Përgjaket Elbasani, vriten në atentat 3 persona, dyshohet për pazaret e drogës
(29/12/2018)
(29/12/2018)
Ora 21:35 (29 Dhjetor) – Të shtëna me armë zjarri, raportohen 3 të plagosur rëndë
Raportohet për të shtëna me armë zjarri pranë zones së Bradashesit në Elbasan, nga informacionet e para 3 persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Policia ndodhet në vendngjarje ndërsa autori/ët janë larguar menjëherë pas krimit.
Ora 21:45 – Dyshohet se 3 personat kanë mbetur të vdekur
Nga të shtënat me armë në zonën e Bradasheshit dyshohet se 3 personat kanë mbetur të vdekur pasi janë qëlluar me breshëri automatiku. Raportohet se personat nuk kanë mundur t’i mbijetojnë dot plagëve të marra. Forcat RENEA ndodhen në Elbasan për kapjen e autorit/ëve të cilët dyshohet se janë larguar me automjet drejt Peqinit.
Ora 22:00 – Atentati në Elbasan me 3 të vdekur, viktimat nuk kanë mundur të mbijetojnë
Tre personat nuk kanë mundur të mbijetojnë, ata kanë ndërruar jetë pasi u qëlluan me breshëri kallashnikovi në një pritë pranë zones së Bradasheshit. I vdekur ka mbetur edhe një shtetas i huaj, që sipas burimeve është nga Turqia. Turku është identifikuar si Erdal Durunay.
Ora 22:05 - Larje hesapesh mes bandave, 3 të vrarët në Elbasan u kthyen pak ditë më parë në Shqipëri, shkak për ngjarjen dyshohet se është trafiku i drogës
Report Tv ka mësuar detaje të reja nga atentati që ka ndodhur në qytetin e Elbasanit ku 3 persona kanë mbetur të vrarë. Sipas burimeve, mësohet se konflikti mes bandave ka nisur për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Burimet sqarojnë se 3 viktimat ishin kthyer pak ditë më parë në Shqipëri, dhe se atentati i sotëm është një larje hesapesh. Viktima kanë mbetur Erdal Durunay, 51 vjeç, Endrit Alibej 34 vjeç dhe Arben Dylgjeri, 56 vjeç, dy të fundit të afërm me njëri-tjetrin, nipi dhe xhaxhai.
Ora 22:30 - Policia jep komunikatën zyrtare: U qëllua drejt makinës, 3 të vrarë
Policia e Shtetit jep për mediat komunikatën zyrtare për ngjarjen e Elbasanit, ku në Bradashesh u vranë 3 persona. Policia sqaron se janë vrarë 3 persona të cilët ishin duke udhëtuar në një makinë tip "Range Rover".
Njoftimi i plotë:
"Sot rreth orës 21:15, në fshatin Bradashesh, Elbasan është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti. Për pasojë kanë mbetur te vrare 3 shtetas që udhëtonin me te. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe indetifikimin e kapjen e autoreve. Forca te shumta policie kane rrethuar zonen ne nje perimeter te gjere. Policia po kryen kontrolle e shoqerime dhe nje sere veprimesh te tjera per te bere te mundur zbardhjen e ngjarjes. Nje grup specialistesh nga Krimet e Renda ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit jane nisur ne ndihme te Policise se Elbasanit"
Ora 22:45 – Viktima Endrit Alibej u arrestua në 2013 me 10 milionë euro kokainë në Itali
Detaje të reja zbulohen për ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në Elbasan. Shqiptarja.com mëson se një prej viktimave të identifikuara, Endrit Alibej, është arrestuar në vitin 2013 si pjesë e një grupi që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë. Alibej, asokohe 29 vjeç, sot 34 vjeç. Ai u arrestua në vitin 2013, bashkë me të vëllain e tij, Andrea Alibej, dhe ishin kokat e një grupi që trafikonte drogë në veriun e Italisë.
Ora 23:10 – Merret nga ambulanca e morgut trupi i pajetë i një prej viktimave që ishte brenda mjetit.
Trupat e dy prej viktimave që nuk mundën të mbijetonin dot gjenden në spitalin rajonal ndërsa trupi i viktimës së tretë ndodhej brenda automjetit tip Range Rover. Autoambulaca ka marrë trupin duke e dërguar drejt morgut të qytetit.
Ora 23:31 - Drejtori i Policisë Ardi Veliu mbërrin në vendngjarje, pritet mbledhje me drejtuesit e policisë vendore
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka mbërritur në Elbasan. Veliu pritet që të mbledhë në një mbledhje urgjente drejtuesit e policisë vendore në Elbasan. Veliu bashkë me prokurorët që kanë marrë në dorëzim çështjen pritet që të bëjnë analizimin e çdo prove për të zbardhur ngjarjen.
