Opozita protestë pa Bashën e Berishën, militantët shpërthejnë në sherre mes njëri-tjetrit
Ora 09:30 - Nis me përplasje protesta tek Ministria e Brendshme, Klevis Ballliu disa tentativa për të kapërcyer perimetrin e sigurisë
Ka nisur me përplasje tek Ministria e Brendshme, protesta e radhës e opozitës. Qytetarë dhe simpatizantë të mbledhur para ministrisë, para rrethimit me policisë të zonës së pedonales që është bllokuar për kalimin e deputetëve që shkojnë në Kuvend, kanë nisur tentativat për të çarë kordonin e sigurisë. Janë neutralizuar menjëherë nga forcat e policisë.
Në krye të këtij grumbullimi protestuesish, qëndron ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu. Ai është filmuar nga kamerat në tentativa të vazhdueshme edhe gjatë ditës së sotme për të mos respektuar perimetrin e sigurisë. Efektivët e policisë i janë drejtuar Balliut duke i thënë se nuk është orientuar mirë nga drejtuesit e protestës, dhe se duhet të respektojë perimetrin e sigurisë që policia e Shtetit ka rënë dakord me organizatorët e protestës.
Ora 10:20 - Me pranga në duar, çfarë mesazhi kanë të rinjtë e PD-së?
Të lidhur me pranga në duar, veshur me të zeza me bluza ku shkruhet "Liri, Demorkaci, Shpresë", të rinjtë e Forumit Rinor Demokrat të Partisë Demokratike kanë përcjellë me një mënyrë ndryshe mesazhin e tyre për demokraci. Ndryshe nga protestat e tjera, bie në sy se këtë radhë nuk ka më vuzuela, dhe mesazhet politike në pankarta i kanë shmangur, duke pasur masivisht një pankartë të njëjtë ku shkruhet vetëm: "IK"

Ora 10:46 - Basha në Gjermani! Berisha 'braktis' protestën e opozitës?!
Fjalimin e parë në protestën e opozitës e mbajti kreu i Forumit të Partisë Demokratike Belind Këlliçi. Ndërkohë, në protestë u panë Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së, Petrit Vasili, aleati i të djathtëve, Fatmir Mediu, ish-deputeti Flamur Noka, e Kejdi Mehmetaj nga LSI. Në protestë nuk është para ish-kryeministri Sali Berisha.
Ora 11:00 - Report TV sjell pamjet me dron nga protesta e opozitës para parlamentit
Xhelal Mziu i vë 'drynin' Bashkisë së Kamzës
Kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu ishte ditën e sotme në protestën e opozitës. Ai u pa në mes të turmës përgjatë protestës siç mund të shihet edhe në foto. Edhe në protestat e mëparshme të opozitës punonjësit e Bashkisë së Kamzës kanë marrë pjesë masivisht duke lënë bosh zyrat e tyre.
Ora 11:20 - Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë
Gjatë kohës që kryeministri Edi Rama mban fjalën në Kuvend, protestuesit të shtyrë edhe nga thirrjet e ish-deputetëve të opozitës kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë. Ata janë përplasur me efektivët për të kaluar perimetrin e sigurisë por pa mundur t'ia dalin.
Ora 11:48 - Konfrontim fizik, militantët e PD rrahin dhe dëbojnë një protestues me kapuç në kokë
Gjatë kohës kur turma po tentonte të çante kordonin e policisë, mes tyre ka nisur një konflikt. Disa protestues kanë qëlluar me grushte një qytetar. Njëri prej tyre kishte mbuluar kokën me kapuç.
Sherri mes tyre është neutralizuar dhe personi i sulmuar është larguar nga zona. Gazetari i Report TV raporton se ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi e ka quajtur sulmin ndaj qytetarit një keqkuptim, pasi mes protestueve ka dyshime se policia ka infiltruar njerëzit e saj.
Ora 12:02 - Protestuesit e opozitës nisen drejt Kryeministrisë
Protesta e opozitës ka ndryshuar krej papritur axhendën e saj. Protestuesit janë larguar nga zona përballë Kuvendit për t'u nisur drejt Kryeministrisë. Turma është nisur e pa koordinuar duke lëvizur përmes rrugës kryesore duke krijuar edhe trafik në radhën e automjeteve.

Ora 12:24 - Protestuesit i vënë flakën 'piramidës'
Të zhvendosur përpara piramidës në krah të Kryeministrisë, protestuesit e opozitës bashkë me ish-deputetë të dy partive kryesore opozitare i kanë vënë flakën një piramide prej letre e cila sipas tyre simbolizon sipas tyre korruspionin në vend.

Ora 12:31 - Sërish përplasje fizike, militantët e PD rrahin një tjetër protestues, tentojnë të rrahin edhe një grua
Pas zhvendosjes së protestës së opozitës përballë piramidës, mes tyre është shënuar një tjetër pëplasje fizike. Disa protestues kanë sulmuar një prej tyre me grushte dhe shkelma. Mes tyre ka ndërhyrë një zonjë e cila është përpjekur t'i ndajë por edhe ajo është tentuar të rrihet nga protestuesit ndërkohë që pranë tyre është afruar edhe ish-deputeti demokrat Klevis Balliu.
Ora 12:56 - Paloka fjalim përmbyllës në selinë e PD-së: Pranon 'rrudhjen' e protestës
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, mbylli me një fjalim në selinë e PD-së protestën e opozitës duke përcjellë edhe përshëndetjet e liderit demokrat Lulzim Basha i cili u ndodh në Gjermani në takime me përfaqësues të CDU-së. Paloka tha se protesta u udhëhoq nga studentët, ndëesa në shkallët e PD-së para tij qëndronin të rinj të Forumit Rinor të PD-së.
Paloka tha se kryeministri Edi Rama nuk duhet të bazohet tek numri i protestuesve të opozitës dhe krahasimi me mbështetësit e kryeministrit gjatë turimit "bashkia që duam".