Aktualitet
  • Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë në sistemimin e rrugëve kryesore e dytësore të cilat kishin nevojë për rehabilitim si dhe në mbylljen e pusetave, aty ku janë problematike, sidomos në akset kryesore.

  • 21 Janari, prokuroria rekurs:
    Kume e Kasa në burg

    Armand Kasa dhe shoferi i Ndrea Prendit, gardisti Margarit Kume do të përballen sërisht me prokurinë, për caktimin e masës së sigurisë. Këtë radhë beteja do të zhvillohet në Gjykatën e Lartë,në sekretarinë e së cilës prokuroria ka dorëzuar kërkesat për ndryshimin e masave të sigurisë nga detyrim paraqitje në arrest në burg.

  • Dështon bashkia, tabela
    e çmimeve s’funksionon

    Në fund të dhjetorit, bashkia e Tiranës, gjatë kontrolleve që ushtroi mbi tregje për të mos lejuar rritje të çmimeve të produkteve me rastin e festive të fundvitit deklaroi edhe nismën më të re se të gjithë tregtarët, që nga janari do të ishin të detyruar tabelën e çmimeve ku do të ishte shënuar madje edhe origjina e mallit.

  • Tiranë, pensionistët shtypen
    te sportelet e postës

    Sportelet e pikave të postës shqiptare, ku shpërndahen pensionet edhe gjatë ditës së djeshme kanë qenë të mbushura plot e përplot. Të moshuarit kanë zënë radhë që herët në mëngjes për të marrë shpërblimin e pleqërisë që në fakt duhet ta kishin marrë dy javë më parë.

  • Tenton të mbrojë shtëpinë
    nga zjarri, vdes i moshuari

    Tentoi deri në fund të mbrojë banesën e tij nga flakët dhe kjo i ka kushtuar jetën sot një të moshuari në një fshat të Pukës. Qamil Maluku kishte vënë re flakët në pyllin pranë shtëpisë së tij dhe pahumbur kohë është përpjekur që ta shuajë atë.

  • Dibër: Armë e tritol në
    shtëpi, pranga 29-vjeçarit

    Një 29-vjeçar është arrestuar sot nga Policia e qytetit të Dibrës pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij u gjet një arsenal i vërtetë armësh. Burime policore pohuan se i riu i arrestuar është banues ne fshatin Qafë-Murrë të Dibrës.

  • Bisht-Palla, Çela: Serbët
    do ta bëjnë port jahtesh

    INTERVISTA E PLOTE/ Ish-admirali në karrierë Kudret Çela pohon se kompani të huaja, lakmojnë teritorin e bazës tashmë të mbyllur të Bishtit të Pallës. Ai tregon projektet e këtyre kompanive, projekte këto që janë miratuar dhe nga vetë Ministri I Mbrojtjes Arben Imami. Po ndiqen krahinizmat - tregon - gjithë Gjeneralët nga zona e jugut janë shkarkuar: ministri s'e bën dot pa marë "ok" nga eprori i tij.

  • Itali: Shmanget pengmarrja,
    pranga tre shqiptarëve

    Policia italiane ka arrestuar tre shtetas shqiptarë të cilët po tentonin të merrnin peng vajzën e një biznesmeni italian. Fatmirësisht gjithçka ka mbetur në tentativë pasi Policia e Venezia-s arriti të bllokonte automjetin në të cilin udhëtonin tre shqiptarët me kapuç në kokë.

  • Tiranë, falsifikonin pasaportat
    4 të arrestuar,mes tyre femra

    Operacioni policor “Aplikantja” ka çuar në pranga 4 persona dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nën akuzën e falsifikimit të dokumentave, vulave dhe stampave për prodhimin e pasaportave biometrike.  Policia e kryeqytetit bëri me dije se janë arrestuar: Luan Tetaj, 40 vjeç; Qëndrim beqaj 22 vjeç; Fatlinda Tetaj 18 vjeç dhe Pranvera Lika 62 vjeç. Ndërkohë që janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë.

  • Ish administratori: Berisha përfitoi nga fajdet

    Ish administratori Farudin Arapi e cilëson demagogji deklaratën e kryeministrit Berisha për piradimat. Sipas Arapit ka qenë Berisha, i cili pranoi për vite me rradhë që Partia Demokratike të financohej me paratë e shqiptarëve, të mbledhura nga piramidat.

