimit të madh.
"Fillimi i këtij muaji starton apo është në varësi të lëvizjes së hënës pra të kalendarit djellor pra konkretisht për vitin e sivjetëm 2015 apo 1436 hixhri sipas kalendarit hënor fillon ditën e Enjte dhe mbaron me datë 17 Korrik 2015 që është dita e Bajramit të Ramazanit," - thotë Gurra.
Agjërimi ka nisur sot prej orës 05:02 minuta të mëngjesit e do të zgjasë një muaj deri në 17 korrik në orën 20:19 ku do të jetë edhe vakti i fundit i agjërimit për këtë vit.
Myftiu Gurra sqaron se për shkak të pozicionit gjeografik të Shqipërisë, besimtarët muslimanë do të përballen për të tretin vit radhazi me një Ramazan të vështirë pasi kohëzgjatja e agjërimit arrin deri në 17 orë në ditë.
"Myslymani shqiptar marrë parasysh dhe pozitën gjeografike përjetojnë nje nga Ramazanet më të gjata thuaje filluar që para tre vitesh do të vazhdoj ndoshta dhe dy tre vite ku është harku më i gjatë kohor i agjerimit apo i të qënurit larg i tërheqjes apo i shkëputjes nga ushqimi për një hark kohohor 17 orësh," - shprehet myftiu i Tiranës Ylli Gurra.
Më 13 korrik muslimatët kremtojnë natën e madhe të Kadrit ose e njohur ndryshe si nata kur në tokë ka zbritur Kurani ndërsa në ditën e fundit të Ramazanit festohet dita e parë e Fiter Bajramit.
Gjatë muajit të Ramazanit besimtarët muslimanë kanë disa rite të veçanta siç janë ftesa e njerëzve të dashur për të ndarë bashkë syfyret ose iftaret, ndarja e të mirave me ata që nuk kanë e shumë të tjera.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com