Banorët e Unazës së Re “luftë” me kapsolla me policinë teksa tentojnë të hyjnë në Parlament, plagosin 13 efektivë
Ora 10:00 – Fillon grumbullimi i banorëve të Unazës së Re dhe militantëve përpara hyrjes së Parlamentit për të protestuar kundër prishjes së banesave të tyre për projektin e Unazës së Madhe.
Ora 10:00 – Fillon grumbullimi i banorëve të Unazës së Re dhe militantëve përpara hyrjes së Parlamentit për të protestuar kundër prishjes së banesave të tyre për projektin e Unazës së Madhe.
Ora 10:56 - Tensionohet situata gjatë protestës, banorët e Unazës së Re përplasen me efektivët e rendit të policisë që ishin vendosur kordon përpara hyrjes së Parlamentit, banorët kanë tentuar të hyjnë në ambientet e brendshme të Kuvendit me forcë duke u konfrontuar me policët.
Ora 11:03 - Protestuesit godasin zv/ drejtorin e policisë së Tiranës
Gjatë momenteve të para të tensionit mes banorëve dhe policisë para Kuvendit mbeti i lënduar edhe zv/ drejtori i Policisë së Tiranës Dhimitraq Ziu, i cili është goditur në fytyrë. Tensioni ka zgjatur për disa minuta, pasi banorët tentuan që të futen në Kuvend.
Ora 11:10 – Forcat Shqiponja shoqërojnë disa protestues që goditën me sende të forta efektivët e policisë
Ora 11:11 - Deputetët e opozitës në protestën e banorëve të Unazës së Re para Kuvendit.
Protestuesit e Unazës së Re mbështeten në tubimin para parlamentit nga deputetët e Partisë Demokratike Ervin Salianji, Luçiano Boçi, Endri Hasa dhe Luan Baçi.
Ora 11:18 – Ish-truproja i Berishës, Sali Lushaj në protestën e ‘Unazës së Re’ para Kuvendit
Përpos deputetëve të opozitës sot në në protestën para Kuvendit, në mbështetje të banorëve të Unazës së Re ndodhen edhe simpatizantë të Partisë Demokratike, mes tyre Sali Lushaj, ish-truproja i Sali Berishës. Babai i reperit të njohur si Stresi, ose Arkimed Lushaj, Sali Lushaj është fiksuar nga kamerat në mes të turmës së protestuesve para parlamentit
Ora 11:30 – Policia: Janë lënduar 6 efektivë, opozita të distancohet nga dhuna
Përmes një komunikimi për mediat, Policia e Shtetit deklaron se gjatë protestës që degradoi në dhunë ndaj forcave të rendit janë plagosur edhe 6 efektivë policie krahas zv.drejtorit të Policisë së Tiranës.
Efektivët janë plagosur me mjete të forta dhe materiale piroteknike ndërsa janë dërguar për trajtim të specializuar mjekësor në Spitalin e Traumës. Një ndër ta raportohet se ka dëmtime dëmtime të rënda në gjymtyrë të trupit.
Policia e Shtetit i ka bërë thirrje protestuesve dhe përfaqësuesve politikë të distancohen nga dhuna dhe goditjet ndaj punonjësve të policisë.
Kujdes! Pamje të rënda mëposhtë...
Kujdes! Pamje të rënda mëposhtë...
Ora 11:37 - Kapsolla e hedhur nga protestuesit godet një efektive policie, i këput gishtat e dorës.
Mes efektivëve të policisë të plagosur edhe një vajzë e Forcave Shqiponja. Efektivja është dëmtuar rëndë në dorë nga shpërthimi i kapsollave të hedhura nga protestuesit drejt forcave të rendit. Policja e plagosur largohet me shpejtësi nga kolegët nga tubimi për në spital për të marrë ndihmë. Në videon me pamje të rënda duket dëmtimi i dorës së efektives së cilës kapsolla i ka këputur gishtat e dorës.
Ora 11:45 – Rinisin tensionet e banorëve, hedhin tymuese blu dhe përplasen me policinë.
Ora 11:45 – Rinisin tensionet e banorëve, hedhin tymuese blu dhe përplasen me policinë.
Ora 11:55 - Balliu: Opozita është këtu, Rama të dalë dhe t'iu japë përgjigje banorëve.
Deputeti demokrat, Klevis Balliu ka folur nga protesta e agravuar e banorëve të 'Unazës së Re', që zhvillohet përpara Kuvendit. Ai u shpreh se parlamenti gjendet në të vërtetë midis njerëzve dhe jo brenda Kuvendit. Balliu iu drejtua kryeministrit Edi Rama, duke thënë që të marrë guximin e të dalë për t'iu përgjigjur qytetarëve ndaj projektit që pritet të prekë edhe shtëpitë e tyre.
Ora 11:55 - Balliu: Opozita është këtu, Rama të dalë dhe t'iu japë përgjigje banorëve.
Deputeti demokrat, Klevis Balliu ka folur nga protesta e agravuar e banorëve të 'Unazës së Re', që zhvillohet përpara Kuvendit. Ai u shpreh se parlamenti gjendet në të vërtetë midis njerëzve dhe jo brenda Kuvendit. Balliu iu drejtua kryeministrit Edi Rama, duke thënë që të marrë guximin e të dalë për t'iu përgjigjur qytetarëve ndaj projektit që pritet të prekë edhe shtëpitë e tyre.
