Tiranë, zbulohen 4 qendrat estetike që ishin kthyer në baza prostitucioni
Ora 14:00 - 3 gra të arrestuara, 7 të shoqëruara
Pas 7 muajsh hetimesh dhe përgjimesh policia e Tiranës ka zbuluar 4 qendra estetike të kthyera në baza prostitucioni. Gjatë aksionit janë arrestuar 3 administratore ndërsa janë shoqëruar 7 vajza.
Policia ka shpallur në kërkim një tjetër person 43 vjeç. Administratoret e arrestuara 28, 33 dhe 34 vjeçe.
Nga informacionet e marra nga policia ambientet e 4 qendrave të masazhit vendoseshin nga administratoret në dispozicion të ushtrimit të prostitucionit nga vajzat e punësuara atje. Policia procedoi në gjendje të lirë 7 punonjëset për ushtrim prostitucioni. Bëhet e ditur se në kuadër të operacionit të koduar “Extra Service” janë sekuestruar materiale DVR, kamera vëzhguese, aparate celulare dhe 4 ambientet ku ushtrohej ky aktivitet.

Kjo është një nga qendrat estetike të kthyera në bazë prostitucioni
Report TV ka mundur të zbulojë një nga qendrat estetike të kthyera në bazë prostitucioni në Tiranë. Qendra me emrin “Lefteri Beauty Center” thuhet se administrohej nga një prej vajzave të arrestuara. Qendra ndodhet në Rrugën e Dibrës dhe siç shihet edhe nga fotot, ofron disa shërbime kryesisht për femra.
Nga kërkimet në rrjetet sociale rezultojnë dy adresa të hapura nga Lefterija një nga tre administratoret e një prej qendrave estetike të kthyera në baza prostitucioni.
(25/09/2018)
(25/09/2018)