Lufta mes bandave në Shkodër, vriten babai dhe xhaxhai i ish-boksierit të 'Bajrave'
Ora 09:45 - Persona të paidentifikuar ekzekutuan me breshëri plumbash dy vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali, 59 dhe 61 vjeç teksa po dilnin nga banesa e tyre në lagjen "Kiras". Pas krimit autorët janë larguar me automjet nga vendi i ngjarjes. Astrit Bilali eshte babai i Astmer Bilali, i arrestuar si pjesë e grupit "Bajri" në Shkodër, ndërkohë që grupi kundërshtar i tyre janë Licajt. Dyshohet që pikërisht lufta mes këtyre bandave të këtë sjellë viktimat e radhës.
Ora 10:00 - Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të autorëve të cilët pas ngjarjes janë larguar me një automjet tip Benz ngjyrë të zezë që është gjetur duke u djegur në një rrugicë në zonën e Livadhit në brendësi të lagjes, ku ka ndodhur ngjarja.
Dy viktimat
Me kapele Astrit Bilali, në krahun tjetër, vëllai Ibrahim Bilali
Ora 10:20 - Forcat zjarrfikëse të njoftuara për ngjarjen, bënë të mundur shuarjen e flakëve duke mos lejuar djegien e plotë të makinës. Kjo është një shenjë e mirë për policinë kriminale, e cila mund të gjejë gjurmë të autorëve nga fakti që makina nuk është shkrumbuar ndërsa nga verifikimi i targave të mjeti të përdorur nga autorët, AA 369 RV, dyshohet se janë false. Pasi nga hetimet e deritanishme të policisë, rezulton se ato i përkasin një automjeti tjetër, Volkswagen Polo.
Ora 10:30 - Forcat e FNSH në vendngjarje
Efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt kanë mbërritur në vendngjarje ku kanë nisur ushtrimin e kontrolleve në zonë ndërsa kanë ngritur edhe pika kontrolli.
Pasioni i trashëguar brez pas brezi, kush ishte Brahim Bilali, ish-kampioni i vrarë me vëllain
Brahim Bilali ka qenë kampion hipizmi vite më parë. Ka marrë pjesë në kampionate të ndryshme hipizmi, ndërsa pasioni për kalërimin është trashëguar edhe në breza. Vëllai i tij, Astrit Bilali, të cilët mbetën të dy të vrarë teksa dilnin nga shtëpia, ka hapur një resort hipizmi në periferi të Shkodrës.
Ndërkohë, djali i tij, Astmer Bilali, ka qenë kampion boksi. Edhe ai ka trashëguar pasionin për hipizmin. Në shtator të 2018-ës ai ishte duke kalëruar së bashku me Arjan Ferracakun, kur ky i fundit u vra në atentat. Në atë kohë, për shkak të së shkuarës me precedentë penalë të Astmer Bilalit, dyshohet se ishte ai objektiv i atentatit.

Brahim Bilali ishte kryetar i Shoqatës '2 Prilli', masakrës së fundit të komunizmit
Brahim Balili ishte kryetar i Shoqatës 2 Prilli në Shkodër. Një person mjaft aktiv në pjesën mediatike, për shkak të reagimeve të shumta që shoqata e drejtuar prej tij kishte në lidhje me situata politike, dhe jo vetëm.
Më 2 prill 1991, ndodhi një ngjarje që tronditi Shkodrën, që njihet ndryshe masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri. Në atë kohë mbetën të vrarë edhe 4 dëshmorët e demokracisë: Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka dhe Bujar Bishanaku