Si ta gjeni ReportTV në dixhital tokësor FALAS

Nga 10 shtatori 2018, në Tiranë dhe Durrës, të gjitha televizionet do të fikin transmetimet analoge

 Për të vazhduar të shihni edhe Report Tv duhet të ndiqni disa procedura të thjeshta qe vlen edhe per qarqet e Fierit, Korces dhe Beratit

 

 

Faza I - Ju duhet një dekoder dixhital DVB T2

Gjëja e parë qe duhet te beni: verifikoni nese televizori juaj eshte i ri, pra i blere pak a shume dy vitet e fundit, ne kete rast kaloni direkt ne fazen e dytë.

Ndersa nese keni nje televizor te vjeter duhet te pajiseni me një dekoder DVB T2.

Faza II - Bëj kërkim automatik për të gjetur kanalet dixhitale (numerike)

Nga talevizori yt shko te menu, dhe beni zgjedhjen te shteti duke seleksionur Italy apo Slovaki (qe pershtaten deri tani me sistemi shqiptare).

- Pastaj në opsionin setting nis kërkimin automatik për kanalet dixhitale (digital set up).

Nëse televizori juaj ju kërkon të zgjidhni nëse duhet ta aplikoni LCN apo jo, ju zgjidhni PO.

Ne se ke nje dekoder te  Digitalbit ja si duhet te veproni

Duhet ta çoni dekoderin e Digitalbit në gjendjen fillestare.

Pastaj shtypni opsionin e kerkimit automatik ''VETEM KANALET E LIRA'' 

Faza III - Shijoni Report TV në kanalin 11

Nëse keni respektuar procedurat me korrektësi, do ta gjeni Report TV në numrin 11 të telekomandës suaj. Në çdo rast mund të kërkoni në mënyrë manuale mes të gjitha kanaleve të seleksionuara nga televizori juaj dhe pasi të gjeni Report TV mund ta memorizoni si kanalin e preferuar manualisht në numrin 1 te telekomandes.