Prej 2 vitesh e mbyllur, nis rikonstruksioni i shkollës në Mengël/ Çfarë ndodhi në një muaj
Shkolla në fshatin Mengël të Elbasanit u mbyll rreth dy vite më parë pasi komisioni i ngritur nga Emergjencat Civile e konsideroi të pasigurt, për shkak të amortizimit dhe dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.
Pas një vendimi të DAR Elbasan vitin e kaluar nxënësit zhvilluan procesin mësimor në shkollat e Elbasanit me dy turne. Edhe këtë vit do të ndodhte e njëjta gjë deri në rikonstruksionin e shkollës por prindërit nuk ishin dakord që të linin fëmijët e tyre të udhëtonin të vetëm nga fshati deri në shkollat e qytetit edhe për një vit tjetër shkollor.
Prej fillimit të shtatorit prindërit kanë shprehur shqetësimin dhe janë ngritur në protesta, më e madhja ditën e djeshme (2 tetor) duke bllokuar aksin Elbasan- Librazhd për 6 orë. Ditën e sotme (3 tetor) ka nisur edhe rikonstruktimi i kësaj shkolle.
Më poshtë zhvillimet para një muaji deri ditën e sotme.
11 shtator, ora: 19:00 – Banorët e fshatit: Nëse s’merren masa, do bllokojmë rrugën nacionale
Me afrimin e nisjes së vitit të ri shkollor prindërit ngrenë shqetësimet e tyre. Ata shprehen se nuk ndjehen të qetë, ndërsa fëmijët udhëtojnë të vetëm me autobusë në një zonë shumë të populluar. Pohojnë se e kanë ngritur zërin, por se askush nuk i ka dëgjuar. Ndaj shkojnë deri aty sa kërcënojnë se, nëse nuk merren masa, do të bllokojnë edhe rrugën nacionale.
"Ka një vit që është mbyllur shkola, dhe këtë vit nuk ka ndërmend që të hapet. Fëmijët I çojmë në shkollën “Xhaferr Kongoli” në Elbasan. Për një familje është keq, sepse do lëjë punën që të çojë fëmijët në shkollë."- thonë prindërit.
24 shtator, ora 13:00 – Nxënësit dhe prindërit e fshatit Mengël në protesta
Ka kaluar një javë që nga fillimi i vitit të ri shkollor ndërsa nxënësit e fshatit Mengel të Elbasanit ende nuk kanë filluar mësimin. Shkak i këtij bojkoti është bërë fakti se shkolla e tyre është mbyllur pas dëmtimeve që pësoi 2 vite më parë nga tërmeti, ndërsa nxënësit duhet ta zhvillojnë mësimin në shkollat e qytetit. Në ditën e gjashtë të fillimit të vitit të ri shkollor, nxënësit e fshatit Mengël së bashku me prindërit kanë zhvilluar një protestë të shoqëruar nga deputeti demokrat Luçiano Boçi. Në protestë kërkuan që të nisë normalisht mësimi në shkollën e tyre të fshatit.
Nxënësit ia kanë dalë që të shqyejnë derën e shkollës dhe të futen brenda ambienteve të shkollës, ku edhe kanë vijuar protestën e tyre.
25 shtator, ora 13:00 - Banorët sërish në protestë, bllokojnë aksin Librazhd-Elbasan
Fëmijët e fshatit Mengël në Elbasan sot sërish nuk kanë shkuar në shkollë për të ndjekur procesin mësimor. Ata së bashku me prindërit e tyre kanë bllokuar rrugën nacionale Librazhd – Elbasan për rreth 15 minuta. Ndërkohë që paralajmërimi është se kjo do të jetë e përditshme deri sa të rihapet shkolla në fshatin e tyre.
27 shtator - Nxënësit dhe prindërit 9 ditë protesta për shkollën, Bashkia e Elbasanit premton rikonstruksionin
Prej 9 ditësh fëmijët e fshatit Mengël kanë zhvilluar protesta të njëpasnjëshme. Për këtë problem Bashkia e Elbasanit ka marr vendimin që shkolla të rikonstruktohet. Një fakt të tillë, e bën të ditur drejtoresha e shkollës Nevila Duli. Sipas saj shkolla do të jetë gati për 2-3 javë.
