-
Vrau me thikë gruan dhe kunatën në Ballsh, Apeli konfirmon dënimin e përjetshëm për 36-vjeçarin
Apeli i Vlorës ka lënë në fuqi dënimin burg përjetë për Gazment Mustën, i cili ka vrarë gruan, Gentiana Caushaj dhe kunatën e tij, Merisa Çaushaj në 2019. Ngjarja ka ndodhur dy ditë pas natës së Viti të Ri pasi Gentiana Caushaj kërkoi të shkonte tek prindërit e saj, por Musta nuk e lejoi pasi ai nuk kishte marrëdhënie të mirë me ish-vjehrrin dhe ish-vjehrrën. Musta ishte kthyer në shtëpi në gjendje të dehur.
7 Dhjetor 2021, 10:15