Denoncimi tronditës i prindërve të fëmijës me autizëm në Berat: 'Djali me plagë në trup'
Berat
Pak ditë më parë prindërit e një fëmije me autizëm denoncuan në polici, se djali i tyre 12-vjeç ishte dhunuar fizikisht në qendrën e rehabilitimit ‘Unë jam si ju’ dhe ishte lënë pa ngrënë.
Pas denoncimit, nga i ati F. Boci 54-vjeç, prindërit tregojnë shenjat e dhunës në trupin e djalit, ndërsa akuzojnë qendrën në Berat.
Punonjësja e qendrës fillimisht shprehet se ato nuk janë shenja dhune, ndërkohë që prindërit e akuzojnë se fëmija ka edhe një javë pa ngrënë. Ata tentojnë që të kontaktojnë me drejtoreshën, por ajo e ka të mbyllur telefonin.
Qendra shtetërore e rehabilitimit të fëmijëve me aftësi ndryshe ‘Unë jam si ju’ ndodhet pas spitalit të Beratit, ndërsa punonjësit kanë mohuar denoncimin e prindërve të fëmijës për dhunë.
Njoftimi i policisë së Beratit
Më datë 03.09.2018, shtetasi F.B., vjeç 54, banues në Berat, ka bërë kallëzim se në ambientet e një qendre rehabilitimi është dhunuar fizikisht djali, shtetasi A.B., vjeç 12. Materialet u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. Neni 90 i Kodit Penal.
Njoftimi i policisë së Beratit
Më datë 03.09.2018, shtetasi F.B., vjeç 54, banues në Berat, ka bërë kallëzim se në ambientet e një qendre rehabilitimi është dhunuar fizikisht djali, shtetasi A.B., vjeç 12. Materialet u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. Neni 90 i Kodit Penal.
Përballja e prindëve me punonjësen e qendrës së rehabilitimit
Prindërit: Djali ka qenë në spital dje, i merren mend, nuk ka fuqi. Djalin po e marrim të vrarë dhe pa ngrënë. Na sill letrën tani, ta firmosim.
Punonjësja: Dje më thanë se hëngri dhe e nxori, ka pirë vetëm ujë.
Prindërit: Po si nuk njoftohet njeri? Doktori me leje është?
Punonjësja: Ai nuk ka qenë sëmurë, mbase hëngri shumë byrek, një e gjysmë dhe e ka nxjerrë
Prindërit: Djalin e mora të vrarë dhe pa ngrënë gjithë javën
Punonjësja: Fillimisht nuk hapte gojën, ai filloi njëherë, pastaj, por..
Prindërit: Je nënë ti apo jo?! Fëmija pa ngrënë, këtë javë që nuk erdhëm shiko si është katandisur. Drejtoresha thotë ju e shqetësoni se vini shpesh, por ja kur nuk erdhëm ne, çfarë ndodhi!!
Ora 11:50 (13 shtator) - Drejtoresha e qendrës së rehabilitimit në Berat: Djali autik ishte agresiv, por nuk u dhunua
Pas denoncimit ka reaguar drejtoresha e institucionit "Unë jam si ju" Alda Shulla në një prononcim për Report Tv. Ajo shprehet se në qendër nuk ka pasur asnjë rast dhune, ndërsa sipas saj, familjarët janë në dijeni të faktit që djali i tyre është i dhunshëm. Shulla u shpreh se pret përgjigjen e institucioneve për zbardhen e ngjarjes.
Ora 12:30 (13 shtator) - Babai i fëmijës autik: ‘Plagë e kafshime’, si im bir dhunohen edhe të tjerë në Berat
Shqiptarja.com publikon dëshminë ekskluzive të Fortunato Bacit, babait të fëmijës, i cili është njëherësh edhe nënkryetari i shoqatës së personave me aftësi të kufizuar.
“Ajo është një qendër rehabilitimi 24 orëshe dhe atje mblidhen fëmijë nga të gjitha qytetet. Familjet i lënë atje dhe nuk kanë mundësi për kontroll, por ajo që ndodh është e tmerrshme më besoni. Atje fëmijët rrihen dhe lihen pa ngrënë"
Ai akuzon drejtpërdrejt drejtoreshën e qendrës, Alda Shulla si njeriun përgjegjës për gjithë sa ndodh brenda qendrës dhe thotë se e njëjta histori si me djalin e tij përsëritet rëndom edhe më fëmijë të tjerë brenda qendrës.