Votohet për Këshillin Kombëtar të PD, 7 demokratë braktisin listën e Bashës
Ora 11:35 – Kreu i PD Basha: Na duhet një brez i ri, t’a kalojmë politikën tek një elitë e re
Kryetari i PD Lulzim Basha, ka mbajtur fjalën e tij në nisje të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.
“Dua të mbështes sot qytetarët që protestojnë kundër prishjes së Teatrit, apo studentët që protestojnë kundër reformës në arsim. Rinia studentore ka flakur inercinë e mosveprimit e heshtjes duke na dhënë shembull. Kemi nevojë për një politikë perëndimore. S’duam parulla dhe predikime sipërfaqësore, kjo s’është e lehtë, as e pamundur. Duhet një brez i ri politik, dhe një elitë e re për vendin. Detyra morale dhe fitorja është ndarja nga e keqja dhe përgatitja e kalimit të politikës tek një elitë e re.”- u shpreh Basha.
Ora 11:42 - Pas zëdhënëses së Berishës, tërhiqet edhe një nga kritikët më të fortë të Bashës
Pas Erla Mëhillit, tërhiqet nga gara edhe Edvin Kulluri. Në një postim në Facebook, Kulluri thotë se procesi për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD, është farsë.
"Te dashur miq dhe delegate te Kuvendit te PDSH-së! Duke u nisur nga situata e rëndë në të cilën ndodhet Partia Demokratike për shkak të leaderiship-it të saj që vepron në kundërshtim të hapur me çdo parim demokratik, deklaroj tërheqjen nga gara “farsë” për Anëtar të Këshillit Kombëtar! Duke falenderuar për vlerësimin e qindra delegatëve që më kanë shkruar që nga mbrëmja e djeshme duke më dhënë mbështetjen, do vazhdoj të angazhohem në opozitë me ketë qeveri të korruptuar, kriminale dhe anti-demokratike! Do mbështes me çdo mënyrë protestën e studenteve dhe qytetarëve, deri në largimin e kësaj qeverie dhe “mashave” të saj në opozitë! Të qenit anëtar i PD-së është nder, por nuk mund ti lejojë vetes të behem pjesë e opozitës së emëruar nga Edi Rama! Ju faleminderit!"-shkruan Kulluri.
Ora 11:56 - Tërhiqet nga gara për Këshillin Kombëtar të PD edhe Edith Harxhi: PD duhet të ishte në protestë, jo nëpër salla.
Pas Erla Mëhillit dhe Edvin Kullurit, tërhiqet nga gara për t’u bërë pjesë e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike edhe Edith Harxhi. Në një reagim në rrjetet sociale, Harxhi shkruan:
“Të dashur miq, une sot tërhiqem nga gara për Keshill Kombëtar të PD pasi si ish studente dhjetori mbështes fuqimisht dhjetorin e dytë shqiptar dhe mendoj se PD duhet të shte sot në protestë dhe jo e mbyllur në salla dhe e marre peng. Jam kundër grevethyerjes! PD do triumfojë”.

Ora 11:59 - Basha: Kandidatët në postet publike do filtrohen, mekanizmi do ndryshojë, kemi gati Reformën
Lulzim Basha më tej në fjalën e tij, tha se Partia Demokratike është duke përgatitur një tjetër reform për të të gjithë kandidatët e saj që do të konkurrojnë nëpër poste publike.
“Reforma tjetër që ne kemi ndërmarrë është pikërisht ajo e filtrimit të kandidatëve që duan të konkurojnë për poste publike. Ne po ndërtojmë mekanizmin e vlerësimit paraprak për të gjithë ata që duan të konkurojnë për kandidatë për poste publike. Ky vlerësim paraprak do të garantojë që në zgjedhjet primare në parti të marrin pjesë vetëm ata që kanë formimin e duhur demokratik, kanë integritet moral dhe aftësi për t’i shërbyer interesit publik. Për këtë ne po marrim praktikën më të mirë britanike”, tha ai.
Ora 12:00 – Basha- Ramës: Pandëshkueshmëria do marrë fund, pa dalë para drejtësisë Dako, Tahiri e Balla nuk ka shpresë
Teksa vijonte fjalën e tij në Pallatin e Kongreseve Lulzim Basha tha se Rama është njeriu më i dëmshëm në historinë e Shqipërisë që pas diktatorit Enver Hoxha.
“Edi Rama e ka shtyrë Shqipërinë në buzë të greminës.Pas Enver Hoxhës ai është njeriu më i dëmshëm që ka patur ndonjëherë Shqipëria. Madje Edi Rama nuk duhet thjesht larguar: ai dhe gjithë banda kriminale me të cilën ai po shkatërron Shqipërinë duhet të dalin para drejtësisë. Kjo pandëshkueshmëri duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë. Pa nxjerrë Ramën, Tahirin, Dakon, Ballën, Roshin, Sejdinin, Çyrbjen, Rrajen, Gjiknurin, Ahmetajn e të gjithë bandën e inkriminuar të Rilindjes para drejtësisë, në Shqipëri nuk do të ketë as drejtësi dhe as shpresë për të”, tha ai.
