Përplasje me armë zjarri në Laç, vriten dy persona

Ora 20:15 - Të shëna me armë në Laç, plagosen rëndë dy persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë pasi janë qëlluar me armë gjatë një konflikti në lagjen nr.1 të qytetit të Laçit. Në konflikt janë përfshirë disa të rinj, konflikt që më pas ka degraduar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Dy personat e plagosur rëndë janë sjellë në Tiranë në një spital privat.

Ora 21:00 - Policia postblloqe në akset kryesore 

Pas ngjarjes së ndodhur në Laç policia ka ngritur postblloqe në akset kryesore hyrëse dhe dalëse të qytetit. Ndërsa po vijon puna për identifikimin e autorëve të krimit

Ora 21:30 - Ndërrojnë jetë në spital dy personat e plagosur

Kanë ndërruar jetë në sallën e operacionit të spitali privat në Tiranë dy personat e plagosur.

Dy personat nuk mundën t'i mbijetonin dot plagëve të marra nga arma e zjarrit. Viktimat janë identifikuar si Mikel Jushi 35-vjeç dhe Jani Jushi 30-vjeç.

21:40 - Policia komunikatë: Janë ngritur pika kontrolli dhe po kryhen shoqërime
Policia e Shtetit ka shpërndarë një komunikatë për mediat.


"Sot rreth orës 20:15 në lagjen nr. 1 Laç, afer një lokali ka patur të shtëna me armë zjarri.
Për pasojë dyshohet se kanë mbetur te plagosur 2 shtetas, M.J dhe J.J., të cilët janë dërguar në   gjendje te rëndë për jetën në Tiranë  për ndihme mjekësore.
Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Rendit dhe të Policisë Kriminale, që kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe përballjen e tyre me drejtësinë.
Disa shërbime të tjera policore kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijon shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.
Për shkak të hetimit nuk mund të bëhen publike të tjera detaje qe lidhen me ngjarjen."

(28/04/2019)