Sport
-
Naser Aliji, mbrojtësi i Kombëtares kuqezi firmos kontratë me skuadër të re, ku do të vijojë karrierën si futbollist dhe do të kërkojë të rikthehet sërish pjesë e kuqezinjve.
2 Nëntor 2018, 21:05 -
Greqia, Bullgaria, Serbia dhe Rumania ‘bashkojnë’ forcat, propozojnë organizimin e Kupës së Botës 2030
2 Nëntor 2018, 15:54Ideja e katër liderve të vendeve të Balkanit u propozua gjatë një takimi në Varna me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.
-
Superofertë nga City, Messi u tundua të linte Barcelonën, zbulohen prapaskenat
2 Nëntor 2018, 13:40Në tetorin e vitit 2017 Lionel Messi mendoi për herë të parë seriozisht që të largohej nga Barcelona. Mediat spanjolle zbulojnë kontaktet e gjata me Manchester Cityn që i kishte bërë një superofertë argjentinasit. Kapiteni i Barcelonës vendosi më pas të refuzonte 250 mln euro dhe një kontratë 5 vjeçare për t’iu bashkuar Guardiolës.
-
Manchester City fitoi 2-0 në “Etihad Stadium” ndaj Fulham, vlerësimi i lojtarëve, ja nota për Arijanet Muriqi
2 Nëntor 2018, 00:37Skuadra e Manchester City ka fituar mbrëmjen e sotme me rezultatin e pastër 2-0 në “Etihad Stadium” ndaj Fulham, duke u kualifikuar në çerekfinale të Carabao Cup.
-
Maradona përjetësohet me një statujë në Buenos Aires, por mungon në ceremoni
1 Nëntor 2018, 18:01Statuja prej bronzi rreth 2.7 metra e cila u krijua në nder të Diego Armando Maradonës është zbuluar ne 58 vjetorin e tij. Ceremonia e zbulimit të statujës u zhvillua një ditë me vonesë për shkak të kohës me shi.
-
Superliga/ Të premten Kukësi përballet me Flamurtarin, Tirana sfidon Teutën
1 Nëntor 2018, 17:13Të premten ngre siparin java e 11 e Superligës me dy ndeshje mjaft interesante. Kukësi pret në Kamzë skuadrën e Ilir Dajës, Flamurtarin, ndërsa Tirana përballet në transfertë me Teutën.
-
Rooney dhe Ibramoviç konkurrentë për titullin e lojtarit të vitit në Amerikë
1 Nëntor 2018, 16:05Liga Kryesore e Futbollit në Amerikë ka renditur në listën e emrave të futbollistëve më të mirë të vitit edhe Wayn Rooney dhe Zlatan Ibramoviç. Emrat e dy futbollistëve janë spikatur pikërisht në sajë të performancës së tyre.
-
Milani fitore me aromë Championsi, Real e Barca OK në Kupën e Mbretit
1 Nëntor 2018, 09:20Milani fiton 2-1 ndaj Genoas ndeshjen e prapambetur dhe kap zonën Champions. Protagonist ishte kapiteni Alessio Romagnoli me autogol dhe golin e fitores në kohën shtesë. Ndërsa në Spanjë, Real Madrid dhe Barcelona kanë fituar në Kupën e Mbretit.
-
Akuzat për mashtrim, Neymar rrezikon të dënohet me 6 vite burg
31 Tetor 2018, 19:48Neymar akuzohet për mashtrim në lidhje me transferimin e vitit 2013 kur ai kaloi nga Santosi te Barcelona. Gjykata që e ka marrë përsipër çështjen e konsideron serioze veprën penale dhe për të tilla raste nuk jep më pak se 5 vite burg.
-
‘Një grek më pak, një bastard më pak’/ FSHF dënon Partizanin për parullën
31 Tetor 2018, 18:05Në banderolën e cila mori vëmendje të madhe nga mediat greke dhe që u komentua nga shumë personazhe të politikës në vendin tonë, shkruhej “Një grek më pak, një bastard më pak”, referuar vrasjes së minoritarit në Gjirokastër që ka rritur tensionet mes dy vendeve.
-
Barcelona tjetër arsye për të festuar, rikthehet Messi pas 11 ditësh
31 Tetor 2018, 17:45Pas rezultateve pozitive Barcelona ka një tjetër arsye për t’u gëzuar. Futbollisti më i mirë i katalanasve, Lionel Messi, ka lënë pas dëmtimin në krahë dhe është rikthyer të stërvitet. Gjithsesi pavarësisht këtij fakti, ai nuk do jetë i gatshëm për sfidën që katalanasit luajnë sonte në Kupën e Mbretit.
