NENI 3
Ishte
Sistemi arsimor parauniversitar ka për qëllim formimin e çdo individi, në mënyrë që të përballojë sfidat e së ardhmes, të jetë i përgjegjshëm për familjen, shoqërinë e kombin dhe në mënyrë të veçantë:
a) të njohë, të respektojë, të mbrojë identitetin kombëtar e të zhvillojë trashëgiminë dhe diversitetin tonë kulturor
b) të zhvillohet në aspektin etik, intelektual, fizik, social dhe estetik, të jetë i aftë të mendojë në mënyrë të pavarur, kritike e krijuese, t’u përshtatet ndryshimeve, të ketë vetëbesim e shpirt bashkëpunimi, të jetë i gatshëm të ofrojë ndihmesën e tij për mirëqenien, përparimin, lirinë e demokracinë
c) të ketë bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia, bashkëpunimi dhe respekti për të tjerët janë vlerat më të larta njerëzore
ç) të njohë dhe të respektojë traditat e popujve të tjerë
d) të ndërgjegjësohet për të përmbushur përgjegjësitë e tij për mbrojtjen e mjedisit.
Bëhet
Sistemi arsimor parauniversitar ka për qëllim krijimin e kushteve dhe mundësive që nxënësit të ndërtojnë dhe të zhvillojnë njohuri, shkathtësi, qëndrime dhe vlera që kërkon shoqëria demokratike. Të zhvillohen në mënyrë të pavarur e të gjithanshme; të kontribuojnë në ndërtimin dhe mirëqenien vetjake dhe të shoqërisë shqiptare dhe të përballen në mënyrë konstruktive me sfidat e jetës.
Në arsimin parauniversitar nxënësit:
a) kultivojnë identitetin vetjak, kombëtar dhe përkatësinë kulturore
b) përvetësojnë vlera të përgjithshme kulturore dhe qytetare
c) zhvillohen në aspektet intelektuale, etike, fizike, sociale dhe estetike
ç) zhvillojnë përgjegjësi ndaj vetes, ndaj të tjerëve, ndaj shoqërisë dhe ndaj mjedisit
d) aftësohen për jetë dhe për punë, në kontekste të ndryshme shoqërore e kulturore
dh) aftësohen për të nxënë gjatë gjithë jetës
e) zhvillojnë shpirtin e sipërmarrjes
ë) përdorin teknologjitë e reja.
NENI 22, pika 3
Ishte
Arsimi bazë përfshin arsimin fillor dhe arsimin e mesëm të ulët. Arsimi fillor përbëhet nga gjashtë klasa, nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë. Arsimi i mesëm i ulët përbëhet nga tri klasa, nga klasa e shtatë deri në klasën e nëntë.
Bëhet
Arsimi bazë përfshin arsimin fillor dhe arsimin e mesëm të ulët. Arsimi fillor përbëhet nga pesë klasa, nga klasa e parë deri në klasën e pestë. Arsimi i mesëm i ulët përbëhet nga katër klasa, nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë.
NENI 53
Ishte
Nxënësve të shkëlqyer në vite, pas përfundimit të arsimit të mesëm të lartë, u jepet “Medalja e artë” nga Presidenti i Republikës, me propozimin e ministrit. Kriteret dhe procedurat për dhënien e “Medaljes së artë” përcaktohen me udhëzim të ministrit.
Bëhet
Nxënësve të shkëlqyer në vite, pas përfundimit të arsimit të mesëm të lartë, u jepet “Medalje e Artë” nga Kryeministri, me propozimin e ministrit.
NENI 60
Ishte
Në institucionin arsimor publik, për një vend të lirë pune, mësuesi emërohet nga drejtori i institucionit me konkurrim të hapur, pas propozimit të kandidaturave të komisionit për vlerësimin. Komisioni ka në përbërje të tij një përfaqësues nga njësia arsimore vendore, kryetarin e bordit të institucionit, kryetarin e këshillit të prindërve të institucionit dhe dy mësues që zgjidhen nga këshilli i mësuesve në atë institucion. Një nga mësuesit me përvojën më të gjatë në atë institucion drejton komisionin e vlerësimit. Procedurat e vlerësimit përcaktohen me udhëzim të ministrit.
Bëhet
Në institucionin arsimor publik, për një vend të lirë pune, mësuesi emërohet nga drejtori i institucionit arsimor, me konkurrim të hapur. Procedurat e konkurrimit dhe vlerësimit përcaktohen me udhëzim të ministrit.
Shkrimi u publikua sot (12.05.2015) në Shqiptarja.com versioni print
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com