Zbulohet laborator heroine në një fshat në Has, 5 të arrestuar
(19/10/2018)
(19/10/2018)
Ora 12:00 – Report TV mëson se është zbuluar një laborator heroine në Has. Burime bëjnë të ditur se laboratori ishte ngritur në një zonë periferike në fshatin Brenog brenda dy kapanoneve që përdoreshin si stallë për bagëtitë. Ndërhyrja është bërë në mëngjes nga RENEA dhe FNSH, por Policia e Shtetit ka dhënë vetëm një njoftim të shkurtër duke njoftuar se operacioni ishte zhvilluar në bashkëpunim me agjencitë e huaja partnere dhe se laboratori dyshohej se përdorej për prodhimin e drogave të forta. Mësohet se në laborator është gjetur një sasi e konsiderueshme lënde opiumi, e cila është baza për prodhimin e heroines.
Ora 12:30 - Mësohet se magazina ku prodhohej heroina ishte pranë një shtëpie të banuar. Në banesë jetonin prindërit e pronarit të laboratorit, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Prindërit janë shprehur përpara policisë se nuk kishin dijeni për aktivitetin e djalit të tyre pak metra larg shtëpisë. Nga informacionet nga terreni mësohet se janë dy kapanone të kthyer në laborator heroine ndërsa gjatë këtij operacioni janë arrestuar pesë persona.
Ora 14:40 – Njoftimi nga policia: Objekti përdorej për përpunimin e drogave të forta
"Drejtoria Vendore e Policise Kukës në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës kanë zhvilluar një operacion antidroge ku është zbuluar një objekt që dyshohet se perdorej për përpunim të drogave të forta.
Për detaje të operacionit Policia e Shtetit, Prokuroria dhe agjencitë ligj zbatuese në ditët në vijim do të kenë një konferencë të përbashkët për mediat për operacionin që zhvillohet në qarkun e Kukësit.". - thuhet në njoftimin e policisë.
Ora 15:30 - Identifikohen 2 nga 5 të arrestuarit, dyshohen ekspertë të prodhimit të heroinës
Dy nga të arrestuarit janë identifikuar si Xhevit Shuti 48 vjeç, Mustaf Shuti 76 vjeç dhe tre të tjerët me iniciale A.Shuti, V.B, F C, A.SH. Xhevit dhe Mustaf Shuti (babë e bir) dyshohet se janë ekspertë në përgatitjen e heroinës.

Ora 18:10 - Gazetari i Report TV Arsen Rusta raporton nga vendngjarja
Gazetari i Report Tv ndodhet në fshatin ku u zbulua laboratori, ndërsa shprehet se banorët nuk pranojnë që të prononcohen, por jashtë kamerave theksojnë se ‘nga media kemi mësuar se në fshat policia ka bërë një aksion gjatë natës’.
Brenda në laborator janë gjetur pajisje që shërbenin për ta kthyer opiumin në heroinë, por edhe përzierës kokaine dhe kanabis në sasi të vogla. Deri tani janë lëshuar 10 urdhër arreste, 5 persona janë arrestuar, ndërkohë që dosja pritet që të kalojë te Krimet e Rënda, pasi nga të dhënat e para bëhet fjalë për një rrjet ndërkombëtar trafiku.
Operacioni është në vijim dhe priten të tjera arrestime orët që vijnë pas. Hetimet për zbulimin e fabrikës së heroinës në Has kanë nisur disa muaj më parë, në bashkëpunim me agjencitë partnere. Operacioni është kryer nga RENEA, FNSH dhe agjentë të DEA-s amerikane. Një banor i fshatit Brenog ka thënë për Report TV se brenda këtij laboratori policia ka gjetur rreth 100 kg drogë, e cila besohet se është e llojit heroinë. Po sipas të njëjtit, agjentët që kanë marrë pjesë në operacion kishin mbishkrime 'DEA', çka lë të kuptohet se operacioni është zhvilluar nga agjentë amerikanë të antidrogës.

