-
Ilir, me çfarë parash qëndroni ju dhe stafi juaj në Vlorë?
Ilir Meta, që mban pozicionin e Presidentit të Republikës, ka deklaruar edhe mbrëmë në një studio televizive, siç kishte bërë disa herë më parë në daljet e tij se ai do të vazhdojë të qëndrojë larg zyrës së tij në Tiranë, por do të vazhdojë të bëjë fushatë në Vlorë.
-
Damian Gjiknuri, tërmet nesër në Tiranë dhe jo sot në Vlorë e dje në Dibër
Pavarësisht rezultatit të 25 prillit, ka një listë paraprake fituesish. I pari dhe triumfuesi i padiskutueshëm në të gjitha llojet e kombinimit të shifrave, është vetë sistemi.
-
Carlo Bollino: Ja pse nuk do të ketë asnjë qeveri PS-PD
Të gjithë duket se kanë ngatërruar ofertën për bashkëpunim qeveri-opozitë të Edi Ramës, me një propozim bashkëqeverisjeje PS-PD. Ne fakt për shumë arsye Edi Rama dhe Lulzim Basha duhet të qëndrojnë të ndarë përgjithmonë.
-
Rama dhe Basha dhe Meta në mes
Këto janë fjalët e presidentit të vendit drejtuar kryeministrit pak javë më parë: “Nuk merrem me atë qen bir qeni unë, se e di ai fuqinë time, se po të dua unë, ai të gjejë vrimë ku të futet. Ilir Meta ka aq shumë fuqi sa ta bëjë atë që mos të ketë vrimë ku të futet.
-
Për Ramën e Bashën a ekzistojnë shqiptarët jashtë kufijve?!
Shqipëria po hyn në fazën e fundit të fushatës për zgjedhjet e 25 prillit dhe ajo që mund të shihet është një “deja vu” e fushatave të kaluara me aktorët e ngjajshëm, që janë pjesë e luftës së ashpër, tensioneve, premtimeve të bujshme për një jetë më të mirë, për lekë me bollëk, heqje taksash, parajsë në turizëm, autostrada e aeroporte.
-
Ftesa e Ramës për bashkëpunim, virtyt i munguar
Hera e parë që në kulmin e konkurencës për fronin e kryeministrit, nga kryeministri aktual të dëgjojmë ftesë drejtuar konkurentit për bahkpunim pas zgjedhjeve. Në politkën shqiptare është ngjarje që nuk pritej
-
Berisha po përgatit PD-në post Basha
Tani që numërimi ka filluar mbrapsh, debati politik shqiptar është i vakët, shterues, përsëritës. Duket sikur u thanë të gjitha. Pati vetëm një shkëndijë budallaqe nga ekstremistët e opozitës, që vunë alarmin për lista me të dhëna personale. Rezultoi jo vetëm një përpjekje e dëshpëruar për të prodhuar skandale, por tregoi dhe injorancën për ata, që s’bëjnë dot dallimin midis të dhënave personale dhe atyre publike
-
Kush e zemëroi Gridën, Rama apo Basha!
Por kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, si për çudi i kishte “miratuar” me kohë sulmet politike të Ramës duke e transferuar Grida Dumën në Rrogozhinë. Ndërsa kryeqytetin dhe numrin “2” Basha ia besoi rivales së saj në parti, Jorida Tabakut.
-
Skënder Minxhozi: Kryeministri Basha, një kukull e varur në çengelin e Ilir Metës
Lulzim Basha, është një lider politik jo vetëm i dobët e anemik, por edhe tërësisht i varur historikisht nga fjala dhe vullneti i Sali Berishës. Si i tillë, ai projekton pikërisht të kundërtën e qeverisjes PD-LSI të 12 viteve më parë. Nuk është Sali, as Ilir…
-
Testi i 2019-s, PD e LSI hyjnë më 25 prill me të paktën mbi 800 mijë vota kundër
Kur jemi 10 ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit, kompanitë e sondazheve po intensifikojnë publikimin e tendencës në ditët e fundit. Sonte, tre nga këto kompani pritet të japin fotografimin e rezultatit në të gjithë vendin. Megjithatë, ekziston një e dhënë e fortë dhe e qartë për të parë se si është tendenca e elektoratit shqiptar aktualisht.
