-
Akuzohet se ndihmoi në atentatin në 'Don Bosko', 'ushtari' i Ervis Martinaj, element që mund të zbërthejë ngjarjen: S'kam lidhje
Kur Policia e Tiranës ishte shumë afër finalizimit të provave që e implikonin në atentatin e 12 marsit ku mbeti e vrarë banakierja Mimoza Paja, për Nikoll Sherrnikun kishte nisur gjyqi i themelit në Lezhë për arrestimin e gushtit 2022, pasi u kap me kallashnikov, fishekë dhe 2 radio policie.
8 Qershor 2023, 10:00 -
U arrestua për atentatin ndaj prokurorit Ndoja, Ramazan Rraja kërkon lirimin! Apeli i GJKKO nuk pranon ankimimin
Ramazan Rraja i cili u arrestua më 19 prill në Fushë-Krujë, për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja ka kërkuar lirimin. Por Apeli i GJKKO-së ka vendosur mospranimin ankimit të paraqitur nga i hetuari Ramazan Rraja dhe avokati i tij Elton Hyseni
17 Maj 2023, 10:39 -
‘Ju jap sa para të doni, vetëm më lini të iki’, pasi u vu në pranga, Ramazan Rraja iu ofroi lekë policëve në këmbim të lirisë
Të tjera detaje kanë dalë nga arrestimi i Ramazan Rrajës, një person i njohur në botën e krimit, i cili ra në pranga pak ditë më parë. Report Tv mëson se në momentin e arrestimit, Ramazamn Rraja iu ka ofruar efektivëve para në këmbim të lirisë.
22 Prill 2023, 18:07 -
Akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja dhe për armë pa leje, lihet në burg Ramazan Rraja
Gjykata e Posaçme ka caktuar vazhdimin e masës 'arrest me burg' të dhënë në mungesë për Ramazan Rrajën. Atij përveç akuzave të mëparshme për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, i është shtuar edhe akuza e armëmbajtjes pa leje
21 Prill 2023, 09:48 -
Me këmishën gjysmë të hapur sheh kamerën e policisë ‘në kokërr të syrit’, del FOTO e arrestimit të Ramazan Rrajës
Ky është momenti kur Ramazan Rraja u arrestua nga policia në një lokal në Fushë-Krujë. Ai shfaqet me këmishën gjysmë të hapur teksa sheh kamerën e policisë pa iu dridhur qerpiku dhe mban armën në brez.
20 Prill 2023, 14:12 -
Arrestohet në Fushë-Krujë Ramazan Rraja, VIDEO nga momenti kur i vihen prangat me pistoletë në brez! Policia: S'ka qenë asnjëherë në Dubai
Ramazan Rraja, një njeri i njohur i botës së krimit, është vënë në pranga mbrëmjen e sotme nga policia, teksa ishte i armatosur me pistoletë në brez e me fishekun në fole, gati për qitje. 30-vjeçari i shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Rrumit të Shijaku, u arrestua, në një lokal në zonën e Fushë-Krujës, ku edhe fshihej.
19 Prill 2023, 20:53 -
-
Atentati në ‘Don Bosko’, policia bie në gjurmët e autorëve! Realizohet identikiti i njërit prej vrasësve
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj thotë se ka informacione për persona konkretë të përfshirë në atentatin në Don Bosko, pak ditë më parë, ku si pasojë e të shtënave me armë drejt lokalit në pronësi të Fatjon Muratit, mbeti e vdekur banakierja 58 vjeçare Mimoza Paja dhe u plagosën 5 persona
22 Mars 2023, 11:13 -
-
EKSKLUZIVE/ Nëna iu vra gabimisht nga dora e krimit në ‘Don Bosko’, djali i viktimës: Mami s'ishte në punë kur ndodhi ngjarja, kishte shkuar të pinte kafe! Lajmin e pashë në media
Report Tv ka shkuar në shtëpinë e familjes së Mimoza Pajës, 58-vjeçarja që u vra gabimisht nga dora e krimit. Për emisionin ‘Pa Gjurmë’, djali i viktimës, Sajmir Paja, ka treguar se lajmin e ka mësuar nga portalet, ndërsa thotë se në ato momente kishte vetëm frikën e mbesës. Ai pohon se nëna nuk ishte në punë në momentin e vrasjes.
16 Mars 2023, 16:18 -
-
Detaje nga vrasja e Brilant Martinajt, kush ishte efektivi që ndihmoi autorët e masakrës së Fushë-Krujës! Si e zbuloi kurthin që i ngritën kolegët
Vrasja e Brilant Martinaj dhe dy miqve të tij, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata ishte një ndër ngjarjet më të bujshme të verës që lamë pas. Një vrasje e cila tronditi thellë jo vetëm botën e krimit për nga rëndësia e saj, por që në vetvete paralajmëroi edhe fundin e një kapitulli, atë të mbretërimit të Ervis Martinajt.
