-
Nuk lëshonte kupon tatimor, mbyllet për herë të dytë 'Loli Pop' në Tiranë
Anti informaliteti mbyll për herë të dytë një Lolipop, një nga klubet më të frekuentuara në Tiranë, për shkak se nuk lëshonte kupon tatimor. Pas verifikimeve të kryera inspektorët tatimorë kanë konstatuar se ky klub fshihte fitimet duke kryer evazion fiskal.
7 Dhjetor 2019, 13:47 -
Elbasan/ Arrestohet biznesmeni i transportit urban, falsifikoi dokumentet duke u vjedhur ortakëve
Është arrestuar i shumë kërkuari, Agron Xibraku. Arrestimi i tij ka ardhur pas një hetimi 1 vjeçar, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar dhe akuzohet për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorim kompetencave”.
4 Dhjetor 2019, 19:21 -
Skema e tatimeve për të dy punësuarit, Zef Preçi: Nuk është pozitive, duhen rritur pagat
Tatimi i të dy-punësuarve për totalin e të ardhurave që marrin, për ekspertin e ekonomisë Zef Preçi është vendim i pa konsultuar dhe jo pozitiv. Sipas tij një masë e tillë mund të nxisë informalitetin. Preçi po ashtu shikon me shqetësim mungesën e përcaktimit të minimumit jetik në vend.
25 Nëntor 2019, 15:47 -
Fasoneria, ndërtimi dhe Call Center/ Tatimet: 7200 biznese nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve
Aksioni anti-informalitet/ 7200 punëdhënës nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se janë mbi 13 mijë persona që dëmtohen nga mosdeklarimi real i pagave. Ndërkohë aksionet antiifromalitet janë përqendruar tek sektori i fasonerisë, ndërtimi dhe call center.
15 Nëntor 2019, 20:56 -
Anti-informaliteti/ Tatimet kontrollojnë 355 biznese, me shkelje mbi 50 për qind
Gjatë 10-ditëshit të fundit të muajit tetor Administrata tatimore ushtroi 610 kontrolle në njësi të ndryshme të biznesit, nga zbuloi se 355 prej tyre ose më shumë se gjysma janë gjetur me shkelje. Sipas burimeve zyrtare, nga inspektimet u gjetën 50 subjekte të paregjistruara në organet tatimore.
2 Nëntor 2019, 07:53 -
S'ka më para cash, 51 mijë biznese hapin llogari bankare, Tatimet: Ulet informaliteti
51 mijë subjekte kanë hapur llogari bankare dhe e kanë deklaruar atë pranë Drejtorisë së Tatimeve. Hapja e llogarisë është një masë për të ndaluar qarkullimin e lartë të parasë cash si dhe synon uljen e informalitetit. Në rast se ka subjekte që nuk kanë hapur llogari bankare ata do të ndëshkohen.
30 Tetor 2019, 16:55 -
Anti-informaliteti me dorë të hekurt/ Mbyllet Diamond Coffe Store! Braçe: Po rrënojnë veten
Në kuadër të aksionit anti-informalitet është mbyllur ditën e djeshme një nga lokalet më të frekuentuara në zonën e 21 dhjetorit, Diamond Coffe Store. Lajmin e ka bërë të ditur zv. kryeministri Erion Braçe i cili ka thënë se gjithashtu janë mbyllur disa biznese edhe në zonën e Rinasit.
28 Tetor 2019, 20:50 -
Anti-informaliteti bllokon 298 ton karburant jashtë standardit në Finiq (VIDEO)
Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial, në bashkëpunimin me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, bllokuan një sasi prej 298 ton karburant, në një vendburim në Bashkinë Finiq, e cila ishte jashtë standardeve të tregtimit. Nga kontrolli i ushtruar në këtë vendburim u konstatua se mungonte vërtetimi teknik, si dhe u evidentuan probleme me cilësinë e produktit.
