Tension në Kuvend, Basha kërkon qeveri tranzitore dhe kërcënon, Rama debate të ashpra me Berishën

Ora 10:25 - Ende pa nisur mirë seanca plenare në Kuvend, Partia Demokratike ka kërkuar 30 minuta pushim për të bërë një mbledhje të shkurtër grupi. Pas kësaj kërkese reagoi kreu i grupit të PS Taulant Balla i cili ironizoi situatën, duke u shprehur se seanca ka nisur më herët se zakonisht dhe se kryedemokratit Basha nuk i ka dalë gjumi.

 

“Ju lutem mos ta bëjmë qesharake punën e Kuvendit. Ne të vijojmë me punën normale, në momentin që ju të jeni prezent në sallë le të fillojmë. Thuajeni troç, keni vënë Lulzim Bashën të parin në listë dhe ai nuk vjen dot para orës 10 dhe jemi në rregull”.

Ora 10:38 - Berisha: Edvini hapi ekspozitë prandaj i vunë drynin parlamentit. Ruçi: S’ka lidhje fare, thjesht u lamë kohë Komisioneve

Fjalën i pari për seancën e sotme e mori ish-kryeministri Sali Berisha. Në fjalën e tij, Berisha bëri “me faj” ekspozitën e hapur në Berlin të kryeministrit Edi Rama për anulimin e seancës parlamentare të enjten e kaluar.

 

“Shqiptarët e urrejnë deri në palcë. Urretja popullore po rritet. Asgjë nuk e shpëton Edvinin tuaj. Me ç’motiv i vutë drynin parlamentit ditën e enjte?,”-tha Berisha.

 

Replika erdhi nga vetë kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi: "Në datën 24 nuk ka pasur në kalendar seancë plenare sepse sesionin filluam më datë 21. Nuk ka lidhje fare me kryeministrin, thjesht u është lënë koha komisioneve që të përgatisin axhendën e sotme të parlamentit".

Ora 10:51 - Basha kërkon qeveri tranzitore dhe kërcënon: Pranonin propozimin tonë ose populli do e pastrojë këtë sallë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se salla e këtij institucioni është kthyer në një bodrum krimi dhe i vetmi që mund ta pastojë është popoulli. Basha artikuloi sërish tezën e tij për qeveri kalimtare dhe paralajmëroi se nëse Rama nuk e pranon këtë propozim atëherë do të jetë populli që do ta pastojë sallën e Kuvendit.

 

“Në këtë Kuvend ka kohë që ka rënë hija e mortit. Se dini se përse jeni këtu. Jeni këtu për shkak të një grushti kriminelësh që iu kanë kapur prej rrobash. Sot nuk kemi temë më të rëndësishme për të diskutuar se sa mënyra se si do të zgjidhet kjo krizë: Ose përmes propozimit të opozitës përmes një qeverie kalimtare dhe jo një qeverie kukullash enigmatike për të justifikuar largimin e atyre që duhet të jenë në burg, sipas përgjimeve që janë bërë publike, ose, ndryshe në këtë sallë, mund dhe duhet ta pastrojë ai të cilit kjo sallë i takon, popullit shqiptar!” 

Ora 11:00 - Deputetët e PD-së bllokojnë foltoren, tentojnë të largojnë ministren Anila Denaj

Deputetët e PD-së kanë bllokuar foltoren e Kuvendit gjatë fjalës së ministres së Ekonomisë, Anila Demaj. Gjatë gjithë kohës, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka bërë thirrje për qetësimin e gjakrave: Zoti Basha, uluni. Mos më detyroni të marr masa. "Më tepër respekt për zonjën, aq më tepër që e ka për herë të parë". 

Ora 11:04 - LSI kundër bllokimit të foltores, Luan Rama- Bashës: Uluni, lëreni Demajn të flasë se është femër
Nënkryetari i LSI-së, Luan Balla i ka bërë thirrje kryedemokratit Lulzim Basha që të ulen në mënyrë që ministrja e Ekonomisë, Anila Demaj të vazhdojë fjalën e saj. Mësohet se Luan Rama i ka thënë Bashës: Uluni, uluni, është femër. Qëndimin e nënkryetarit e kanë ndjekur të gjithë deputetët e LSI-së, të cilët ndryshe nga aleatët e tyre të PD-së, nuk e kanë bllokuar foltoren e Kuvendit por kanë zgjedhur të qëndrojnë të ulur në vendet e tyre.