Ora 12:55 - 13 policë të plagosur, një efektive humbi dy gishta, tjetri dëgjimin
Nga protesta e dhunshme e banorëve të Unazës së Re sot paradite para Kuvendit u lënduan 13 efektivë policie dhe 3 qytetarë. Report Tv mëson se njëra nga efektivet e lënduara, Ina Muka ka humbur dy gishtat e dorës si pasojë e hedhjes së kapsollave nga protestuesit. Ajo është dërguar në spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë që një polic tjetër ka humbur dëgjimin nga njëri vesh, pasi kapsolla e ka kapur në pjesën e qafës.
Ora 12:57 – Ministri i Brendshëm Lleshaj viziton efektivët e lënduar nga protesta: Dhuna e patolerueshme
Efektivët e policisë që mbetën të plagosur u vizituan në spitalin e Traumës nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Gjatë prononcimit për mediat Lleshaj u shpreh se: "Është e papranueshme që në një ditë të tillë krejt normale të na ndodhin ngjarje të tilla anormale, të goditet Policia e Shtetit në krye të detyrës teksa mbron rendin. Ajo u godit nga qytetarë të papërgjegjshëm dhe po ashtu edhe nga përfaqësues të caktuar politik në kushtet e papërgjegjshmërisë. Kjo është e papranueshme, distancohuni nga dhuna", - tha Lleshaj.
Ora 13:00 - Protestuesi shoqërohet në Komisariat nga Spitali i Traumës, Balliu tenton të ndalojë policët
Një banor i 'Unazës së Re', i cili ka qenë i pranishëm në protestën që u zhvillua sot përpara Kuvendit, është shoqëruar në komisariatin e Policisë nga Spitali i Traumës. I pranishëm për të vizituar të ëmën, 'pre' e përplasjeve të agravuara të protestës, Dorjan Protoduari ka reaguar ndaj forcave policore edhe në ambientet e Spitalit të Traumës, menjëherë forcat policore i kanë vendosur prangat për ta shoqëruar në Polici por gjatë këtij momenti, deputeti i PD Klevis Balliu, tentoi të ndalonte efektivët të shoqëronin Protoduarin.
Ora 13:16 - Prokuroria dhe policia nisin hetimet
Një grup pune i prokurorisë së Tiranës ka mbërritur përpara hyrjes së parlamentit dhe ka nisur procedurat hetimore pas protestës së banorëve të Unazës së Re. Punonjësit e prokurorisë kanë shkuar edhe në Spitalin e Traumës, aty ku ndodhen efektivët e policisë që kanë mbetur të plagosur.
Ora 15:03 – Policia: 11 të arrestuar që dhunuan efektivët.
Shërbimet e Policisë Tiranë kanë arrestuar në flagrancë 11 shtetas, të cilët kanë qenë pjesëmarrës dhe nxitës të protestës që degradoi në dhunë ndaj policisë përpara Kuvendit. 11 të arrestuarit për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës” janë:
Alban Ahmetcenaj, 36 vjeç;
P. A., 17 vjeç;
Fluturim Goleci, 30 vjeç;
Rruzhdi Daci, 53 vjeç;
Marsel Villari, 28 vjeç;
Erjona Dozhani, 30 vjeç;
Lulzim Dozhani, 45 vjeç;
Dorjan Protoduari, 30 vjeç
Ali Nalic, 35 vjeç;
Amarildo Sinanaj, 30 vjeç;
Shpati Bilbili, 31 vjeç.
Ora 15:03 – Policia: 11 të arrestuar që dhunuan efektivët.
Shërbimet e Policisë Tiranë kanë arrestuar në flagrancë 11 shtetas, të cilët kanë qenë pjesëmarrës dhe nxitës të protestës që degradoi në dhunë ndaj policisë përpara Kuvendit. 11 të arrestuarit për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës” janë:
Alban Ahmetcenaj, 36 vjeç;
P. A., 17 vjeç;
Fluturim Goleci, 30 vjeç;
Rruzhdi Daci, 53 vjeç;
Marsel Villari, 28 vjeç;
Erjona Dozhani, 30 vjeç;
Lulzim Dozhani, 45 vjeç;
Dorjan Protoduari, 30 vjeç
Ali Nalic, 35 vjeç;
Amarildo Sinanaj, 30 vjeç;
Shpati Bilbili, 31 vjeç.
Ora 16:10 - Rama viziton efektivët e plagosur tek Spitali Ushtarak, një nga protestuesit tenton ta qëllojë me këpucë
Kryeministri Edi Rama ka vizituar efektivët e plagosur sot nga protestuesit e Unazës së Re. Në momentin kur Rama ka dalë nga ambientet e spitalit Ushtarak, disa persona kanë ndërprerë prononcimin e tij duke brohoritur me fjalët: ”Turp, turp, turp, qeveri e drogës, qeveri e krimit.”. Një protestuesit ka tentuar ta qëllojë kryeministrin me këpucë. Pas vizitës në Spitalin e Traumës, kryeministri reagoi në Twitter: "I prekur thellësisht nga humbja e gishtave të dorës të Ina Nukut, policja 24 vjeçare e goditur sot në krye të detyrës dhe nga trishtimi i thellë i nënës së saj .Kjo protestë e turpshme e Antiligjit dhe Opozitës që kērkon mish për top, nuk ka asnjē shans të sfidojë ligjin e shtetin!'-shkruan Rama.
Ora 18:45 - Shqiptarja.com ka siguruar foto nga punonjësja e plagosur e policisë, Ina Nuka në Spitalin Ushtarak. Nuka shfaqet e shtrirë në një nga shtretërit e spitalit të Traumës, pasi i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në duar.
Ina Nuka ka marrë dëmtime në të dyja duart. Sic shihet në foto policja ka marrë dëmtime edhe në fytyrë. Ajo ka humbur 2 gishtat e saj, pasi një kapsollë i ka plasur në dorë.