-
SHBA 'shpalos kartat', Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Kina kërcënimi më të madh për Perëndimin, e ndjekur nga Rusia
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper ka thënë se Kina kryeson listën e kundërshtarëve potencialë të Pentagonit. Duke folur në konferencën e Sigurisë së Mynihut në Gjermani, Esper tha se Pekini përbën kërcënimin më të madh për Perëndimin, ndjekur nga Rusia, nga ata që ai i quajti "si shtete pa parime" si Koreja e Veriut dhe Irani si dhe grupet ekstremiste.
16 Shkurt 2020, 06:40