Interpelanca në Kuvend për grabitjen, Lleshaj akuzon 'TIA'-n: Njoftoi 30' me vonesë, do të marrim masa
Ora 10:14 - Opozita e re krijon dy grupe, Hajdari në krye të demokratëve: Do të marrim pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit
Opozita e re ka krijuar dy grupet parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë. Deputetët që pranuan mandatin nga listat e PD-së kanë krijuar grupin 'parlamentar demokrat' që do të drejtohet nga Rudina Hajdari. Ndërkohë që Partia Demokratike ka deklaruar më herët se nuk mund të përdorin emrin e kësaj force, pasi deputetët që kanë pranuar mandatet janë përjashtuar. Ndërsa deputetët nga listat e LSI-së e kanë quajtur grupin e formuar 'Të Pavarur' i cili do të drejtohet nga Nimet Musaj. Deri tani nga listat e PD-së dhe LSI-së kanë pranuar mandatin 23 deputetë, por jo të gjithë kanë pranuar që të bëhen pjesë e grupeve parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.
Pas krijimit të grupeve parlamentare, Rudina Hajdari mbajti fjalën e parë si drejtuese e grupit demokrat duke vendosur edhe objektivat. Hajdari u bëri thirrje partive opozitare që të marrin pjesë në zgjedhje, ndërsa shtoi se opozita e re do të përgatitet për të shpalosur një alternativë të re. Ajo tha se opozita e re nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet e qershorit.
Ora 10:20 - “A jeni i gatshëm të jepni dorëheqjen?”, Gjoni llogari Lleshajt për grabitjen në Rinas
Deputeti Ralf Gjoni në interpelancën që ka thërritur në Kuvend i ka kërkuar shpjegime Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Rinas rreth një javë më parë, ku u grabitën rreth 10 milionë euro.
Gjoni thotë që është vendosur në pikëpyetje siguria kombëtare dhe është rrezikuar një vend i NATO-s dhe kërkon që Lleshaj të japë shpjegime përpara Parlamentit.
Ai i rreshton një sërë pyetjesh ku vë në pikëpyetje punën e Lleshajt në Ministri dhe kërkon e pyet nëse ai është i gatshëm të japë dorëheqjen ministri nëse nuk gjenden fajtorët e grabitjes.
A jeni i gatshëm të jepni dorëheqjen nëse nuk zbardhet ngjarja?“, ishin disa nga pyetjet që ngriti Gjoni në këtë interpelancë.
Ora 10:28 - Lleshaj i përgjigjet Gjonit: U njoftuam vonë, kontraktori privat ndaloi policinë të hynte në aeroport
Në interpelancën e thirrur nga opozita e re lidhur me grabitjen në Rinas, ministri i Brendshëm ka bërë përgjegjës kryesorë kompaninë koncesionare dhe atë të sigurisë, sipas së cilit kanë njoftuar ngjarjen me shumë vonesë. Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetit të LSI-së, Ralf Hjoni, lidhur me ecurinë e hetimeve, Lleshaj ka njoftuar se janë siguruar prova të rëndësishme, që mund të çojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjen. Ai ka vënë theksin se nuk është cenuar siguria kombëtare, duke argumentuar se nuk mundet që 5 persona, edhe pse të armatosur të përbëjnë një rrezik kombëtar. Në fund, Lleshaj ka parashtruar edhe disa probleme kyçe me të cilat përballet Aeroporti i Rinasit, që kanë të bëjnë jo vetëm me sigurinë, por edhe me shërbimin dhe u ka bërë thirrje palëve politike që të mos t'i japin kësaj ngjarje ngjyrime politike.
Ora 10:52 - Murrizi-Lleshajt: Sa milionë u grabitën, FNSH-ja ishte rastësisht në Rinas, koncesionari u tall me shtetin
Deputeti demokrat Myslim Murrizi kërkoi nga ministri i Brendshëm që të tregojë zyrtarisht sa është shumë e grabitur në Rinas. Për Murrizin, autorët e grabitjes kanë pasur informator nga brenda, pasi gjithcka ndodhi në 2 minuta e 49 sekonda.
"Komisariati në Rinas ka 112 efektivë, 56 janë sportelistë dhe 56 të tjerë të ndarë në tre turne ruajnë sigurinë nga jashtë, aq as i lejon konesionari. Unë e di mirë, pashë korrespodencën e shefit të komisariatit drejtuar TIA-s, kishin marrë përgjigje ironike fyese, 'cfarë iu duhet ju?' Akoma shqiptarët nuk dinë sa miliona euro janë grabitur në Rinas". tha ai.