Ora 23:37 - Vrasja e tre personave në Elbasan, policia shoqëron 15 persona në Komisariat
Të paktën 15 persona janë shoqëruar në Komisariatin e Elbasanit si të dyshuar lidhur me ekzekutimin e tre personave në Elbasan. Infomacioni është bërë i ditur nga gazetari i Report TV, Arsen Rusta.
Ora 23:37 - Vrasja e tre personave në Elbasan, policia shoqëron 15 persona në Komisariat
Të paktën 15 persona janë shoqëruar në Komisariatin e Elbasanit si të dyshuar lidhur me ekzekutimin e tre personave në Elbasan. Infomacioni është bërë i ditur nga gazetari i Report TV, Arsen Rusta.
Ora 23:40 - Atentati në Elbasan, si u qëllua pareshtur me kallashnikov Range Rover-i
Shqiptarja.com sjell fotot ekskluzive nga vendi ku ndodhi përplasja e rëndë me armë në Elbasan. Siç shihet në edhe në fotot e shkrepura nga gazetari dhe fotoreporteri i Shqiptarja.com Antonio Çakshiri, makina tip Range Rover ku po udhëtonin 3 viktimat është qëlluar me breshëri plumbash kallashnikovi duke u bërë shosh nga plumbat.
Ora 23:50 – Mjeti tip Range Rover në të cilin ndodheshin tre viktimat me targa rumune
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Elbasani ku edhe tre persona janë vrarë mbrëmjen e sotme ka bërë të ditur se targa e makinës ku edhe ndodheshin viktimat ishte rumune. Targa rumune është AG71WYP. Ndërkohë forcat e policisë me karrotrec kanë larguar mjetit drejt Drejtorisë së Policisë të qarkut.
Më shumë se 25 të shtëna kallashnikovi drejt makinës Range Rover
Drejt makinës tip Range Rover është qëlluar më shumë se 25 herë. Breshëria e kallashnikovit ka lënë të vdekur në vend tre persona të identifikuar si Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe Erdal Dunuday.
(30/12/2018)
(30/12/2018)
Ora 09:15 (30 dhjetor) - Ky është turku që u vra mbrëmë në atentatin e përgjakshëm në Elbasan
Erdal Durunay është shtetasi turk që humbi jetën mbrëmjen e kaluar në Elbasan bashkë me Endrit Alibejn dhe Arben Dylgjerin, në atentatin që iu bë pranë Metalurgjikut, në dalje të qytetit. Shqiptarja.com siguron foton e turkut. Mësohet se ai ka qenë i martuar me një grua shqiptare dhe dyshohet se ka qenë pjesë e grupit të Endrit Alibejt. Ai ishte në shoqërinë e dy të tjerëve teksa udhëtonin me një automjet tip "Range Rover" në drejtim të të cilit u qëllua plot 20 herë me breshëri kallashnikovi. Shqiptarët Alibej dhe Dylgjeri humbën jetën në vend, ndërsa turku rrugës për në spitalin e Elbasanit për shkak të plagëve të rënda.
3 viktimat e masakrës në Elbasan
Erdal Durunay, 51 vjeç
Endrit Alibej, 34 vjeç
Arben Dylgjeri, 56 vjeç
Ora 09:41 - Njolla gjaku dhe rrethimi i lokalit i dëmtuar, vendi i ngjarjes ku u përplas makina e viktimave pasi u qëllua
Report TV ishte sërish mëngjesin e sotëm në vendin e ngjarjes në Elbasan ku u ekzekutuan tre persona mbrëmjen e djeshme. Autorët i bënë pritë makinës ku po udhëtonin tre viktimat në afërsi të Metalurgjikut, e cila humbi kontrollin dhe u përplas me rrethimin e një restoranti. Pas marrjes së provave, vendi i ngjarjes u pastrua, por ende duken njollat e gjakut. Ndërkohë që në pamje duken punonjësit e restorantit ‘Dervishaj’ duke rregulluar rrethimin që u dëmtua mbrëmë nga makina e tre viktimave.
Ora 11:42 - Masakra me tre të vrarë në Elbasan, ministri Lleshaj në konferencë shmang komentet në takimin me drejtuesit e policisë
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nuk ka komentuar ngjarjen e mbrëmshme në Elbasan ku u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi tre persona Endrit Alibej (Dylgjeri) dhe xhaxhai i tij Arben Dylgjeri si dhe shtetasi turk Erdal Durunay. Në konferencën për shtyp pas takimit me drejtuesit vendore të policisë, Lleshaj ka folur për mbylljen e basteve sportive menjëherë pas ndërrimit të viteve dhe masat e marra nga policia për festat.