Opozita vijon bojkotin e Kuvendit, ja diskutimet në seancën e sotme nga mazhoranca
Ora 10:00 - Opozita ka vijuar bojkotin e seancës parlamentare, është hera e 5-të radhazi që deputetët e opozitës së bashkuar nuk ndjekin seancat plenare në Kuvend. Ditën e sotme diskutimet kanë vijuar nga deputetët e mazhorancës, i pari ka qënë deputeti Braçe i cili ka kërkuar një interpelancë me ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

Ora 10:10 - Ligji për sportin, Braçe - Ahmetajt: E pres për interpelancë!
Deputeti Braçe ka kërkuar me urgjencë një interpelancë me ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetajn, kërkesë kjo e përsëritur siç tha ai, pas një korespondence disa mujore me shkresa mes tyre.
“Kërkoj interpelancë për një çështje konkrete me interes publik. Kanë kaluar 2 javë dhe unë akoma pres. Kemi 6 muaj që komunikojmë me shkresa, me lejoni të them se përgjigjet që kam marrë janë tallje. Bëhet fjalë për ligjshmërinë fiskale të një institucioni të caktuar, për detyrimet që përcakton ligji për sportin që duhet të ishin arkëtuar në buxhetin e shtetit prej vitesh”. - tha Braçe.
Ora 10:15 – Interpelanca me Ahmetaj, Ruçi: Ministri ka qenë i ngarkuar
Kërkesës së Erjon Braçes i është përgjigjur kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i cili e ka justifikuar ministrin Arben Ahmetaj.
“Është kthyer mbrëmë vonë ministri. Prej 1 jave ka qenë me shërbim jashtë shtetit për Eurobondin dhe ka qenë i ngarkuar. Kërkesa juaj do reflektohet dhe me siguri ministri do të jetë i gatshëm për interpelancë javën tjetër”. - tha kreu i Kuvendit.

Ora 11:40 - Eurbondi 500 mln €, Ahmetaj: Tregues i përmirësimit të ekonomisë, rritëm besueshmërinë në tregje
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj nga foltorja e Kuvendit tha se ekonomia e vendit tonë tashmë konsiderohet e besueshme në tregjet ndërkombëtare të cilat edhe financuan marrjen e eurobondit.
“Ekonomia e Shqipërisë ka për të kaluar akoma teste. Sot tregjet ndërkombëtare e financuan për 7 vite kuponin tonë. Blerja e eurobondit tregon që tregjet kanë besim në ekonominë tonë. Ne po përgatisim një ligj integral për investimet e huaja. Mos harroni që vendet e rajonit dhje po të doni edhe të gjithë partnerët tanë tregtarë të mëdhe si Italia, po kalojnë problematike që nëse nuk do kishin bërë reforma nga energjia, pensionet, territorialja, drejtësia, do na kishin prekur."- tha Ahmetaj.
Ora 11:55 – Taulant Balla: PD kërkoi pazar për të ndryshuar ligjet e Vettingut
Deputeti Balla tha sot nga foltorja se PD kërkoi pazar në nisje të sesionit parlamentar për të ndryshuar ligjet e Vetingut. Kryetari i grupit parlamentar të PS theksoi se maxhoranca iu përgjigj negativisht një oferte të tillë nga opozita e cila sipas tij synon të pengojë ngritjen e Byrosë Kombëare të Hetimit, strukturë e cila do hetojë zyrtarët e lartë të përfshirë në akte korruptive apo dhe kriminale.
“Kur ne nisëm këtë sesion, PD ofroi pazar për ndryshimin e 7 ligjeve. Ne nuk do të bëjmë kurrë pazar për Vetingun e Drejtësisë. PD ka sjellë në Kuvend dy faqe letër dhe synon të pengojë ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Nuk bëhet Vettingu duke shkuar në hotele. Ata duhet të jenë sot këtu që çojnë përpara reformën në drejtësi”. – tha Balla.
Në seancën e sotme ra në sy edhe mungesa e deputetit socialist të shumëpërfolur ditët e fundit Rrahman Rraja, i akuzuar se kërcënoi oficerin e policisë Emiljano Nuhu në mbrojtje të të birit që akuzohet për përndjekje të ish-të dashurës.
Votimi i rendit të ditës.
Pavarësisht nga mungesa e opozitës, maxhoranca ka miratuar me 72 vota pro tre projektvendimet për shtimin e buxhetit dhe stafit për organet e drejtësisë. Ndërsa u shtyn sërish ligjet me shumicë të cilësuar. "Statusi i gjyqtarëve" dhe "Kodi Rrugor" vijojnë të presin votat e opozitës.

Ora 14:50 – Deklarata e Ballës, Partia Demokratike: Donim të zbatohej Kushtetuta
Pak orë pas deklaratës së Ballës ka ardhur reagimi nga PD përmes një deklarate për mediat. PD thotë se nuk ka kërkuar dhe nuk do të kërkojë kurrë pazar me kryeministrin Edi Rama për Vetingun. PD thotë se mazhoranca ka kaluar sot, propozimet për Vetingun që sipas PD, demokratët kanë 1 vit që i kërkojnë.
(04/10/2018)
(04/10/2018)