Ora 12:10 - Basha pranon gabimet dhe fton kritikët: Kemi bërë hapa të gabuar, ejani bëhuni pjesë e PD
Kryedemokrati Lulzim Basha, ftoi kritikët të bëhen pjesë e PD. Ai tha se PD ka bërë gabime por ka reflektuar.
“Janë bërë gabime, kemi bërë hapa në drejtim të gabuar, por me ndihmën e demokratëve e kemi korrigjuar dhe përmirësuar këtë proces dhe po bëjmë kështu. Partia Demokratike nuk ka qenë asnjëherë më shumë nën sulm sesa sot. Ejani të gjithë, bëhuni pjesë.”-tha Basha.
Ora 12:18 - Bashës i merren këmbët pasi pengohet kur zbret nga podiumi pas fjalimit të gjatë.
Kreu i PD Basha është përballur me një situate të sikletshme pasi mbaroi fjalimin e tij të gjatë në Kuvendin Kombëtar. Teksa ishte duke zbritur nga podiumi i ngritur në Pallatin e Kongreseve ai desh është rrëzuar, por ka marrë sërish ekuilibrin dhe i është drejtuar vendit ku qëndronte i ulur.
Ora 13:11 - Largohen edhe 3 kandidatë të tjerë nga Këshilli Kombëtar i PD
3 kandidatë të tjerë largohen nga gara për t'u bërë pjesë e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, duke e cilësuar procesin “farsë”, dhe kërkojnë ndryshimin në PD. Largohen Valbona Mezini, ish-deputetja Mimoza Hajdarmataj, dhe Fabian Topollaj. Valbona Mezini thotë se i bashkuar protestës së studentëve. Ish-deputetja Mimoza Hajdarmataj, thotë se mbështet PD, por angazhimi në shoqërinë civile e pengon të jetë pjesë e Këshillit Kombëtar. Ndërkohë ai që është më i ashpër në qëndrimin e tij, është pedagogu Fabian Topollaj, i cili thotë se Basha duhet të ndryshojë edhe emrin e Partisë.
Ora 13:15 - Basha dhe Berisha votojnë në të njëjtën kohë
Kreu i PD-së Lulzim Basha dhe paraardhësi i tij, Sali Berisha kanë votuar në Kuvendin Kombëtar për zgjedhjen e 256 anëtarëve të rinj të Këshillit të Partisë Demokratike.
Ora 14:38 - Pedagogu ‘dush të ftohtë’ demokratëve në Kuvend: Dëgjova fjalime për hënën jo për njerëzit, fjalë të drunjta e tjerrje masive
Në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, foli edhe pedagogu Rezart Prifti. Në fjalën e tij, Prifti nuk i kurseu kritikat për demokratët. Ai tha se në Kuvend kishte dëgjuar shumë fjalime të drunjta që nuk kanë lidhje me hallet e qytetarëve.
“Atdheu është lakuriq. Në kohën e qoftëlargut, për këtë shprehje, Trifon Xhagjika u dënua me vdekje. Edhe sot që flasim, atdheu është po lakuriq. Jam këtu për 3 arsye. Arsyeja e parë ka të bëjë me atë që besoj. Unë besoj tek një shtet i vogël, besoj në taksa të ulët dhe besoj tek qytetaria. Tjetra, t’i veshim rrobat atdheut. Arsyeja tjetër pse erdha ka të bëjë me PD. Dëgjuam këtu lloj e soj fjalimesh, fjalime të përgatitura për hënën dhe jo për njerëzit që janë në sheshe. Fjalë shumë të drunjta, një tjerrje masive që nuk vete në veshin, e jo më në shpirtin e njeriut. “-tha Prifti.

Ora 15:17 - Tërhiqet edhe Arben Skënderi: Pseudogarë, PD-ja e sotme hibrid i 'Republikës së Re'
Tërhiqet nga kandidimi për anëtar të Këshillit Kombëtar të PD edhe Arben Skënderi, anëtar Kryesie i kësaj force politike, duke e çuar në shtatë numrin e demokratëve që refuzojnë këtë garë. Vendimin e tij, Skënderi e njofton përmes një postimi në rrjetet sociale ku thekson se është informuar përmes medias se emri i tij ndodhej në listën e 350 kandidatëve për një vend në Këshillin Kombëtar të PD. Ai shton gjithashtu se zgjedhjet e sotme në Kuvendin Kombëtar janë farsë, ndërsa akuzon PD-në se është kthyer në hibrid të "Republikës së Re" e cila funksionon në bazë të interesave personale dhe financiare.
Ora 18:00 – Mbyllet votimi në Kuvendin Kombëtar të PD, numërimi do bëhet në selinë blu
Mbyllet votimi në Kuvedin e PD për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar. Procesi i votimit në 13 komisionet ka përfunduar. Mësohet se kanë marrë pjesë 4740 votues. Gjithashtu, burime pranë PD thanë për Report Tv se materialet do të shkojnë në seli ku edhe do të caktohet orari i fillimit të numërimit.