12-02-2021, kuptimi dhe magjia e kësaj dite të veçantë

12-02-2021,  kuptimi dhe magjia e kësaj dite të veçantë

Data e sotme 12.02.2021 është një datë tejet e veçantë pasi nuk ka rëndësi se nga cila anë mund të lexosh datën, nga e majta në të djathtë apo nga djathta në të majtë, rezultati nuk ndryshon.

Dukuria njihet ndryshe me termin Palindromi, që do të thotë se ka fjalë ose data që mbeten të pandryshuar, pavarësisht nga cili kah fillon leximi i saj.

Sot, 12 Shkurt 2021, është një ditë palindrome nëse i shikojmë me kujdes numrat 12 02 2021. Një ditë disi magjike për ata që besojnë se prapa numrave fshihet ndonjë mister i çuditshëm, pak më i veçantë se të tjerët.

Vitin e kaluar kishte një ditë me kuptim të ngjashëm  02 02 2020 që ishte edhe dita e qirinjve, por kishte dit3ë të ngjashme edhe në 2010, 2011 dhe 2012. Shumë e veçantë është ajo e 20 shkurtit 2002,  i cili në orën 8.20 pasdite mund të shkruhet edhe 20:02 20. 02. 2002.

29 shkurt 2092 do të jetë i vetmi në një ditë të një viti të brishtë. Por më i veçanti mendohet të ketë qenë në 11 nëntor 1111.

Paliondromia, është një dukuri e zbuluar në shekullin e tretë para Krishtit dhe që nga atëherë deri më sot janë llogaritur të paktën 366 paliondrome.  

Fenomeni i palindromit nuk ka të bëjë vetëm me numrat, por edhe fjalët ose frazat e plota, apo edhe emrat. 

/J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët