Trafikonin kokainë dhe marijuanë, arrestohen 18 shqiptarë në Itali, Gjermani dhe Tiranë
Shqiptarët e arrestuar
14 shqiptarë janë arrestuar në Itali, 3 në Gjermani dhe një tjetër në Tiranë. Ky është bilanci i operacionit “Alba Bianca” të nisur në janar të vitit 2016 që u finalizua sot nga Guardia di Finanza në Trento.
U goditën dy grupe me pjestarë shqiptarë, të trafikimit të marijuanës, heroinës dhe kokainës.
Sipas njoftimit të autoriteteve italiane, dy grupet e goditura “Baruti” dhe “Bushi”
Nga ku trafikohej kokaina, heroina dhe marijuana
Kokaina merrej nga Belgjika ndërsa heroina nga Holanda e trafikohej më pas në Gjermani dhe Itali, nga ku kalonte edhe në vende të tjera të Europës.
Përsa i përket marijuanës, trafikohej nga Shqipëria drejt Italisë e më pas në Gjermani.
Si transportohej droga
Sipas mediave italiane, banda kishte makina të modifikuara posaçërisht për të transportuar kokainë, kanabis dhe heroinë për në Italinë veriore dhe në Gjermani. Policia sekuestroi në total 120 kg drogë, marijuanë, kokainë e heroinë në vlerë mbi 20 milionë euro.
Autoritetet italiane kanë sekuestruar 8 automjete të përdorura për trafikun e drogës, mbi 100 mijë euro cash, ndërsa mbi 40 trafikantë janë arrestuar nga 2016.
Të arrestuarit e grupit Baruti:
1.Florjan Musaj
2.Eduart Gona
3.Artur Muca
4.Eljon Baruti
5.Keti Shani
6.Klevin Kodra
7.Artan Sokola
8.Shafique Mohammad Amar
9.Rajmond Prenga
10.Ben Jale AZiza Omar
11.Erion Alla
12.Halil Alla
Te arrestuarit e grupit Bushi:
1.Vaskë Xherahu
2.Hamit Bushi
3.Arben Lleshi
4.Odeon Proko
5.Blerina Cela
6.Manfred Hophensberger
7.Qerim Lumi
Si u zbulua grupi
Hetimet për rrjetin e trafikut të drograve filloi pas sekuestrimit të 91 kg kokaine në kufirin Itali - Austri në vitin 2016. Në rreth 2 vite hetime u zbuluan dy grupet, anëtarët e tyre, rrjeti i trafikut dhe u bë arrestimi i personave, mes të cilëve 18 janë shqiptarë.
(10/09/2018)
(10/09/2018)