1 Shkurt 2023, 19:59 -
Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, SPAK urdhër shoqërimi për Ramazan Rrajën, nipi i deputetit socialist! BKH i bastis shtëpinë
Oficerët e BKH-së dhe SPAK kanë bastisur ditën e sotme shtëpinë e Ramazan Rrajës, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja. Ky kontroll në banesën e tij vjen pas një urdhër shoqërimi të lëshuar nga Prokuroria e Posaçme për Ramazan Rrajën lidhur me atentatin që është bërë katër vite më parë ndaj prokurorit Arian Ndoja.
19 Janar 2023, 14:36 -
'Më ka marr malli Brilant Martinaj', Stresi publikon këngën për mikun e ngushtë që u vra në atentat në Fushë-Krujë
‘Më ka marr malli Brilant Martinaj’, është ky dedikimi më i fundit i reperit Arkimed Lushaj, ose sikurse e njohim Stresi për mikun e tij të ngushtë Brilant Martnaj, i cili u vra në një atentat në Fushë-Krujë në korrik të këtij viti.
28 Dhjetor 2022, 09:53 -
Policia kontrolle për makinat e blinduara në Kodër-Kashar, shoqërohen Ramazan e Rexhep Rraja, nipi e djali i deputetit të PS! Babai i tij akuza drejtorit të Policisë Kriminale
Policia e Shtetit po kryen kontrolle për makinat e blinduara në Tiranë, konkretisht në zonën e Kodër-Kashar. Në kuadër të këtij kontrolli është shoqëruar Ramazan Rraja dhe Rexhep Rraja, nipi dhe djali i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rrajës.
15 Nëntor 2022, 14:00 -
Zbulohen bisedat e fundit telefonike të Ervis Martinajt, mund të zbardhin fatin e tij! U nxorrën nga celularët e gjetur nga RENEA tek bazat 'e të fortëve'
Disa biseda që mendohet se Ervis Martinajn ka bërë me shokë apo miqtë e tij para se të zhdukej, kanë rënë në duart e anti-krimit. Përmbajtja e tyre, vlerësohet si mundësi për të hedhur dritë mbi fatin e 40-vjeçarit, historia e të cilit ka kapërcyer kufijtë e një seriali.
11 Tetor 2022, 15:46 -
U arrestua në makinë me Indrit Doklen, si ra policia në gjurmët e Fatjon Muratit! I gjeti shenjën e gishtit në kutinë e një pistolete! Ja dëshmia e tij
Fatjon Murati ishte shpallur në kërkim nga Policia sepse efektivët kishin gjetur gjurmët e tij të gishtërinjve në kutinë e një arme. Gjurmët e Muratit ishin gjetur në kutinë e një pistoletë të sekuestruar më 13 korrik, ditën kur u zbulua edhe baza e armatimeve në Tiranë, që i përkiste Kristian Gjinit.
10 Tetor 2022, 19:09 -
Skandali/ U prangosën mbrëmë në një makinë me të shpallurin në kërkim, lihet i lirë Indrit Dokle dhe kunati i tij! Në arrest vetëm Fatjon Murati
Dokle dhe kunati i tij Reçi janë lënë të lirë, ndërsa në arrest është mbajtur vetëm Murati. Për Muratin është prerë fletë-arresti, pasi ishte shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i Kristjan Gjinit, 25 vjeç, për ngritjen e një baze armësh në Tiranë.
9 Tetor 2022, 10:32 -
-
Në makinë me Indrit Doklen, arrestohet Fatjon Murati, kishte ngritur bazë armësh në Tiranë! Lidhja me masakrën e 3-fishtë të Fushë-Krujës
Një operacion nga blutë e Tiranës, ka çuar në arrestimin e Fatjon Muratit, një personi të shpallur në kërkim nga Policia për ngritjen e një baze armësh në Tiranë. Murati po lëvizte me makinë të blinduar me Indrit Doklen. Fatjon Murati ka qenë një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë.
8 Tetor 2022, 21:14 -
Gjendet një automjet plotësisht i djegur në fshatin Dritas në Tiranë, 'Touareg'-i rezulton e vjedhur në Laprakë para disa kohësh
Në fshatin Dritas të Zall-Herrit është gjetur një makinë plotësisht e djegur. Policia është njoftuar të hënën për automjetin, por meqenëse ishte plotësisht i djegur e kanë pasur të vështirë të dallojnë elementë identifikues të tij.
27 Gusht 2022, 14:05