21 Tetor 2019, 12:32 -
Anti-informaliteti kontroll rreth 500 subjekteve në 5 ditë: 89 u kapën me shkelje! Mbyllen 2 biznese
Vazhdon aksioni anti-informalitet, pasi në vetëm 5 ditë janë konstatuar 89 subjekte në shkelje, nga 484 kontrolle të kryera. Shkeljet më të shumta janë për mungesë të pajisjeve fiskale, punonjës të padeklaruar dhe për mallra pa dokumentacion tatimor.
20 Tetor 2019, 16:40 -
Anti-informaliteti i vë drynin 'Iluminatium'/ Braçe: Zotëri pse nuk lëshon kupon kur restorantin e ke plot e përplot
Aksioni anti-informalitet mbyll 'Iluminatium' një nga restorantet më luksoze në afërsi të Tiranës. Zv. kryeministri Erion Braçe ka bërë të ditur lajmin teksa njofton se ky restorant u kap për herë të dytë pa dokumentuar transaksionet me kupon tatimor.
20 Tetor 2019, 07:55 -
Informaliteti godet clubet e mëdha në Tiranë! Mbyllet 'The Code', gjobë Loli-t dhe Cavalieros
Mbyllet një ndër clubet më të frekuentuar të jetës së natës në zonën e ish-bllokut, "The Code", si dhe gjobiten dy clube të tjera të njohura, në shkelje të legjislacionit tatimor, për moslëshim kuponi dhe punonëtorë të padeklaruar, Loli Pop dhe Cavaliero
19 Tetor 2019, 13:20 -
Anti-informaliteti te Call Center dhe fasoneritë/ Tatimet: Mbi 13 mijë punonjës paguhen nën mesatare
Sektori i Call Center dhe i fasonerisë do të jenë në fokus të kontrolleve tatimore. Ky njoftim është bërë nga Drejtoresha e tatimeve Delina Ibrahimaj, e cila theksoi se analizat e riskut kanë identifikuar që shumë punonjës në këto sektorë nën paguhen dhe janë të padeklaruar.
18 Tetor 2019, 16:42 -
Anti-informaliteti bllokon për herë të dytë punishten e turshive dhe salcave në Shkodër, pronari në kërkim (VIDEO)
Pas indicieve është bërë kontrolli i ambienteve nga ku u zbulua se prodhoheshin përsëri produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin, të cilat u bllokuan.
17 Tetor 2019, 15:33 -
Korrik-Tetor, 7 mijë subjekte në sitën e Tatimeve, 30% kapen në informalitet
Rreth 7 mijë subjekte nga kontrolluar nga tatimet, dhe 30% e tyre kanë rezultuar në shkelje. Zëvendësministri i Financave Elton Haxhi është shprehur se shkeljet e mëdha janë për moslëshimin e kuponit tatimor. Ndërkohë ai ka shtuar se plani operacional do të vazhdojë.
14 Tetor 2019, 16:07 -
Aksioni anti-informalitet/ Bllokohen 1.6 mln litra gaz, fshehën 38 milionë lekë të ardhura (VIDEO)
Vijon aksioni anti-informalitet. Kryeministri Edi Rama ka bërë publik një aksion të radhës gjatë të cilit është bërë bllokimi i 1.6 milionë litra gaz. Përveç parametrave subjekti i kapur në shkelje kishte mangësi edhe deklarimin fiskal pasi në total detyrimi i munguar arrin shifrën prej 38 milionë lekësh.
27 Shtator 2019, 11:05 -
Aksioni anti-informalitet, rritet me 13,8% të ardhurat për Shtetin nga Tatimi mbi Fitimin
Lajmin e bëri të ditur sot Kryeministri Edi Rama, në kuadër të arritjeve në luftën kundër informalitetit, ku një ndihmesë të madhe e ka dhënë edhe aplikacioni StopInformaliteti, ku qytetarët kanë mundësinë të denoncojnë çdo llojë shkelje që bizneset bëjnë.
