-
Aleanca e luftë mes bandave/ Bami me Dukën do vrisnin Martinajn e ish deputetin e PS Ndoka! Bosi i basteve me Shullazin e Avdylajt do eliminonin Durimin
Në hetimet që çoi në megaoperacion me 50 urdhër arreste SPAK ka zbuluar një luftë të hapur mes grupeve kriminale. Ervis Martnaj, i cili rezulton i zhdukur prej 2022, kishte një aleancë të fortë me grupin kriminal të drejtuar nga Arben Ndoka, dhe me ndihmën e Shullazit dhe Avdulajve në Durrës, ishin në luftë të hapur me grupin e Durim Bamit në Fushë-Krujë, i cili ishte në aleancë të ngushtë me armiqtë e betuar të Ervis Martinajt, Dukat në Tiranë.
18 Maj, 16:55 -
Operacioni i SPAK/ Arrestohet kreu i ‘Klanit Duka’, armiku i betuar i Ervis Martinajt! Po kërkonte azil në Belgjikë
Ndërsa ishte në pritje të kërkesës për azil në Belgjikë një urdhër i dytë arresti nga Shqipëria, duket se ka rënduar pozitën e Leonard Dukës i kërkuar edhe për vrasjen e Santiago Malkos. Emri i tij është në listën e fundit të arrestimeve të pak dhe kjo ka sjelle edhe prangosjen e tij sërisht nga autoritet.
18 Maj, 15:03 -
Operacioni i SPAK/ Lagjet që policia bastisi në Vlorë në kërkim për Fatmir Hysenin
Shqiptarja.com dhe Report Tv konfirmon se deri më tani në Vlorë janë kryer kontrolle në tre banesa nga agjentët e SPAK e drejtoria e vendore e policisë. Operacioni ka nisur në orën 04:00 të mëngjesit dhe vijon.Deri tani janë kryer kontrolle ‘Bashkim’ “Lef Sallata” ‘Pavarësia3’. Në bane
17 Maj, 11:33 -
Urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre
Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka lëshuar urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, Leonard dhe Erlis Duka. Report Tv mësoi se janë ushtruar kontrolle edhe në banesat e tyre, në operacionin e SPAK që është shtrirë në disa qytete të vendit.
17 Maj, 09:26 -
SPAK godet klanet kriminale, 43 urdhër arreste! Mes tyre për vëllezërit Duka, Avdylaj, Bami e Lul Berisha, ish drejtori i policisë Lezhë! Në kërkim ish-deputeti i PS, Arben Ndoka! (VIDEO)
Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme GJKKO ka firmosur 43 urdhërarresteve për disa nga krerët e grupeve kriminale në vend. Pasditen e sotme u mësua se mes emrave janë dhe ish drejtori i policisë Lezhë, dhe një ish efektiv i RENEA-s. Ndërsa paradite u mësua se në kërkim ishte shpallur dhe ish deputeti i PS-se, Arben Ndoka dhe e vëllai e djali i xhaxhait i deputetit PS, Eduard Ndreca. Operacioni vijon prej orëve të para të mëngjesit të sotëm. 9 masa sigurie të ekzekutuara. Disa prej tyre rezultojnë të jenë në Dubai.
17 Maj, 07:32 -
Vrasja e armikut të Ervis Martinajt në Athinë, mediat greke rindërtojnë në 3D atentatin ndaj Roan Brahimit (VIDEO)
Mediat greke kanë rindërtuar në 3D skenën e vrasjes së Roan Brahimit dy ditë më parë në Athinë, ku dy veta zbresin nga motori dhe qëllojnë me breshëri plumbash ndaj 32-vjeçarit që ishte makinë duke parkuar pranë shtëpisë.
11 Maj, 08:15 -
Jeta e dyfishtë e Roan Brahimit, familja tjetër e priste në Shqipëri! Autorët dyshohet se kishin ardhur nga Shqipëria, i rezervuan vendin e parkimit
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Roan Brahimit mbrëmje e djeshme në Athinë. Sipas një dëshmitari okular, motoçikleta me të cilët udhëtonin autorët e vrasjes ishte e parkuar në vendin ku ndodhi ekzekutimin e mafias.
