Krim në familje në Vlorë, burri mbyt gruan dhe tenton vetëvrasjen
Ora 12:10 – Krimi në familje godet sërish, burri 57-vjeçar mbyt për vdekjen gruan e tij 45-vjeçare gjatë një konflikti. Viktimë mbeti 45-vjeçarja Eva Lera ndërsa bashkëshorti tentoi vetëvrasjen pas krimit duke prerë damarët. Ngjarja në dyanin e çiftit në katin e parë të një pallati pranë komisariatit të policisë në lagjen "Kushtrimi".
Ora 12:15 – Burri Teodor Lera në gjendje të rëndë për jetën pasi tentoi vetëvrasjen duke prerë damarët, tentativa pasi ai vrau gruan e tij. Ai u dërgua në spital ndërsa gruaja mbeti e vdekur në ambientet e dyqanit pasi u mbyt nga bashkëshorti. Ishin fqinjët e pallatit ata të cilët lajmëruan uniformat blu pasi dëgjuan zhurmat e sherrit.
Ora 12:50 - Fqinja: Burri e dhunonte, gruaja e denoncoi dhe më pas e fali për hatër të fëmijëve
Njëra nga fqinjët e çiftit Lera në Vlorë shprehet për Report TV se Teodor Lera e dhunonte vazhdimisht gruan e tij. Ajo thekson se në një rast, Eva Lera e denoncoi në polici burrin për dhunë, por më pas e tërhoqi denoncimin për hatër të fëmijëve.
"Vajza e madhe është në Amerikë, djali në Angli, ndërsa vajza e vogël studente. Ziheshin shumë, edhe ai ushtronte dhunë. Ajo e ka denoncuar më parë për dhunë dhe e fali më pas për hatër të fëmijëve. Ai nuk punonte, vetëm gruaja çfarë shiste në dyqan" tha ajo.
Ora 14:00 - Ambulanca merr trupin e pajetë të viktimës
Autoambulanca e morgut ka marrë trupin e pajetë të viktimës nga dyqani ku u mbyt për vdekje nga burri. Ndërsa grupi hetimor po vijon ende hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plot të saj.
Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit që solli këtë krim në familje.