Maria Vorontsova, vajza e madhe e presidentit Vladimir Putin ka bërë një dalje publike për të promovuar sipërmarrjen e saj.
Sipas “BBC Russia” bëhet fjalë për një firme të re mjekësore me vlerë 634 milionë dollar, ngritur pranë Shën Petersburgut.
Maria Vorontsova, 33-vjeçe, dha një intervistë për kanalin shtetëror “Russia 1”, ku zbuloi se është bashkëpronare e firmës gjigande “Nomeko”, aktualisht e përfshirë në një projekt të madh investimi në sistemin shëndetësor rus.
Për Maria Vorontsova dihen shumë pak të dhëna.
Ajo zyrtarisht nuk njihet si vajza e Presidentit Rus Vladimir Putin.
Shumë pak dihet për Marian, e cila nuk është konfirmuar kurrë zyrtarisht se është vajza e Putin.
Numri një i Rusisë e ka shndërruar në mision që t’i mbajë fëmijët jashtë syrit të publikut.
Nga martesa e parë e presidentit rus me Lyudmila Shkrebneva, çifti pati dy vajza.
Maria Vorontsova ka lindur në Leningrad, ndërsa motra e saj Katerina në Gjermani, gjatë kohës që Putin ishte pjesë e KGB-së.
Komente

