“Duhet të jem i qartë, të dy delegacionet, ai rus dhe ai ukrainas, janë larg arritjes së një marrëveshjeje për situatën aktuale”.
Kështu tha ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba në një intervistë për CNN.
"Ka një sërë faktorësh, shpjegoi ai, që bëjnë një ndryshim në pozicionin rus në bisedime. I pari është rezistenca e ashpër e ushtrisë ukrainase dhe popullit në terren, dhe i dyti janë sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, të cilat shkaktojnë kolaps dhe vuajtje të ekonomisë ruse. Faktorët që e detyruan Rusinë të ndryshojë pak pozicionin e saj”.
Lajmi kryesor:
Zelensky: Çdo bombë ngre një mur me BE! Kievi: Marrëveshja me Rusinë e mundur brenda 10 ditëve! Mblidhet Këshilli i OKB-së: Të hetohet vrasja e civilëve në Ukrainë