20 Shtator 2019, 19:08 -
Përfundon afati i konsultimit publik për 'fiskalizimin', Denaj: Do minimizohet informaliteti
Mbaron sot afati i konsultimit publik për projektligjin e “Fiskalizimit”. Ministrja e Financave Anila Denaj dhe drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj gjatë një takimi me biznesin në Fier, thanë se synimi është ulja e informalitetit, dhe se tashmë cdo transaksion do të monitorohet në kohë reale.
15 Shtator 2019, 18:21 -
Shkelje dhe abuzime te ALUIZNI dhe evazion te llixhat, në hetim 6 ish-drejtues në Dibër (Detajet)
Gjashtë ish-zyrtarë, drejtues të ALUIZNI-t, por edhe qendrës Balneare (llixhat) janë vendosur në hetim në kuadër të aksionit kundër informalitetit, pasi akuzohen për evazion në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, tregtimin e mallrave të akcizës dhe evazionin fiskal.
14 Shtator 2019, 09:44 -
Bllokohen dy pika karburanti gjatë 130 kontrolleve, Balluku: Përmbushni standardet, ZERO tolerancë për këdo që abuzon (VIDEO)
130 pika karburanti kanë kaluar në sitën e kontrollit të Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial në rajonin e Tiranës gjatë dy ditëve të fundit. Gjatë këtyre kontrolleve, dy prej pikave të tregtimit janë bllokuar duke mos u lejuar të ushtrojnë aktivitetin pasi u konstatuan me shkelje sa i takon cilësisë së produktit që tregtohej por edhe sigurisë.
13 Shtator 2019, 13:37 -
Gjykata liroi 'bosët' të autobuzëve urbanë/ Prokuroria apelon vendimin, kërkon kthimin në qeli të biznesmenëve
Prokuroria e Tiranës ka apeluar vendimin e gjyqtarit Altin Abdiu për lirimin e biznesmenëve Fatos Vrapi, Ferdinand Ibrahimi dhe djalit të këtij të fundit Anastas Ibrahimi.
13 Shtator 2019, 11:18 -
Aksioni anti-informalitet, Krimi Financiar bën bilancin: 39 të arrestuar, 1764 biznese në 'sitë', gjoba e procedime
Minxhozi ka deklaruar se bilanci është bërë deri në datën 10.09.2019, në zbatim të Planit të Masave “Kundër informalitetit në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, tregtimin e mallrave me akcizë dhe evazionin fiskal”, “Për evidentimin e subjekteve në vijën bregdetare që ushtrojnë aktivitet biznesi të shërbimit pa leje (kontrata me njësitë vendore)”, si dhe të Planit të Veprimit të përbashkët me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, në bashkëpunim edhe me strukturat e qeverisjes vendore dhe të tatimeve e doganave.
11 Shtator 2019, 14:51 -
Qytetarët denoncojnë në aplikacionin 'Stop Informaliteti', gjobiten 7 biznese në Fier
Në javën në vijim pas përfundimit të sezonit turistik, në Fier nis kontrolli dhe penalizimi i subjekteve që mund të jenë në kundërshtim me ligjin, bë saj të operacionit kundër informalitetit.
11 Shtator 2019, 13:29 -
Mbi 1 mln € evazion/ Kapen me shkelje 10 kompani nafte në vend, mes tyre edhe 'Kastrati', Gjokutaj: Aksioni vazhdon
Lajmi është publikuar nga kryeministri Rama i cili shkruan se lufta kundër informalitetit në sektorin e naftës do të vijojë. Në total, nga i gjithë procesi i kontrollit rezultuan diferenca për: 752,015 litra karburant dhe 77,451 litra gaz. Në total detyrimi i munguar dhe penalitetet për këto sasi janë rreth 129 mln lekë (1.06 mln euro).
8 Shtator 2019, 12:08 -
Mashtrimi/ Kontabilisti për Report TV: Shkak rimbursimi i gabuar i TVSH-së, skemat s'do eliminohen
Skema e mashtrimit me TVSH-në sipas ekspertëve është e mirëstrukturuar. Kontabilisti Agim Binaj thotë për Report Tv se skema të tilla nuk do të eliminohen dhe ndodhin për shkak të rimbursimit të gabuar të TVSH-së. Ai sugjeron kontroll të shtuar në librat e shitjeve dhe blerjeve të biznesit.