  • Kaosi në zyrat e postës, rradhë
    të gjata për marrjen e pensionit
     

    Radhët e te moshuarve kanë nisur që herët në mëngjes dhe vetëm pas shumë orësh pritjeje, disa prej tyre kanë arritur të marrin në dorë pensionin e tyre. Të irrituar me procedurat e reja, pensionistet tregojnë se nuk mund të tolerojnë asnjë ditë vonesë për marrjen e pensionit, i nevojshëm për të jetuar. ( Në foto: Rradha në zyrat postare në Tiranë)

  • U largua nga burgu i Bënçës
    shqiptari arrestohet në Greqi

    Besnik Kreci, 2 vjet më parë kishte marrë leje në burgun ku vunate dënimin për vjedhje. Por, nuk u kthye më dhe u arratis drejt Greqisë ku edhe u arrestua pak kohë më parë.

  • Bleu drogë nga Lazarati
    kapet i riu me 4 kg hashash

    Policia lokale njoftoi mëngjesin e sotëm se Erald Toro, 22 vjeç , lindur dhe banues në Gjirokastër është kapur nga policia pasi kishte blerë një sasi prej 4 kilogramë hashash. Policia është vënë në dijeni për blerjen e sasisë së drogë.

  • "Dru gay-ve", Spahia s'ndërron
    mendje, LGTB: Në burg

    Zv.ministri i mbrojtjes Ekrem Spahia në një intervistë mediatike komentoi kërkesën për mbajtjen e paradës së parë të LGTB në Shqipëri. Spahia: Do t’i kap në hu ato. Reagon Avokati i Popullit: Kjo, mendësi e prapambetur.LGTB: Spahia diskriminon, po rrezikon burgun. I pyetur nga Shqiptarja.com nëse kishte ndërruar mendje, ai refuzoi të fliste duke i qëndruar kështu deklaratës fillestare.

  • Sarandë: kapet 300 kg hashash,
    largohen tre transportuesit

    Policia e qytetit të Sarandës ka sekustruar sot 300 kg hashash. Lënda narkotike po trasportohej me mushka nga tre persona, bëjnë të ditur burime nga forcat e rendit. Policia nuk ka mundur t’i arrestojë dhe tashmë tre transportuesit e drogës janë shpallur në kërkim.

  • Xhamia e re, nis përplasja
    Basha: Bëjeni te parku Rinia

    Bashkia e Tiranës i ka ofruar komunitetit Mysliman parkun "Rinia" për të ndërtuar xhaminë e madhe. Fillimisht komuniteti mysliman është treguar optimist për këtë propozim të ri, por në mbledhjen e tre ditëve më parë, myslimanët kanë këmbëngulur që xhamia e re të ngrihet te Namazgjaja, e cila aktualisht është lulishte.

  • Demiri më '95, debati me
    Qaton: Nano, jo në burg

    Më 21 korrik të vitit 1995, dy vjet pas arrestimit të bujshëm, në kryeqytet zhvillohej seanca në ngarkim të ish-kryetarit të PS-së Fatos Nano

  • Hazizaj: Orientimi seksual, e drejtë pozitive

    Në intervistën për gazetën MAPO, kreu i ambasadës PINK, Altin Hazizaj tregon planin e aktiviteteve që do të organizohen në kryeqytet për 17 Majin, Ditën kundër Homofobisë, midis të cilëve është edhe “parada e flamurit” të komunitetit LGBT, që do të valëvitet përkrah atij shqiptar jo vetëm në festime, pasi sipas Hazizajt, të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe institucionet shtetërore, si Kryeministria, Presidenca, ministritë, Bashkia e Tiranës etj.

  • Aksidenti, vdes fëmija 2 vjecar
    prindërit dërgohen në spital

    Aksidenti tragjik ka ndodhur në aksin Kalimash – Kukës. Policia bëri të ditur se vogëlushi Emiljano Dema nuk ka mundur dot t’i mbijetojë aksidentit fatal në makinën ku udhëtonte me prindërit e tij. Asllan dhe Hirushe Dema kanë mbetur të plagosur. (Foto: Arkiv)

  • Elbasan, vrau shokun pas grindjes
    arrestohet 20 vjecari Lleshanaku

    Arrestohet 20 vjecari, i cili dyshohet se 5 ditë më parë qëlloi për vdekje Donald Lamcën në Shirgjan të Elbasanit. Policia tha se autori i ngjarjes është Azmir (Riza - Spartak) Lleshanaku, 23 vjeç, banues ne fshatin Bujqes Komuna Shirgjan Elbasan.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv