Asambleja e PS, kryeministri Rama formatim Qeverisë, ndryshohen 7 ministra dhe zv.kryeministri
Ora 10:00 - Deputetët socialistë i drejtohen mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, Veliaj me biçikletë, Braçe, Balla e Rakip Suli në grup
Figurat e Partisë Socialiste janë fotografuar teksa po i drejtoheshin mbledhjes së Asamblesë Kombëtare në ambientet e MAK Tirana (ish Hotel Sheraton). Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është parë edhe sot duke i dhënë një biçiklete, ndërsa deputetët socialistë Erion Brace, Taulant Balla e Rakip Suli janë pikasur në grup. Njësoj sikurse këta të fundit, janë vënë re edhe deputeti i PS-së Alfred Peza dhe Englantina Gjermeni. Ndër të fotografuarit, bën pjesë edhe kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj e ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Ndërkohë që, i drejtuar drejt mbledhjes së Asamblesë Kombëtare në PS, i vetëm është parë deputeti i PS-së në Vlorë, Fate Velaj.

Ora 10:12 - Rama në Asamblenë e PS: Shuplakës së studentëve i ktheva faqen tjetër, ne jemi mundësia e vetme për kërkesat e tyre
Kryeministri Edi Rama ka folur për protestën e studentëve nga punimet e Asamblesë Kombëtare të PS. Rama përsëriti se protesta e tyre disaditore në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit ishte një shuplakë për qeverinë. Rama tha se shuplakës së studentëve i kishte kthyer faqen tjetër, por shtoi se kjo qeveri është mundësia e vetme për studentët.
Ora 10:29 - Taksat nga 1 janari, Rama reformat dhanë rezultat: 16 mijë qytetarë dhe 11 mijë biznese do paguajnë më pak
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga punimet e Asamblesë Kombëtare të PS se nga 1 janari do ulen ndjeshëm taksat për qytetarët dhe bizneset. Sipas kreut të qeverisë, 16 mijë qytetarë do paguajnë 300 mijë lekë taksa më pak në vit. “Për pak hyjmë në vitin e ri ku 16 mijë vetë do të paguajë 300 mijë lekë taksa më pak në vit. Fakti është që sot puna taksohet 5.5% dje taksohej 10%. 11 mijë biznese do paguajnë 3 herë më pak tatim fitimi nga 1 janari. Leku s’ka qenë më i fortë se sot asnjëherë më parë në këto 5 vite. Nga 1 janari nuk ka më taksë për inputet bujqësore"

Ora 10:35 - Rama kritika në Asamble: Mungesa e opozitës na ka ulur kapacitetet, rrezik për objektivat tona
Kryeministri Edi Rama ka hedhur kritika në Asamblenë e PS se mungesa e opozitës ka bërë që qeveria të ulë kapacitetin. Kritika kreu i qeverisë kishte edhe sa i takon bërjes së akteve nënligjore për Reformën në Arsimin e Lartë.
Ora 10:54 – Kryeministri Rama paralajmëron ndryshime në qeveri: Do kemi 50% gra
Kryeministri Edi Rama paralajmëron ndryshime në qeveri. Nga Asambleja Kombëtare e PS, kreu i qeverisë tha se qeveria e re do ketë 50% gra.
(Video, fjalimi i kryeministrit për ndryshimet e ministrave)
Ora 11:02 - Rama shkarkon ministren e Arsimit, Lindita Nikollën, emëron Besa Shahinin. Edi Rama shkarkon ministren e Arsimit, Lindita Nikollën, emëron Besa Shahinin, e cila deri sot mbante postin e zv.ministres në këtë dikaster.
"Dua të filloj me Linditën sepse në asnjë mënyrë e vërteta nuk është ajo që duket në këto moment ku ajo është vënë në qendër të ciklonit dhe për më tepër nuk dua ta harroj njeri se askush nuk kërkoi as ndryshimin e qeverisë, as ndryshimin e ministres. Hyrja në universitet, më thoni kush nga ju e besonte se do vinte dita që në universitetet e këtij vendi njerëzit mos hynin sipas statusit social, mbiemrit, të mos hynin sipas xhepit, partisë, por të hynin sipas meritës, sipas notës. Është sistemi që krijoi Lindita Nikolla, i hyrjes në universitet me platformën dixhitale. Prej 2 vitesh nuk kemi asnjë ankesë. Gjikthush e shikon në ekran pozicionin e vet dhe nuk e kalon dot tjetrin pavarësisht kush është. Edhe Ligji për Arsimin e Lartë është meritë e Nikollës. Tani duhet udhëheqja e Nikollës në qarkun e Lezhës ku ne duhet të fitojmë të gjitha bashkitë" deklaroi Rama.
Ora 11:07 - Rama shkarkon ministrin e Financave Arben Ahmetaj, emëron Anila Denaj
“Nëse sot shifrat janë të atilla që Shqipëria pati një sukses në tregjet e kapitaleve në botë me Eurobondin, merita kryesore i takon Arben Ahmetajt. Ministrja e re e Financave do të jetë Anila Denaj, që është drejtuesja aktuale e Fondit të Shërbimit Kombëtar Shëndetësor” – deklaroi Rama.
Ora 11:10 - Rama shkarkon ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, emëron Gent Cakën
"Ditmir Bushati ka edhe ai merita të pamohueshme në të gjithë rrugën e deritanishme, dinamikën e re në politikën e jashtme, reputacionin e vendit në rajon por është koha që ai t’i përkushtohet Shkodrës me kohë të plotë dhe padyshim të japi kontributin e vet në këshillin kombëtar të Integrimit. Ministri i ri për Europën dhe Punët e Jashtme do të jetë Gent Caka, ai është zv.ministri aktual që ndjek integrimin me një eksperiencë akademike të shkëlqyer” – tha kryeministri Rama.
Ora 11:13 - Rama shkarkon ministrin e Infrastrukturës Damian Gjiknurin, emëron Belinda Ballukun
“Dua të them dy fjalë për Damian Gjiknurin pasi ajo që ka ndodhur së fundmi ka errësuar padrejtësisht gjithë kontributet dhe figurën e tij. Ai është ministri që ka lënë një shenjë të pashlyeshme me reformimin rrënjësor të sektorit të energjisë dhe mund t’iu them pa asnjë lloj modestie se pa Damianin ajo reformë do të ishte e pamundur. Askush nuk i ka kapacitetet e tij drejtuese dhe menaxhuese dhe jam i bindur se historia e majisur politikisht e lotit të Unazës do të zbardhet deri në fund dhe do të provojë pafajësinë totale të ministrit. Ai do bëj me përkushtim punën si udhëheqës në qarkun e Vlorës. Belinda Balluku do të jetë ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila është drejtorja aktuale e Albcontrol”- deklaroi Rama.
Ora 11:18 - Rama shkarkon ministrin e Bujqësisë Niko Peleshi, emëron Bledi Çuçin
“Niko Peleshi ka qenë absolutisht një bashkëpunëtor që gjithkush do donte ta kishte, unë pata fatin që e pata edhe 4 vjet si zv.kryeministër. Bledi Çuçi do e zëvendësojë Niko Peleshin si Ministër i Bujqësisë ndërkohë që Nikos i bie barra të sjellë nga qarku i Korçës rezultat edhe më të mirë sesa ai i vitit 2017”- tha Rama.
Ora 11:20 - Rama shkarkon ministren e Kulturës Mirela Kumbaro, emëron Elva Margaritin
"Edhe Mirela Kumbaro besoj që meriton të gjithë respektin për një punë të madhe që është bërë, është një përmbysje totale në të gjitha drejtimet. Trashëgimia kulturore është më në kujdes sot se asnjë herë tjetër, janë të panumërta monumentet e shpëtuara. Muzeumet e reja të ndërtuara, teatrot e ndërtuara apo në ndërtim, të gjitha shifrat e vizitorëve janë në rritje dhe Mirela Kumbaro do të zëvendësohet nga Elva Margariti, aktualisht këshilltare në kryeministri dhe koordinatore kombëtare e projektit të ‘100 fshatrave’.” - tha Rama
Ora 11:25 - Rama shkarkon ministren për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Sonila Qato, emëron Eduart Shalsin
“Falenderoj Sonila Qaton për punën që ka bërë si ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, ajo do të lerë detyrën për tu angazhuar në një detyrë tjetër. Në vend të Sonilës do të vij Eduart Shalsi për t’i dhënë një shtysë të re atij pozicioni të ministrit të shtetit” – deklaroi kryeministri.
