Tragjedia e 1997, Forcat e Xhenios gjejnë skelet njeriu në tunelet e Qafë Shtamës në Mat
Ora 14:00 – Zbulohen eshtra njeriu gjatë gërmimeve në tunelin e Qafë Shtamës
Forcat e Xhenios kanë gjetur ditën e sotme skeletin e një personi gjatë gërmimeve për pastrimin e tuneleve nga armatimet e mbetura. Zona ku u gjetën eshtrat ishte përcaktuar nga ushtria si vend ku mund të kishte armë të vjetra që më pas do të asgjësoheshin.
Siç mund të shihni edhe në foton e siguruar nga Shqiptarja.com, eshtrat e gjetura gjatë gërmimeve të sotme të Forcave të Xhenios të cilat po punojnë në tunelin e Qafë Shtamës për pastrimin e tij nga armët dhe municionet e mbetura.
Ora 14:20 - Eshtrat dyshohet se janë të një prej viktimave të tragjedisë së 1997
Dyshohet se eshtrat i përkasin një prej 23 personave që humbën jetën në 29 prill të vitit 1997, duke nxjerrë armë, ndërsa tuneli shpërtheu nga municionet. Tragjedia e atëhershme shkaktoi tronditje të thellë tek të gjithë banorët e Matit dhe Shqipërisë. Pas tragjedisë një pjesë e tunelit u shemb, duke pamundësuar nxjerrjen e tetë trupave të pajetë të cilët mbetën mes gërmadhave. Viktimat ishin të gjithë banorë të fshatit Selitë të rrethit të Matit ndërsa tuneli u mbyll nga ushtria dhe qëndroi i tillë për 21 vjet me radhë.
Ora 14:30 – Ekspertë nga Prokuroria e Dibrës nisen drejt vendit të ngjarjes
Pak minuta pas publikimit të lajmit ekspertë nga Prokuroria e Dibrës janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Për identifikimin e eshtrave do të duhen analizat e ADN-së
Përveç eshtrave forcat e ushtrisë gjetën edhe predha e armatime të tjera të pashpërthyera në të gjithë zonën.
Çfarë ndodhi në 29 prillin e vitit 1997?
29 prill 1997, dita kur vendi u përball me tragjedinë e parë nga shpërthimi i municioneve.
Dhjetëra banorë të fshatit Selitë në rrethin e Matit i ishin drejtuar tuneleve të ushtrisë në Qafë Shtamë për të marrë armë dhe municione. Rënia e shtetit dhe hapja e depove ushtarake çoi në armatosjen e civilëve, duke prodhuar një situatë anarkie në të gjithë vendin. Tentativa e banorëve të fshatit për të shpërthyer nje depo armatimesh shkaktoi tragjedinë e rëndë në atë kohë ndërsa viktimat ishin kryesisht nga e njëjta familje.
23 persona humbën jetën në këtë ngjarje mes tyre edhe 10 fëmijë, të gjithë banorë të fshatit Selitë në Mat, me jo më shumë se 200 banorë në atë kohë. Ekipet e emergjencës bënë të mundur nxjerrjen e trupave të 15 viktimave, ndërsa 8 të tjerë nuk u gjetën kurrë, për shkak se një pjesë e tunelit pësoi shembje.
Viktimat e tragjedisë së Qafë-Shtamës:
1.Sherif Dishani 35 vjeç
2.Majlinda Dishani 20 vjeç
3.Eglantina Kurti 13 vjeç
4.Esat Haxhia 26 vjet
5.Ramis Dishani 17 vjeç
6.Artan Dishani 17 vjeç
7.Nurie Dishani 12 vjeç
8.Deshira Dishani 14 vjeç
9.Rabije Dishani 14 vjeç
10.Myrvete Dishani 10 vjeç
11.Vera Uka 16 vjeç
12.Agim Barçi 30 vjeç
13.Zylfie Dishani 25 vjeç
14.Allaman Kurti 35 vjeç
15.Ruzhdie Kurti 11 vjeç
16.Edmond Dishani 16 vjeç
17.Lulezime Dishani 12 vjeç
18.Fitim Dishani 22 vjeç
19.Trendafile Dishani 12 vjeç
20.Fatime Uka 43 vjeç
21.Ferit Rama 34 vjeç
Viktimat e tragjedisë së Qafë-Shtamës:
1.Sherif Dishani 35 vjeç
2.Majlinda Dishani 20 vjeç
3.Eglantina Kurti 13 vjeç
4.Esat Haxhia 26 vjet
5.Ramis Dishani 17 vjeç
6.Artan Dishani 17 vjeç
7.Nurie Dishani 12 vjeç
8.Deshira Dishani 14 vjeç
9.Rabije Dishani 14 vjeç
10.Myrvete Dishani 10 vjeç
11.Vera Uka 16 vjeç
12.Agim Barçi 30 vjeç
13.Zylfie Dishani 25 vjeç
14.Allaman Kurti 35 vjeç
15.Ruzhdie Kurti 11 vjeç
16.Edmond Dishani 16 vjeç
17.Lulezime Dishani 12 vjeç
18.Fitim Dishani 22 vjeç
19.Trendafile Dishani 12 vjeç
20.Fatime Uka 43 vjeç
21.Ferit Rama 34 vjeç
(19/09/2018)
(19/09/2018)