Basha në Kuvend: Shqipërisë nuk do i hapen negociatat në qershor! Balla: Je anti-shqiptar
Ora 10:21 - Basha: Jo vetëm krizë ekonomike, vendi është në depresion
Gjatë diskutimit të projektligjit për peshkimin, kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se ky sektor është lënë në mëshirë të fatit, ndërsa shtoi se vendi ndodhet në depresion.
“Peshkatarët janë lënë në mëshirë të fatit. Vendi është në krizë totale. Të gjitha ligjet që sjellin këta këtu, janë ligje të zhvatjes, këta që aktivitetin kryesor të ekonomisë kanë vjedhjen dhe pastrimin e parave të pista. Kriza ka arritur dimensione tragjike, pa siguri totale në shkolla dhe pacipcisë me të cilën shprehet ministri i Brendshëm, apo si rasti i vetëflijimit në Shijak. Vendi është edhe në krizë depresioni, jo vetëm social ekonomik”, tha Basha.
Ora 10:23 - Basha: Shqipërisë nuk do i hapen negociatat në qershor
Lulzim Basha u shpreh nga foltorja e Kuvendit se Shqipëria e ka marrë mesazhin nga Berlini që nuk do të ketë hapje negociatash.
"Ky parlament nuk ka asnjë lidhje me hallet e qytetarëve, prandaj ata ndihen të harruar. Nuk ka asnjë rrugëzgjidhje tjetër politike përveç se një qeverie tranzitore që të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në Berlin e morët mesazhin, në qershor nuk do të ketë hapje negociatash dhe përgjegjësi i vetëm për këtë është kryehajduti", tha Basha.
Ora 10:37 - Lleshaj: Ke katër të vrarë në CV-në tënde! Basha: Pse i promovuat ata që shtinë? Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe kreu i PD Basha replikuan në seancën e sotme plenare, pas akuzave të Bashës për rastin e përdhunimit të 14-vjeçares në Kavajë.
"Zoti Basha, së pari ju falënderoj që më dhatë mundësinë përmes gishtit tuaj tregues që të flas tani, t’ju përgjigjem. Ironia e historisë ka bërë që ju të jeni në atë post që jam unë sot; dhe ironia e historisë bën që ju sot të përdorni një fond pafund me bojë të zezë kundër Shqipërisë. Kurrë nuk do të arrini që të më shihni mua në pozicionin që keni qenë ju në vitin 2011. Kurrë nuk do të arrini që prej Ministrisë së Brendshme, të cilën unë drejtoj, të prodhohen viktima në Bulevardin kryesor të Tiranës. Keni 4 të vrarë në CV-në tuaj, 4 mijë plumba të hedhur nga struktura që ju keni drejtuar, ndaj qytetarëve të Tiranës. Prandaj kur ta drejtoni gishtin mendohuni mirë" tha Lleshaj.
Basha reagoi duke deklaruar se "Pse i promovuat ata që u akuzuan se shtinë mbi ata që sollët? Je dy herë fatkeq, se kur unë plotësova mbi 100 kritere kundër krimit të organizuar dhe arrita që të plotësooj ëndrrën e lëvizjes së lirë, ju e kishit mendjen si të krijonit alibitë për Edi Ramën për vizat”, tha ai
Ora 10:45 - Përdhunimi në Kavajë, Berisha: SHISH njoftoi Ramën, policia e fshehu
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi policinë se fshehu rastin e përdhunimit të nxënëses në Kavajë. Ai tha se SHISH kishte njoftuar kryeministrin dhe ministrat, por ata e fshehën si në rastin e djalit të deputetit socialist Rraja.
"Sot kemi para jush shumicën e përdhunuesve. Policia u njoftua, por ishte në anën e përdhunuesve dhe fshehu krimin, SHISH njoftoi, kryeministrin dhe ministrat. Kryeministri ishte në anën e përdhunuesve, vasalët heshtën, fshehën krimin. Këta përdhunues bënë atë që bënë me djalin e deputetit të tyre, të njëjtin skenar. Çfarë morali kanë dalë që të dalin para jush para qytetarë, është dita juaj pra, nëse nuk ktheheni nuk do të keni kurrë fëmijët të sigurt në shkolla", tha Berisha.