7 Shtator 2019, 18:10 -
Evazioni i biznesmenëve/ Vjehrri i polices që humbi gishtat në protestën e opozitës: Peshqit e mëdhenj janë jashtë...
Mes biznesmenëve që sot kanë dalë para gjykatës për masën e sigurisë ka qenë edhe Rrapo Baduni, pronar i kompanisë “Bani/s”. Fillimisht ai kërkoi lirinë duke deklaruar se ka punuar gjith&eum
7 Shtator 2019, 17:38 -
Rrëfehet bojaxhiu që u bë biznesmen: Më dhanë 150 mijë lekë dhe firmosa! Jam penduar, ja kush më mashtroi
Aksioni anti-informalitet-Report Tv siguron dëshminë e plotë të Drilon Baretit, i arrestuar si administrator i subjektit “E.B.A. NDERTIM shpk". Bareti është administratori i 16-të që vendoset në pranga për këtë operacion, por në fakt nga dëshmia del se ai është bojaxhi dhe shprehet se është mashtruar. Ai tregon si përfundoi emri i tij administrator shoqërie dhe cfarë mori në këmbim. I riu shkodran rrëfen edhe emrin e personit që e futi në këtë skemë.
7 Shtator 2019, 17:01 -
'Sëmuren' papritur biznesmenët, prokuroria ndryshon mendje: 7 të lirohen nga qelia, 8 burg
Ndryshe nga fillimi i seancës ku kërkoi burg për 14 nga 15 biznesmenët e arrestuar, prokurorja Elisabeta Imeraj që është edhe drejtuesi i organit të akuzës së Tiranës ndryshoi qëndrim.&am
7 Shtator 2019, 16:13 -
Biznesmeni Buzi vendos 60 mijë euro garanci: Më lironi, faturat shkojnë në kantier, punëtorët e mi nuk i njoh
Paqsor Buzi është një tjetër biznesmen i arrestuar që doli sot para gjykatës për masën e sigurisë, ndërsa mohoi akuzat dhe përfshirjen e tij në këtë skemë kriminale. Ai hoqi pë
7 Shtator 2019, 14:47 -
Biznesmenët e arrestuar, flet Shpresa Joanidhi: Prita 4 orë në polici...deri kur më arrestuan, fajin s'e kam unë!
Shpresa Joanidhi, kandidate e PD-së për deputete në qarkun e Gjirokastrës, administratore e Shpresa Al, bashkë- ortake me bashkëshortin e saj, Alfred Joanidhin, ka qenë biznesmenia e vetme që ka folur para gjykatës. Ajo tha se ka shk
7 Shtator 2019, 14:39 -
Mashtrimi 30 mln euro me TVSH-në, arrestohet biznesmeni i 16-të në Tiranë
Arrestohet në kuadër të operacionit anti-informalitet Drilon Bareti, me detyrë administrator i subjektit “E.B.A. NDERTIM shpk". Bareti është arrestuar, teksa 15 biznesmenët e tjerë ndodheshin para gjykatës penale të Tiranës për t'u njohur me masën e sigurisë pas arrestimit dy ditë më parë.
7 Shtator 2019, 14:09 -
'Sëmuren' papritur, lirohen nga qelia 9 nga 15 biznesmenët për 30 mln € evazion: 'Peshqit' e mëdhenj janë jashtë
Mbyllet pas 7 orësh seanca për 15 biznesmenët e arrestuar për 30 milionë euro për evazion fiskal. 9 nga biznesmenët janë lënë në masën e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa 6 të tjerë 20 ditë burg. Report Tv zbardh të gjitha dëshmitë e biznesmenëve të arrestuar sot para gjykatës. Një ditë më parë Report Tv zbardhi skemën e mashtrimit me TVSH-në që bënë biznesmenët e arrestuar.
7 Shtator 2019, 12:01