Ora 11:13 - “Ulu more aty, mos më çaj tr*pin, skizofren”, Vasili lëshon gojën ndaj Ulsi Manjës
 

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka lëshuar gojën ndaj deputetit Ulsi Manja teksa po merrte fjalën në foltoren e Kuvendit. Në një debat të ndezur nga vetë ai për arsyen: Pse më sheh?, Vasili degjeneroi me fjalorin e tij duke i thënë Manjës: Ulu aty mos na çaj tr*pin, mos na çaj b*thën. Ulu aty skizofren, budalla. Ulu aty do na tregosh ti parlamentin. Ulu aty, mos na çaj…

Ora 11:18 - Basha me mendjen tek investigimi i ‘VOA’: Tik-tak po afron ora, thirrini mendjes

Për herë të dytë kryedemokrati Lulzim Basha në fjalën e tij në Kuvend ka bërë thirrje që kryeministri Edi Rama të ishte në Kuvend për të dhënë përgjigje ndaj skandalit të publikuar në ‘VOA’:

 

"Makijazh dhe fasadë këtu s’ka për të pasur më. Keni zhytur vendin në krizë. Ju veproni me kod mafioz, ju hani dhe pini me kriminelët. Keni marrë zgjedhjet peng dhe e keni mbushur me kukulla kabinetin. E di gjithë bota se si e morët pushtetin në 2017. Ky parlament nuk është i juaji, thirrini mendjes. Tik-tak po afron ora. Thirreni këtu Ramën, ai është padroni i Vangjush Dakos dhe Damian Gjiknurit".

Ora 11:20 - Balla 'thumbon' Kryemadhin në Kuvend: Rakordohuni pak me Lulin

Deputetët e PD dhe kryetari Basha u bënë pjesë e një incidenti në sallën e Kuvendit kur tentuan të largojnë nga foltorja ministren e re të Financave, Anila Denaj, e cila mbajti fjalimin e parë përpara deputetëve. LSI ishte kundër kësaj sjellje të PD dhe asnjë prej deputetëve të saj nuk u ngrit ndërsa Luan Rama për normalizimin e situatës i kërkoi Bashës ta lejonte Denajn të fliste. Ky detaj nuk iu shpëtoi socialistëve. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, thumboi Monika Kryemadhin kur iu drejtua se nuk po rakordohet me Lulin edhe pse janë të dy pjesë e aksioneve të opozitës.

 

"Mëso edhe ti Monika, se je që në 2001 deputete, me një ndërprerje të shkurtër 2005-2013. Të lutem Monika, ç'a ka ndodhur që nuk po rakordoheni me Lulin? Rakordohu pak me të...", iu drejtua Balla, Kryemadhit.

Ora 11:56 - Kryemadhi “sulmon” Anila Denajn: Ministre prej lidhjeve familjare me Ramën, do isha krenare të bëhej Balla 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka sulmuar nga foltorja e Kuvendit ministren e re të Financave, Anila Denaj. Kryemadhi tha se ajo u bë ministre prej lidhjeve me familjarët e kryeministrit, ndërsa shtoi gjithashtu se përpara asaj meritonin të bëheshin ministra gratë dhe burrat socialistë. Kryemadhi iu drejtua edhe Ballës se do ishte krenare ta shihte atë ministër në kabinetin qeveritar. 

 

Ora 12:38 - Rama pyet Berishën: A e kalon dot Oqeanin drejt SHBA? Unë sot kam komunikim 'live' me Shtëpinë e Bardhë 
 

Opozita shfrytëzoi një intestigim të redaksisë së Zërit të Amerikës në Tiranë për të sulmuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për lidhje me krimin. Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të VOA dhe opozitës kur tha se Zëri i Amerikës është shndërruar në zëdhënës të "kazanit" të Tiranës. Kreu i qeverisë deklaroi se komunikim zyrtar e ka me Uashingtonin dhe Shtëpinë e Bardhë, ndërsa njoftoi se pas fjalës në Kuvend do të ketë një komunikim direkt me vetë Shtëpinë e Bardhë. Rama iu drejtua me një pyetje direkte edhe ish-kryeminsitrit Sali Berisha kur e pyeti se a e kalon dot Oqeanin për në SHBA... 