10 Maj, 22:25 -
Atentati në Athinë/ Roan Brahimi jetonte në Dubai, ndodhej në Greqi për të festuar Pashkët! Mbahej nën vëzhgim, autorët shkuan vetëm për ta ekzekutuar
Një grup hetimor po punon për të zbardhur atentatin ndaj Roan Brahimit mbrëmjen e 9 majit 2024 në Athinë. 32 vjeçari i njohur dhe si armiku i Ervis Martinajt nuk jetonte në Greqi por kishte shkuar në Athinë për të festuar Pashkët me familjen, e cila jetonte në një banesë marrë me qira afër vendit ku dhe u ekzekutua.
10 Maj, 10:19 -
Atentati në Athinë/ Detajet si nisi armiqësia e Roan Brahimit me Ervis Martinajn, dhe pse dyshohet se mori pjesë në vrasjen e Brilant Martinajt
Roan Brahimi, i njohur si rival i Ervis Martinajt, u ekzekutua në një atentat mafioz mbrëmjen e 9 majit në qendër të Athinës, në lagjen Vyronas (Byron) në Greqi.32-vjeçari ishte në makinë me bashkëshorten Katerina Beqo e cila mbeti i plagosur dhe djalin e vogël, ku u qëllua nga dy persona me motor.
10 Maj, 08:57 -
Ekzekutohet në Athinë armiku i Ervis Martinajt! Autorët me motor vranë Roan Brahimin në makinë! Plagoset gruaja, djali i vogël pa gjithçka (EMRAT+ FOTO+ VIDEO)
Roan Brahimi, i njohur dhe si armiku i Ervis Martinajt u ekzekutua mbrëmjen e 9 majit në një atentat të mirëfilltë mafioz të ndodhur në lagjen Vyronas të Athinës. Krimi, në sy të gruas dhe djalit të vogël ndodhi në një zonë të populluar.
9 Maj, 21:36 -
Një vit i zhdukur, familjari i Ervis Martinajt dorëzon në SPAK kodet e aplikacionit 'SKY' që përdorte 'mbreti' i lojrave të fatit
Një person i afërm i familjes së biznesmenit Ervis Martinaj mësohet të jetë paraqitur në SPAK, duke dorëzuar disa kode të aplikacionit “Sky” që janë përdorur nga Martinaj, para se ai të zhdukej.
18 Shtator 2023, 17:20 -
Një vit nga atentati ndaj 3 ‘ushtarëve’ të Ervis Martinajt, zbulohet mjeti me targa sllovene që vëzhgoi viktimat! Autoritetet letërporosi Sllovenisë: Kujt i përket makina?
Pamjet e kamerave të sigurisë kanë filmuar një automjet me targa sllovene, ditën e atentatit të trefishtë ndaj Brilant Martinajt dhe dy miqve të tij, i cili dyshohet se ka ndjekur të rinjtë dhe më pas ka njoftuar vrasësit për çdo lëvizje. Të hënën e 17 korrikut plotësohet 1 vit nga atentati te Mbikalimi i Fushë Krujës.
16 Korrik 2023, 12:54 -
I arrestuar për atentatin ndaj Arjan Ndojës në 2019, GJKKO refuzon kërkesën për liri të Ramazan Rrajës
Teksa djali, vëllezërit e një pjesë e familjarëve të tij, janë në kërkim për dhunën e filmuar me video ndaj kushërinjve Maja, një tjetër nip i deputetit të dorëhequr të Krujës, Rrahman Rraja, është duke u përballur me drejtësinë për një tjetër ngjarje kriminale.