-
Lidhje me mafian calabreze, fituesi i “Kupës së botës 2006” dënohet me burg
31 Tetor 2018, 17:22Ish-sulmuesi i Juventusit Vincenzo Iaquinta është dënuar me dy vjet burg për lidhje me mafian calabreze “Ndrangheta”. Fituesi i “Kupës së botës 2006” u gjet fajtor për akuzën armbatje pa leje pasi iu gjetën dy pistoleta dhe 126 fishekë.
-
Ramos kontravers/ Fillimisht i bën fajtor, më pas i fton për unitet shokët e skuadrës
31 Tetor 2018, 14:27Kapiteni Sergio Ramos është një futbollist me mjaft influencë te Real Madrid. Por ky fakt nuk po shfrytëzohet nga ai për të përmirësuar situatën në klub, por mund të thuhet se po bën të kundërtën.
-
Real Madrid tjetër tentativë për Antonio Conten/ Solari nuk bind, Perez i prirur ti thotë PO italianit
31 Tetor 2018, 12:00Real Madrid insiston që të ulë në pankinë italianin Antonio Conte. Trajneri i përkohshëm Santiago Solari nuk bind dhe Presidenti Perez është i destinuar ti thotë PO ish-trajnerit të Chelseat. Por më parë duhen zgjidhur disa problem jo të vogla që kanë të bëjnë me detaje ekonomike, teknike dhe vullnetin e futbollistëve.
-
Banderola “një grek më pak, një bastard më pak”, flet Olsi Rama: Ekstremistët nuk kanë vend tek ne
31 Tetor 2018, 09:08Rama ka thënë se banderola nuk ështeë vendosur nga tifozët e Partizanit
-
'Një grek më pak, një bastard më pak', reagon FSHF: Banderola nuk ka asgjë të përbashkët me fushën e blertë
30 Tetor 2018, 20:41Një banderolë ku shkruhej "Një grek më pak, një bastard më pak" është ngritur të hënën në stadiumin "Selman Stërmasi" përgjatë ndeshjes Partizani-Skënderbeu. Parulla në fjalë ka shkaktuar një sërë reagimesh qoftë nga pala shqiptare e qoftë nga ajo greke, por së fundmi ka reaguar Federata Shqiptare e Futbollit. FSHF-ja e ka cilësuar banderolën me sfond racist dhe të papranueshme për fushën e blertë.
-
Solari flet si trajner i Realit të Madridit: Grupi është i goditur, por i uritur për të ndërruar faqe
30 Tetor 2018, 16:53Julen Lopetegi është shkarkuar nga posti I trajnerit te Real Madrid pas vetëm 139 ditësh. Përkundër asaj që pritej vendin e spanjollit nuk e ka zënë Antonio Konte, por trajneri I dytë I ekipit të “galaktikëve”, Santiago Solari, I cili do ta mbajë këtë post përkohësisht.
-
'Një grek më pak, një bastard më pak', distancohet tifogrupi 'Ultras Guerrils': Nuk kemi lidhje me parullën raciste
30 Tetor 2018, 15:34Pas shfaqjes së një banderoleje raciste ditën e djeshme në stadiumin "Selman Stërmasi" nga ana e tifozëve të skuadrës së Partizanit, "Ultras Guerrils" kanë reaguar përmes një postimi në "Facebook". Ata janë shprehur se nuk i mbështesin parulla të tilla që i barazojnë ato me nivelin e një ekstremisti.
-
Supersfida e javës së 10, flasin protagonistët e Partizanit dhe Skënderbeut
30 Tetor 2018, 13:14Partizani është mposhtur 0-2 nga Skënderbeu në supersfidën e javës së 10 të kampionatit duke humbur kryesimin e superligës. Në përfundim të ndeshjes drejtuesit e skuadrës së kuqe nuk e kanë bërë dramë, ndërsa ata korçar janë treguar modest.
-
Interi pushton 'Olimpicon', mund 3-0 Lazion, City fiton ndaj Tottenham dhe rikthehet ne krye
30 Tetor 2018, 09:24Dueli kishte vetëm një protagonist dhe ai ishte Interi që dominoi në “Olimpico” ndërsa heroi i mbrëmjes ishte Mauro Icardi me një dygolësh