Ora 11:30 – Rama rikthen Ministrinë për Marrëdhëniet me Parlamentin, emëron Elisa Spiropalin
“Do të rikthejmë ministrin për Marrëdhënien me Parlamentin, është domosdoshmëri. Dëshiroj që Elisa Spiropali të bëhet ministre dhe të jetë në urë e vazhdueshme komunikime mes të dyja palëve si një deputete aktive e grupit parlamentar”,- tha Rama.
Ora 11:50 - Surpriza e Ramës, shkarkon Senida Mesin, emëron Erion Braçen zv/kryeministër
Kryeministri Edi Rama ka surprizuar jo pak kur mes të shkarkuarve të kabinetit qeveritar ishte edhe zv/kryeministrja Senida Mesi. Në vendin e saj, kreu i qeverisë emëroi deputetin socialist, Erion Braçe. Detyrë për Braçen, siç u shpreh Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS do të jetë drejtimi i Paktit të Qeverisë për Universitetin në dialogun me studentët për t'i dhënë zgjidhje tetë kërkesave të tyre përmes planit të ekzekutivit me 12 pika.
Ora 12:10 - Ndryshimet në Qeveri, Rama: Ata që ikin nuk dështuan, do kenë rol pozitiv në PS, synojmë mandatin e tretë
Kryeministri Edi Rama sqaroi nga Asambleja socialiste se të larguarit nga qeveria nuk dështuan në misionin e tyre, por do vijojnë të kenë rol pozitiv në PS. Rama tha se PS synon të fitojë mandatin e tretë qeverisës. Rama tha se kishte vendosur të largonte nga kabineti me qëllim rifreskimin të gjithë ministrat që kishin mbi 5 vite ne qeveri. “Edhe ndryshimin e qeverisë që ta shikoni si pjesë të qeverisë për ta kthyer këtë mandat në mandatin e rezultateve që do të na çojnë në fitoren e një mandati të 3. Studentët na kanë thënë se cila është rruga për të marrë mandatin e tretë. Ministrat që largohen sot kanë një rol pozitiv në punën tonë. Ndryshimi nuk vjen si rezultat i dështimeve. Por ndryshime për nevojën për të arritur këto që thashë dhe për të zgjeruar kapacitetin tonë qeverisës", tha Rama.
Ora 12:24 - Ministrat që i "shpëtoi" Rama, dy prej tyre rrezikojnë shkarkimin në qershor
Olta Xhaçka, Pandeli Majko, Etilda Gjonaj, Ogerta Manastirlliu, Blendi Klosi dhe Sandër Lleshaj, i cili pak javë më parë mori detyrën, i shpëtuan furtunës në "Qeveri". Lleshaj u emërua vetëm dy muaj më parë, ndërsa sa i takon Blendi Klosit dhe Etilda Gjonajt të emëruar ministra në shtator 2017, Rama la një afat 6 mujor për realizimin e objektivave, pasi në të kundërt do rrezikojnë shkarkimin në muajin qershor. "Blendi Klosi (ministër i Mjedisit) e di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë deri në qershor. Po ashtu edhe Ogerta Manastirliu (ministre e Shëndetësisë) e ka të qartë”, u shpreh Rama.

Ora 14:10 - Rama i shkarkoi, Ahmetaj dhe Gjiknuri “fshihen” pas telefonit
Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri nuk ishin të qetë pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS dhe këtë gjë e reflektuan edhe në sjelljen e tyre përpara gazetarëve. I pari nga Asambleja socialiste del ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Në momentin kur i afrohen gazetarët, Ahmetaj bisedon në telefon dhe kështu shmang pyetjet e përfaqësuesve të medias. Të njëjtën strategji ndjek edhe Damian Gjiknuri, gjithashtu i shkarkuar nga ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.