12 Korrik 2023, 13:28 -
Kurbin, ktheu lokalin në sallë lojërash fati, shpallet në kërkim 45-vjeçari, pjesë e grupit të Ervis Martinajt
Policia zbuloi një person që zhvillonte lojërat e fatit në kundërshtim me ligjin në një lokal në pronësi të tij në Mamurras. Artan Sula dyshohet të jetë anëtar i grupit të Ervis Martinajt.
21 Qershor 2023, 09:26 -
Siguroi targat për atentatin në lokalin e Fatjon Muratit, Gjykata lë në burg Nikoll Sherrnikun! Dëshmon miku i tij: Më tha që i deshte për Ervis Martinajn
Një dëshmi e ardhur nga Gjermania ka nxjerrë në pah implikimin e 28-vjeçarit Nikoll Sherrniku, në ndihmën që u ka dhënë autorëve të masakrës në rrugën “Don Bosko” ku mbeti e vrarë banakierja e lokalit të Fation Muratit, Mimoza Paja dhe u plagosën 6 persona të tjerë në mars të këtij viti.
9 Qershor 2023, 10:57 -
Akuzohet se ndihmoi në atentatin në 'Don Bosko', 'ushtari' i Ervis Martinaj, element që mund të zbërthejë ngjarjen: S'kam lidhje
Kur Policia e Tiranës ishte shumë afër finalizimit të provave që e implikonin në atentatin e 12 marsit ku mbeti e vrarë banakierja Mimoza Paja, për Nikoll Sherrnikun kishte nisur gjyqi i themelit në Lezhë për arrestimin e gushtit 2022, pasi u kap me kallashnikov, fishekë dhe 2 radio policie.
8 Qershor 2023, 10:00 -
U arrestua për atentatin ndaj prokurorit Ndoja, Ramazan Rraja kërkon lirimin! Apeli i GJKKO nuk pranon ankimimin
Ramazan Rraja i cili u arrestua më 19 prill në Fushë-Krujë, për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja ka kërkuar lirimin. Por Apeli i GJKKO-së ka vendosur mospranimin ankimit të paraqitur nga i hetuari Ramazan Rraja dhe avokati i tij Elton Hyseni
17 Maj 2023, 10:39 -
‘Ju jap sa para të doni, vetëm më lini të iki’, pasi u vu në pranga, Ramazan Rraja iu ofroi lekë policëve në këmbim të lirisë
Të tjera detaje kanë dalë nga arrestimi i Ramazan Rrajës, një person i njohur në botën e krimit, i cili ra në pranga pak ditë më parë. Report Tv mëson se në momentin e arrestimit, Ramazamn Rraja iu ka ofruar efektivëve para në këmbim të lirisë.
22 Prill 2023, 18:07 -
Akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja dhe për armë pa leje, lihet në burg Ramazan Rraja
Gjykata e Posaçme ka caktuar vazhdimin e masës 'arrest me burg' të dhënë në mungesë për Ramazan Rrajën. Atij përveç akuzave të mëparshme për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, i është shtuar edhe akuza e armëmbajtjes pa leje
21 Prill 2023, 09:48 -
Me këmishën gjysmë të hapur sheh kamerën e policisë ‘në kokërr të syrit’, del FOTO e arrestimit të Ramazan Rrajës
Ky është momenti kur Ramazan Rraja u arrestua nga policia në një lokal në Fushë-Krujë. Ai shfaqet me këmishën gjysmë të hapur teksa sheh kamerën e policisë pa iu dridhur qerpiku dhe mban armën në brez.
20 Prill 2023, 14:12 -
Arrestohet në Fushë-Krujë Ramazan Rraja, VIDEO nga momenti kur i vihen prangat me pistoletë në brez! Policia: S'ka qenë asnjëherë në Dubai
Ramazan Rraja, një njeri i njohur i botës së krimit, është vënë në pranga mbrëmjen e sotme nga policia, teksa ishte i armatosur me pistoletë në brez e me fishekun në fole, gati për qitje. 30-vjeçari i shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Rrumit të Shijaku, u arrestua, në një lokal në zonën e Fushë-Krujës, ku edhe fshihej.
19 Prill 2023, 20:53