Ora 10:50 – Ministri Lleshaj- Berishës: Unë s'i kam duart e lyera me gjak si ti
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka marrë fjalën për të komentuar edhe njëherë trajtimin që Policia e Shtetit i ka bërë ngjarjes së rëndë në Kavajë, ku një 14-vjecare është abuzuar seksualisht nën shantazh në periudha të ndryshme kohore nga 12 bashkëmoshatarë. Gjatë fjalës së ministri, Sali Berisha duke folur nga vendi e ka akuzuar për fshehje krimi duke i thënë edhe kriminel. Lleshaj i është përgjigjur Berishës duke i thënë se “I kam duart e bardha dhe jo të skuqura me gjak si ti”
(Debati në videon në zhvillimin sipër)
Ora 10:50 – Ministri Lleshaj- Berishës: Unë s'i kam duart e lyera me gjak si ti
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka marrë fjalën për të komentuar edhe njëherë trajtimin që Policia e Shtetit i ka bërë ngjarjes së rëndë në Kavajë, ku një 14-vjecare është abuzuar seksualisht nën shantazh në periudha të ndryshme kohore nga 12 bashkëmoshatarë. Gjatë fjalës së ministri, Sali Berisha duke folur nga vendi e ka akuzuar për fshehje krimi duke i thënë edhe kriminel. Lleshaj i është përgjigjur Berishës duke i thënë se “I kam duart e bardha dhe jo të skuqura me gjak si ti”
(Debati në videon në zhvillimin sipër)
Ora 11:00 - Arrestimet për tenderat e Burgjeve, Kryemadhi: Gjonaj po shantazhon drejtësinë, korrupsionin e ka në shtëpi
Arrestimi i djeshëm i 4 zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa 8 të tjerë të lënë në detyrim paraqitje për abuzim me tenderat. Gjithashtu edhe verifikimi që po ju bëhet 2 ish-ministrave të LSI-së, Petrit Vasilit dhe Ylli Manjanit ka bërë që kryetarja e LSI-së, Kryemadhi të reagojë nga foltorja e Kuvendit duke akuzuar ministren e Drejtësisë për shantazh ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Ora 11:07 – Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin është përfshirë në replika me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe të LSI-së, Monika Kryemadhi.
Elisa Spiropali: Zonja Kryemadhi në 1999 ju ishit duke vjedhur votat e FRESSH dhe duke u marrë me Shqipërinë dakord moj zonjë, ju shkatërruat sistemit edhe brenda PS edhe si funksiononte administrata dhe këtë e dëshmojnë edhe kolegët. Nuk keni asnjë bazë krahasimi me ne. Ne nuk kemi ndërmend të bëjmë atë që bëtë ju, ne nuk vrasim në bulevard. Dilni dhe protestoni, tregoni me numra se kush jeni. Ju synoni vetëm pushtetin dhe asgjë tjetër, kjo është arsyeja se përse na votojnë ne, sepse ne e kemi seriozisht do ta bëjmë këtë vend.
Monika Kryemadhi: I them kësaj Andronikës që ka qejf të rrijë me Skënderbeun, që të mos e përmende më PS-në se nuk e njeh. Kur kam qenë unë në PS ka qenë komplet gjë tjetër. Ka qenë tjetër kohë, ka pasur të tjerë njerëz.
Lulzim Basha: E kuptoj nostalgjinë që ka Kryemadhi për PS-në. Por kemi 5 vite që nuk flasim më me socialistët, kemi përballë banditë dhe hajdutë dhe ky është problemi i madh i vendit. Problemi është që nafija (Spiropali) në vend që të shkojë në burg, mburret.
Ora 11:31 - Negociatat, Balla-Bashës: Je anti-shqiptar! Komisioni do të japë dritën jeshile
Gjatë seancës së sotme në Kuvend ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla u përfshin në replika të forta për cështjen e Kosovës. Ndërkohë që Balla i ktheu edhe një përgjigje Lulzim Bashës, i cili tha se Shqipërisë nuk do i hapen negociatat në qershor.
Ora 11:56 - Negociatat, Basha-Ballës: Qeveria tranzitore do të zhbllokojë hapjen e negociatave
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha reagoi pas Taulant Ballës për negociatat. Lideri i PD-së u shpreh se qeveria është damkosur nga skandalet, ndërsa shtoi se zgjidhja është një qeveri tranzitore, pasi në të kundërt populli do të marrë në dorë fatet e tij.
Ora 12:06 – Spiropali- Basha: Pupaci i vendosur në krye të PD pa asnjë meritë, po merr në qafë opozitën
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentit, Elisa Spiropali ka sulmuar kreun demokrat Lulzim Basha. Ajo e cilësoi Bashën një “pupac”, i cili po merr në qafë opozitën.
“Edhe nëse do ta kishim bërë me plan që në këto dy seanca opozita të shfaqte anën e vet më qesharake e vulgare s’do e kishim bërë kaq perfekt. U ngrit kryetari dhe iu drejtua me dorë ministreve të reja i quajti kukulla jo se janë ministre po se janë gra. Një pupac i vendosur në atë pozicion që flet këtu me gjuhën e vet të shthurur. Një njeri që po merr në qafë opozitën shqiptare, po përdor një gjuhë ofenduese ndaj grave minister”- tha Spiropali
Ora 12:23 - Braçe-Berishës dhe Bashës: Vratë më 21 Janar dhe mars 1997
Zv/kryeministri Erjon Braçe nga foltorja e Kuvendit akuzoi se ata që sot u drejtohen socialistëve duhet të shkojë para SPAK-ut dhe BKH-së për krimet që kanë kryer.
"Doja që të lusja të gjithë ata pisa që nga foltorja e Kuvendit marrin kurajon dhe i drejtohen socialistëve të ndershëm. Ju që përmendni SPAK-un dhe BKH-ne, ju pushkatuat pa gjyq 4 njerëz të ndershëm në Bulevard. Kemi hyrë në politikë nga dhuna barabare nga viti ‘92-‘97. Vratë në 21-janar, mos merrni kurajo të dilni këtu. Me këmbët tuaj duhet të shkoni para drejtësisë, latë në mëshirë të fatit familjet e viktimave të 21 janarit" deklaroi Braçe.