Ora 20:20 – Kryeministri Rama: Provë e qartë force e shtetit kundër krimit
Disa orë pas operacionit ka reaguar kryeministri Rama përmes një postimi në Twitter. Rama ka shkruar se “Ky aksion tregon forcën e shtetit ndaj krimit ndërsa opozita e dëshpëruar i quan si faje të qeverisë”. shkruan Rama
Ora 20:30 – Detaje për të ndaluarit, mes tyre edhe një zjarrfikës
Nga informacionet më të fundit të raportuara nga gazetari Arsen Rusta nga Kukësi mësohet se mes 5 personave të ndaluar është edhe Flamur Çela me detyrë punonjës zjarrfikës, ai ndodhet i ndaluar në Drejtorinë e qarkut të Shkodrës. I ndaluari tjetër është 15-vjeçari me iniciale A.Sh, i biri i Xhevit Shutit i cili është i arrestuar së bashku me të atin e tij Mustaf Shuti në këtë operacion.
Ora 20:40 - Report TV dhe Shqiptarja.com sigurojnë foton e të arrestuarit Xhevit Shuti. Mësohet se 48-vjeçari ka kryer disa udhëtime në Zelandën e Re ndërsa së fundmi ka pasur një biznes transporti me furgon për linjën Has- Durrës.
(20/10/2018)
(20/10/2018)
Ora 12:00 (20 tetor) - 24 orë pas zbulimit të laboratorit të heroinës, Njësia Operacionale e Policisë së Shtetit, "Forca e Ligjit" është larguar nga fshati Bërnog i Hasit. Krahas 5 të arrestuarve, policia është në kërkim edhe të 5 personave të tjerë, pasi dyshohet për një rrjet trafiku ndërkombëtar. I arrestuar është edhe A.Hoxha, por nuk dihet ende se cila është lidhja e tij me këtë ngjarje. Daja i Xhevit Shutit i cili mbërriti në këtë fshat një ditë pas operacionit, është shprehur se nuk kishte pasur dijeni për atë që bënte nipi i tij. Banorët e fshatit me më pak se 130 shtëpi janë shprehur të habitur pas zbulimit të laboratorit të sofistikuar për prodhimin e drogave të forta. Ata thonë se s'kanë dëgjuar kurrë për ekzistencën e një objekti të tillë që përdorej për përpunimin e heroinës.

(21/10/2018)
(21/10/2018)
Ora 10:25 (21 tetor) - Laboratori i Heroinës në Has, të përfshirë 3 turq, njëri nga të arrestuarit është biznesmen tekstilesh
Policia ka arrestuar edhe një shtetas turk pas zbulimit të laboratorit të heroinës në Has. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Report TV se janë të përfshirë 3 shtetas turq në Laboratorin e drogës. Turqit mendohet se kishin rolin kyç në nxjerrjen e Heroinës, pasi njëri prej tyre dyshohet se ishte kimist, ndërkohë që të tjerët siguronin bimën e Opiumit nga Afganistani.
Njëri nga 3 shtetasit turq , që ndodhet i arrestuar mendohet se është biznesmen dhe pikërisht nëpërmjet biznesit të tij kamuflohej sjellja e bimëve të opiumit në Shqipëri. Biznesmeni truk kishte një biznes tekstilesh, ku sillte në Shqipëri, tapeta dhe produkte të tjera, ku brenda tyre mendohet se fshiheshin bimët e opiumit.
(22/10/2018)
(22/10/2018)
Ora 16:00 (22 tetor) - Gjykata e Kukësit ka dhënë masat e sigurisë për të arrestuarit e laboratorit të heroinës në fshatin Brenog të Hasit, pas një seance maratonë e cila nisi që prej paradites.
Në masën arrest me burg janë lënë tre nga pesë të arrestuarit si Xhevit Shutin, Flamur Çela dhe Vehbi Berushi. Për të moshuarin Mustaf Shuti gjykata ka vendosur arrest shtëpie, ndërsa është liruar gruaja Anila Shuti e cila është lënë në detyrim paraqitje.