Ora 13:00 – Rama i tha se nuk shkon në SHBA, Berisha: I kam ndërprerë udhëtimet edhe pse marr ftesa 

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu përgjigjur Edi Ramës i cili tha se ai nuk shkonte dot më drejt SHBA-ve  deklaroi se ai kishte zgjedhur vetë të mos udhëtonte më. Berisha tha se ai i ka ndërprerë udhëtimet zyrtare dhe pse merr ftesa vazhdimisht. 

Ora 13:05 – Debati, Rama: Familjes time i ha ato që nuk thuhen. Berisha: Je fundërrinë

Përplasje të ashpra në Kuvend mes Edi Ramës dhe Sali Berishës. Ish-kryeministri akuzoi bashkëshorten e Ramës se është aksionere te ABI Bank. Por përgjigjia e kreut të qeverisë ishte e menjëhershme

“ABI Bank është një bankë amerikane e cila monitorohet drejtpërdrjet nga enti rregullator i bankave në SHBA dhe nëse bashkëshortja ime do të ishte aksionere, të jesh i sigurt që mua nuk do më lejonin të kapërceja oqeanin”. tha Rama.  

Duke iu drejtuar Berishës, Rama shtoi “Familjes time i ha ato që nuk thuhen". As përgjigjia e Berishës nuk vonoi kur iu drejtua Ramës me fjalët "fundërrinë që u merr shokëve gratë, je njeri që mohon djalin tend”.

Ora 13:19 - Rama-Berishës: Dhe leje për 15 HEC-e, sot iu fshihesh tropojanëve si skuth 

Kryeministri Edi Rama foli në Kuvend edhe për 15 HEC-et e miratuara nga qeveria e kaluar me firmë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Rama iu drejtua Berishës se po iu fshihet si skuth tropojanëve. Kreu i qeverisë tha se ai ia doli të anulojë 13 nga 15 HEC-et e Berishës.

 

"Ti e shkatërrove Valbonën, që tani fshihesh si skuth dhe nuk ke guxim t’u dalësh përpara atyre tropojanëve të tu e t’i thuash se “Unë e shkatërrova Valbonën”. Dhe 15 leje për hidrocentrale në Valbonë, prej të cilave ne anuluam 13 dhe dy nuk i anuluam dot për të mos shkuar në arbitrazh prej kontratave që na kishit lënë ju”, u shpreh Rama.

Ora 13:25 - Rama për Bashën: Artisti do qofte te daja, mblidhni rripat në qershor, i keni të humbura zgjedhjet


"Lulzim, ti e di që ne komunikojmë edhe pse bën sikur nuk komunikojmë, por duhet të dish se qofte te daja nuk ka. Artist, mblidhi rripat në qershor, i keni të humbura zgjedhjet. Unë ta kam thënë si fitohen zgjedhjet", iu drejtua Rama, Bashës, gjatë replikave të forta me ish-kryeministrin Sali Berisha.
 

Ora 13:35 - Basha: Kryeministri erdhi i droguar dhe nxori vulgaritetet e zakonshme 

Lulzim Basha ka komentuar nga foltorja e Kuvendit përplasjet e ashpra mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, ku nuk munguan as fyerjet e ndërsjella. Sipas Bashës, Rama erdhi në Kuvend i droguar dhe nxori të gjitha vulgaritetet e zakonshme. Kreu demokrat iu rikthye sërish investigimit të publikuar një ditë më parë nga Zëri i Amerikës dhe akuzoi qeverinë për lidhje me krimin. 

 

"Rama erdhi këtu në gjendje të droguar dhe nxori vulgaritetet e zakonshme me shpresën se këto do dominojnë lajmet. Mashtrimet bajate dhe gënjeshtrat e trasha që futi nuk e shpëtojnë dot", tha Basha

Ora 13:40 - Pas fjalimit të Bashës, opozita largohet nga salla e Kuvendit 
Pas debateve të forta Rama-Berisha dhe fjalimit të kryetarit të PD, Lulzim Basha, opozita ka lënë sallën e Kuvendit. Njëherazi deputetët e PD dhe LSI lanë karriget duke braktisur seancën. Ndërsa në këto momente fjalën e mori zv.kryeministri Erion Braçe. 

(31/01/2019)