Akuza për përndjekje, Gjykata e Krujës lë në burg djalin e deputetit

Ora 09:25 – Furgoni i policisë ku ndodhet Rexhep Raja mbërrin në Gjykatë

I shoqëruar nga efektivët e policisë djali i deputetit Rahman Raja, Rexhep Raja mbërriti rreth orës 09:25 minuta në Gjykatën e Krujës për t'u njohur me masën e sigurisë, dy ditë më parë 24-vjeçari u arrestua nga policia me akuzën e përndjekjes të ish-të dashurës së tij Xhisiela Maloku. 

 

Ora 10:00 – Gjykata e Krujës lë në fuqi masën “arrest me burg”  për Rexhep Rajan

Gjykata e Krujës ka pranuar masën e sigurisë të kërkuar nga prokurorja Mirela Kapo. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha, ka pranuar duke vendosur që të lejë në burg Rexhep Rrajën. Në këtë seancë, Rraja është mbrojtur nga avokati Ilir Bajraktari, ndërkohë që pas kërkesës së prokurorisë, seanca u zhvillua me dyer të mbyllura. Prokurorja Mirela Kapo dhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha, ishin dy gratë e drejtësisë që vendosën të arrestonin 24-vjeçarin Rraja.

Ora 10:50 - Rexhep Rraja pasi del nga gjykata: Lulzim Basha ta provojë në votime

Në momentet teksa del nga Gjykata e Krujës pas njohjes me masën Rexhep Raja ka zgjedhur të bëjë një deklaratë. Sipas tij situata ku ai ndodhet ka ardhur si pasojë e politizimit të çështjes. Ndërsa në një prononcim të shkurtër për gazetarin e Report TV Arsen Rusta u shpreh se: “Lulzim Basha ta provojë në votime”.

 

Fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com (02/10/2018)