Ora 10:59 - Lleshaj: Kompania ICTS arrogante, e licencoi Aviacioni Civil, do të marrim masa
Duke iu përgjigjur Murrizit, ministri Lleshaj tha se shuma e grabitur në aeroportin e Rinasit është mbi 5 milionë euro, ndërsa shtoi se kompania e sigurisë ICTS-së nuk licencohet nga policia e shtetit, por nga Aviacioni Civil. Në vijim ai paralajmëroi masa ndaj kompanisë. "Shifrat e grabitura, është diku te 5 pikë disa milionë euro. Punonjësit e ICTS-së, arrogantë, deri sot kjo kompani nuk është licencuar nga policia por Aviacioni Civil, do të merren masat që të futen në suazën e licencimit të policisë së shtetit".
Ora 11:26 - Reforma Zgjedhore/ PS pranoi kërkesën e opozitës së re, Gjoni këmbëngul: Ejani të hartojmë bashkë draftin
Socialistët pranuan që të diskutojnë edhe ndryshime të sistemit zgjedhor në Shqipëri, pas këmbënguljes së deputetëve të rinj të opozitës, se nuk do të uleshin në komisionin e reformës zgjedhore pa u plotësuar ky kusht. Taulant Balla i dërgoi një letër Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ku i kërkoi ndryshime në vendimin për Komisionin e Reformës Zgjedhore.
Ai kërkoi që afati i Komisionit që është deri më 5 maj të zgjatet deri në 28 nëntor dhe pjesë e veprimtarisë së Komisionit, të shtohen edhe çështjet e sistemit zgjedhor në Shqipëri. Por opozita e re sot kundërshtoi procedurën e futjes në Kuvend të propozimit të Taulant Ballës. Ralf Gjoni dhe Nimet Musaj kërkuan kohë që dy palët, opozita e re dhe shumica të ulen dhe të diskutojnë draftin në mirëkuptim. Balla u shpreh i hapur për propozimet që mund të vijnë nga opozita e re.
Ora 12:41 - Rama: Shanset që të rikthen vizat zero, vendimi i Holandës politik, qeveria s'lëviz
Ora 12:41 - Rama: Shanset që të rikthen vizat zero, vendimi i Holandës politik, qeveria s'lëviz
Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka folur për herë të parë për mocionin e votuar në parlamentin holandez, që i kërkon Brukselit rikthimin e vizave për shqiptarët. Rama qetësoi shqiptarët duke garantuar se nuk do të ketë rikthim vizash dhe se vendimi është politik.
Ai tha se shanset që të rikthehen vizat janë zero. Arsyet e vendimit të parlamentit holandez, Rama i gjen lufta e brendshme politike në Holandë në prag të zgjedhjeve. Megjithatë, kryeministri sqaroi se edhe nëse qeveria holandeze do ta dërgojë mocionin e parlamentit në Bruksel, ai duhet të kalojë në shumë procedura dhe kërkon shumicë të cilësuar për t'u aprovuar, ndërsa fjalën e fundit në këtë proces nëse do të shkojë deri në fund e thotë Parlamenti Europian.
Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka folur për herë të parë për mocionin e votuar në parlamentin holandez, që i kërkon Brukselit rikthimin e vizave për shqiptarët. Rama qetësoi shqiptarët duke garantuar se nuk do të ketë rikthim vizash dhe se vendimi është politik.
Ai tha se shanset që të rikthehen vizat janë zero. Arsyet e vendimit të parlamentit holandez, Rama i gjen lufta e brendshme politike në Holandë në prag të zgjedhjeve. Megjithatë, kryeministri sqaroi se edhe nëse qeveria holandeze do ta dërgojë mocionin e parlamentit në Bruksel, ai duhet të kalojë në shumë procedura dhe kërkon shumicë të cilësuar për t'u aprovuar, ndërsa fjalën e fundit në këtë proces nëse do të shkojë deri në fund e thotë Parlamenti Europian.
Ora 13:30 - Replika me Ramën/ Hajdari: Holanda mund të pengojë negociatat, gati për reformën zgjedhore
Kryetarja e grupit parlamentar demokrat në parlament, Rudina Hajdari replikoi me kryeministrin Edi Rama pas deklaratës së tij për vendimin e Holandës për vizat, negociatat dhe reformën zgjedhore.
"Më takon të bëj replikë meqë jam kryetare e grupit demokrat. Rama ia hedh fajin opozitës jashtë sallës për vendimin e Holandës, por edhe kriteret që duhet të përmbushë kjo qeveri. Ky vendim është shqetësues, pasi mund të ketë ardhur nga disa parti holandeze që mund të jenë ekstremi i djathtë, por votuan pro 102 deputetë. Duke ditur procesin e integrimit europian. Si do të jemi ne në gjendje që ti mbushim mendjen Holandës për të mos votuar kundër hapjes së negociatave" - tha Hajdari