Pas disa vitesh lidhje dhe fejesë reperi Big Basta dhe këngëtarja Vesa Luma duket se kanë vendosur të martohen.

Edhe pse ato janë munduar ti mbajnë të fshehta gjërat në lidhje me jetën e tyre private së fundmi kanë qarkulluar fjalë se çifti ka vendosur ta kalojë marrëdhënien e tyre në një fazë tjetër.

Madje ka qenë vetë Vesa e cila ka postuar një foto në “Facebook” me një unazë të çmuar, ndërkohë që në komentin poshtë fotos shkruan:- “M’u duk mua apo e kam menduar këtë vit”.

vesa luma

Pas fejesës së bërë në Prishtinë ata të dy jetojnë në Tiranë, punojnë së bashku dhe turnetë muzikore i realizojnë në çift.

Këtë e kemi parë hapur gjatë fotove që çifti ka postuar në rrjetet sociale. I tillë ka qenë turi që ata zhvilluan në Australi.

(b.t/shqiptarja.com)