'Albanian Lion 2018', stërvitja e FA-ve në sheshin Nënë Tereza
Ora 11:00, 24 shtator
Paraditen e sotme në sheshin Nënë Tereza në Tiranë u zhvillua parada ushtarake ku morën pjesë rreth 1200 ushtarë nga Britania e Madhe, Kroacia, Kosova dhe Forcat e Armatosura shqiptare. Në kuadër të “Albanian Lion 2018” që ka sjellë zbarkimin në kryeqytetin shqiptar të shumë mjeteve ushtarake, helikopterëve dhe trupave të armatosura u zhvilluan edhe disa demostrime e stërvitje në shesh nga FA.
Ministrja e Mbrotjes Xhaçka: Kuçova, baza e vetme e NATO-s në Ballkanin Perëndimor
Ministrja e Mbrotjes Xhaçka: Kuçova, baza e vetme e NATO-s në Ballkanin Perëndimor
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u shpreh se Shqipëria është e qartë për orientimin pro perëndimor, ndërsa shtoi se modernizimi i bazës ushtarake të Kuçovës është konfirmim i rolit dhe rëndësisë së Shqipërisë në NATO.
“Albanian Lion 2018” vjen edhe si rritje e ndërveprimit me fqinjët, ne jemi të qartë për orientimin tonë pro perëndimor. Vendi ynë, pavarësisht përmasave mbetet me kontribute të rëndësishme në NATO. Pas 9 vitesh pjesë e NATO-s Shqipëria po kontribuon. Modernizimi i bazës së Kuçovës është konfirmim i rolit dhe rëndësisë së vendit tonë duke marrë në konsideratë faktin, që është e vetmja bazë e NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Kjo është rrjedhojë e seriozitetit. Nga nëntori i këtij vitit do të marrim kryesimin e qendrës për siguri dhe koordinim, në 2019 do të marrim kryesimin e Kartës së Adriatikut”. – u shpreh ministrja Xhaçka
"Këto dy javë kanë qenë intensive, shpirt luftarak dhe niveli bashkëpunues. Jemi krenarë që FA ka treguar nivelin më të lartë të mundshëm duke mos u dalluar nga partnerët tanë"- deklaroi shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Bardhyl Kollçaku
"Shqipëria është një vend shumë i bukur. Shqipëria luan një rol kyç. “Albanian Lion 2018” është mundësi për grupin për dislokimin, për forcat e marinës për të kontribuar dhe vlerësuar gatishmërinë. Kjo është një përvojë për ushtarët e të dyja vendeve, në dy javët e shkuara, kemi pasur trupat të bashkuara në taktika të ndryshme me cilësi të lartë trajnimi"- deklaroi gjeneral majori britanik.
Ora 11:50 - Forcat ushtarake kryen disa demonstrime në prani të personaliteteve dhe qytetarëve që ndodheshin në sheshin Nënë Tereza për të ndjekur aktivitetin. Stërvitja e trupave ka filluar që më datë 9 shtator, duke shfrytëzuar bazat më të rëndësishme ushtarake të Shqipërisë, që nga bazat detare të Kepit të Palit, Pashalimanit, Porto Palermos, gadishullin e Karaburunit, bazat ajrore të Rinasit e Farkës, garnizonin e Zall-Herrit si dhe rajonin stërvitor të Bizës. Qëllimi i kësaj stërvitjeje është realizimi i operacioneve të evakuimit jo luftarak nëpërmjet detit dhe ajrit duke përfshirë anije luftarake zbarkuese, helikopterë dhe forca speciale për veprimtaritë në tokë. Në foto moment nga demostrimi.
Fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com (24/09/2018)
Fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com (24/09/2018)