Zjarre në Fushë Arrëz dhe Fier, rrezikohen dy fshatra
Dy zjarre të mëdha kanë rënë ditën e sotme në një zonë të Fushë Arrëzit dhe në Fier duke rrezikuar dy fshatra dhe një biznes.
Dy zjarre të mëdha kanë rënë ditën e sotme në një zonë të Fushë Arrëzit dhe në Fier duke rrezikuar dy fshatra dhe një biznes.
Ora 14:30 (Fushë Arrëz) – Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një zonë pyjore të Fushë Arrëzit në Pukë. Nga flakët e zjarrit rrezikohen dy fshatra të zonës.
Raportohet se flakët kanë dalë jashtë kontrollit.
Ora 14:45 (Fushë Arrëz) – Kreu i Bashkisë Fran Tuci: Gjendje alarmante
Në një lidhje telefonike për Report TV kreu i Bashkisë Fushë Arrëz Fran Tuci deklaroi se gjendja është alarmante. Sipas tij rrezikohen nga djegia dy fshatra. Flakët sipas Tucit kanë mbërritur deri në oborret e banesave, ndërsa helikopteri e ka pasur të pamundur për të ndërhyrë.
Fushë Arrëz - Dy fshatrat që po rrezikohen nga zjarri masiv prej tre ditësh janë Tuc dhe Lumbardhë. Banorët e zonës të mbështetur nga forcat e FA vijojnë betejën për të vënë nën kontroll flakët. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se përveç helikopterit në operacion në Fushë Arrëz prej orësh janë angazhuar edhe dhjetëra efektivëve të repartit ushtarak të Vaut të Dejës.
Ora 15:00 - Zjarri djeg ullishtat në Fier, rrezikohet një biznes nga flakët
Në orët e pasdites edhe në Fier është shënuar një vatër zjarri në kodrën e fshatit Vajkan. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte, ndërsa nga flakët rrezikohet një biznes. Banorët dhe forcat zjarrfikëse po punojnë për të shuar flakët.
(29/09/2018)
(29/09/2018)