1 tetor, ora 13:30 - Nxënësit e Mengëlit sërish thyejnë derën e shkollës, ndërhyn policia
Sërish protestë nga fëmijët dhe prindërit në fshatin Mengël. Ata sot janë mbledhur në oborrin e shkollës, ndërsa fëmijët sërish janë futur me forcë në ambientet e shkollës duke thyer derën hyrëse të saj. Pas marrjes së informacionit se po dëmtohet shkolla, forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre nga shkolla. Shkak për rifillimin e protestës ka qenë mosmbajtja e premtimit nga ana e bashkisë e cituar edhe nga drejtoresha e kësaj shkolle, ku thuhej se punimet për rikonstruksionin e shkollës do të fillonin të hënën.
1 tetor, ora 15:30 - Thyerja e derës së shkollës në Elbasan, reagon PD: Forca speciale kundër fëmijëve
Deputeti i PD, Luçiano Boçi e cilëson si të paprecedent ndërhyrjen e policisë në ambientet e shkollës fillore në Mengël. Ai mbështet nxënësit që kundërshtojnë largimin nga shkolla për t’u zhvendosur në një tjetër, shumë më larg banimeve të tyre. Demokrati shprehet se krimi në Elbasan bën kërdinë dhe askund dhe nuk ndeshet me forcat speciale, pasi shton ai ’armiku i tyre janë nxënësit’.
1 tetor, ora 15:30 - Thyerja e derës së shkollës në Elbasan, reagon PD: Forca speciale kundër fëmijëve
Deputeti i PD, Luçiano Boçi e cilëson si të paprecedent ndërhyrjen e policisë në ambientet e shkollës fillore në Mengël. Ai mbështet nxënësit që kundërshtojnë largimin nga shkolla për t’u zhvendosur në një tjetër, shumë më larg banimeve të tyre. Demokrati shprehet se krimi në Elbasan bën kërdinë dhe askund dhe nuk ndeshet me forcat speciale, pasi shton ai ’armiku i tyre janë nxënësit’.
2 tetor, ora 12:30 – Bllokohet nga fëmijët aksi kombëtar Elbasan- Librazhd
Pas 3 javësh protestash dhe bojkot të mësimit në Elbasan, fëmijët e fshatit Mengël ditën e sotme bllokuan aksin nacional Elbasan- Librazhd duke paralizuar qarkullimin e automjeteve prej orës 12:30 minuta deri në orën 18:00. Ata lejuan që të kalojë vetëm ambulanca, ndërsa radha e makinave në rrugë ishte kilometrike.
2 tetor, ora 16:00 – Vijon bllokimi i rrugës, policia konfrontohet me protestuesit
Policia dhe drejtuesit e automjeteve ndërhynë për hapjen e rrugës por hasën në rezistencën e protestuesve të shumtë, ku nuk munguan as konfrontimet fizike, ndërsa njëri nga nxënësit u shpreh se njëri nga efektivët e qëlloi në kokë. Policia ka shoqëruar disa nga protestuesit për kundërshtim të uniformave blu. Në vendin ku u zhvillua protesta shkoi edhe shefi i policisë së Elbasanit Altin Qato dhe Nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit. Ky i fundit nuk ka arritur të shpreh asgjë pasi nuk është pranuar të flasë nga ana e banorëve, ndërsa ka akuzuar se protesta është politike.
2 tetor, ora 16:20 – Nxënësi në lot në sy: Polici më qëlloi në kokë
Protesta në fshatin Mengël të Elbasanit është shoqëruar me tensione dhe shtyrje mes prindërve e nxënësve me policinë, që po tentonte që të hapte rrugën Elbasan-Librazhd që u bllokua. Njëri nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare thotë se është qëlluar në kokë nga policët. “Më gjuajti polici te koka” thotë fëmija duke qarë. Mbërritja e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) nuk i ka dhënë zgjidhje situatës pasi prindërit dhe nxënësit nuk janë larguar nga rruga.
2 tetor, ora 18:00 - 6 orë pas bllokimit rihapet qarkullimi në aksin Elbasan- Librazhd
Rreth 6 orë pas bllokimit nga nxënësit dhe prindërit është rihapur qarkullimi rrugor në aksin Elbasan- Librazhd. Ndërhyrja e policisë për zhbllokimin më herët të rrugël rezultoi në përplasje mes tyre dhe prindërve.