-
Mero Baze: E rëndësishme është të shpresojnë tek SHBA
Ambasadorja Yuri Kim e bëri një gjë të mirë. Detyroi mbështetësit fanatik të Ilir Metës dhe Sali Berishës, ta citojnë pozitivisht. Ky është suksesi i parë kaq i dukshëm i saj si ambasadore, qyshkurse ka ardhur në Shqipëri.
-
Bashkëpunim pas 25 Prillit, ftesë e sinqertë e Ramës apo test për Bashën?
Kryesocialisti e ka ftuar Lulzim Bashën në një bashkëpunim me Partinë Socialiste, nëse kjo e fundit fiton zgjedhjt e 25 Prillit. Ndoshta, përmes kësaj thirrje, Rama i ka hedhur një ‘kamerdare’ Bashës për të justifikuar pozicionin e tij të mëpasshëm në krye të PD-së, nëse humbet zgjedhjet për të disatën herë.
-
Ramadan
“Tridhjet’ dit’t e Ramazonit as kom hongër, as kom pi”. I gjithë “informacioni” im në lidhje me muajin e Madhërishëm të Ramazanit përmblidhej në këto vargje të një kënge të vjetër që nuk më dukej aspak me përmbajtje fetare. Përkundrazi.
-
Solidariteti i 50 prokurorëve ndaj Elisabeta Imerajt, gjesti më fisnik në Drejtësi që nga 1994
Solidariteti i 50 prokurorëve ndaj Elisabeta Imerajt është një shenjë e mirë dhe sinjal i domosdoshëm që vajzat dhe djemtë e Drejtësisë shqiptare të fitojnë pavarësinë dhe dinjitetin e nëpërkëmbur duke i thënë një Jo! të fortë marifetçinjve që deri më sot kanë qenë të lirë në marifetet e tyre
-
Carlo Bollino: Unë “socialisti i pasigurtë” në database që tremb PD-në e Bashës dhe Berishës
Pas shpërndarjes së një kopje të database të famshme socialiste nga ana e PD-së në celularët e qindra personave (duke shkelur atë privacy që shtirej se po denonconte), një kopje, më në fund, mbërriti edhe te unë. Ja çfarë zbulova.
-
Përse Albin Kurti po lodhet kaq shumë të risjëllë në pushtet atë që ndihmoi Millosheviçin gjatë embargos?
Eshtë e habitshme se si nga mendja, hundët, sytë e Albin Kurtit u zhdukën si në një amnezi totale ato pamje të tmerrshme të naftës që kishte pushtuar, ndotur, bllokuar gjithë veriun e Shqipërisë për të rrjedhur si një linfë e zezë për të furnizuar ushtrinë serbe, ndaj të cilës i njëjti Albin ishte dhe është kundërshtar i flaktë.
-
Stuhi në gotë!
E pa vënd përmëndja e emrave të patronazhistëve !
-
Skënder Minxhozi: Kur kërkon të dish me zor se ç’mendon Yuri Kim
E provokuan dhe ajo foli. Jo një por dy herë, si për të na treguar sesa pak i kishte pëlqyer, që e rreshtuan “me dhunë” në llogoret elektorale të 25 prillit.
-
Auditimi i qeverisjes vendore, nga KLSH-ja apo audituesit ligjorë?!
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin Nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore” sipas të cilit në nenin 50/2 të tij ka përcaktuar se; “Veprimtaria financiare dhe zbatimi i buxhetit vjetor të njësive të vetëqeverisjes vendore u nënshtrohen çdo vit auditimit të jashtëm.
-
Yuri Kim shkëlqeu dhe foli shqip: 'Votoni ndryshimin, dhe jo riciklimin e politikanëve që ju vodhën 30 vjet'
Yuri Kim dje shkëlqeu, asntu si çdo ambasador tjetër në prag zgjedhjesh. Shkëlqimi i shkëlqesisë së saj erdhi 10 ditë para votimit, ashtu si Donald Lu 6 vite më parë kur dekriminalizoi sistemin politik shqiptar nëpërmjet thirrjes: “Mos votoni mercedezët e zi, me 5 emra të ndryshëm për kryetarë bashkish”.