2 tetor, ora 19:00 - Policia: U keqpërdorën nga politika, shoqëruam një 25-vjeçar për dhunë
Pas zhbllokimit të aksit rrugor Policia vendore e Elbasanit përmes një komunikate ka njoftuar shoqërimin e një protestuesi. Po në këtë njoftim të policisë thuhet se rruga nacionale Elbasan-Librazhd ka qënë e bllokuar në mënyrë të paligjshme, ku disa prej protestuesve të rritur u keqpërdorën prej subjekteve politike duke reaguar dhunshëm ndaj Policisë.
Gjithashtu Policia ka deklaruar se fëmija, pamjet e të cilit janë publikuar nga disa media duke pretenduar dhunimin e tij nga forcat e rendit, nuk është lënduar për asnjë moment.
2 tetor - Balla: Turp! Militantët e PD po luajnë me jetën e fëmijëve, nesër nis puna në shkollë
Pas protestës së banorëve të fshatit Mengël, mbështetur edhe nga eksponentët e Partisë Demokratike, ka reaguar përmes një statusi në Facebook kryetari i grupit të PS, Taulant Balla. Ai thotë se jeta e fëmijëve po përdoret si mish për top nga PD për luftën politike, ndërsa shton se punimet për rikonstruksionin e shkollës do të fillojnë nesër. Aktualisht, shprehet Balla, shkolla rrezikon që të shembet dhe të zërë fëmijë dhe mësues brenda.
2 tetor - Balla: Turp! Militantët e PD po luajnë me jetën e fëmijëve, nesër nis puna në shkollë
Pas protestës së banorëve të fshatit Mengël, mbështetur edhe nga eksponentët e Partisë Demokratike, ka reaguar përmes një statusi në Facebook kryetari i grupit të PS, Taulant Balla. Ai thotë se jeta e fëmijëve po përdoret si mish për top nga PD për luftën politike, ndërsa shton se punimet për rikonstruksionin e shkollës do të fillojnë nesër. Aktualisht, shprehet Balla, shkolla rrezikon që të shembet dhe të zërë fëmijë dhe mësues brenda.
3 tetor, ora 11:00 – Deputeti i PD Boçi kallëzon policinë: Dhunoi protestuesit
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka paditur policinë e Elbasanit për ushtrim dhune, sipas tij, ndaj protestuesve të djeshëm në fshatin Mengël, të cilët bllokuar për 6 orë aksin nacional Elbasan-Librazhd. Padia e Boçit është depozituar sot në Policinë e Elbasanit.
Në kërkesëpadi, deputeti demokrat pretendon se policia ka ushtruar dhunë ndaj prindërve dhe nxënësve të shkollës 9-vjeçare gjatë protestës.
3 tetor, ora 12:00 – Një ditë pas protestës, Balla e Sejdini inspektojnë nisjen e punimeve tek shkolla
Kryetari i grupit socialist Taulant Balla ka shkuar në Mengël, një ditë pas protestës që prindërit dhe nxënësit zhvilluan në rrugën kryesore të këtij fshati. I shoqëruar nga kryetari i bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini, Balla ka thënë se shkolla po rikonstruktohet dhe se Partia Demokratike ka përdorur banorët dhe fëmijët për interesa politike. Balla tha se punimet do të përfundojnë për 15 ditë, dhe se shkolla do të rrezikonte jetën e fëmijëve prandaj u ndërhy për t’a rikonstruktuar.
3 tetor, ora 13:30 – Banorët dërgojnë fëmijët në shkollën e Elbasanit pas nisjes së rikonstruksionit të shkollës në Mengël: Tri javë kohë, nëse s’hapet, sërish në protesta!
Banorët e fshatit Mengël në Elbasan, kanë dërguar pas 3 javësh bojkot fëmijët e tyre në shkollë. Banorët kanë pranuar të dërgojnë fëmijët në shkollë, pas nisjes së rikonstruksionit në shkollën e këtij fshati.
Banorët janë shprehur për Report Tv, se do të presin 3 javë dhe nëse shkolla nuk do të hapet, atëherë ata do të ngrihen sërish në protestë.
(03/10/2018)
(03/10/2018)