1.5 mln $ 6 ministrive për soba
 sistem i ri kaldajash me pelet

TIRANE- Këshilli i Ministrave ka vënë 1.5 milionë dollarë në dispozicion të blerjes dhe instalimit të kaldajave me lëndë djegëse pelet për gjashtë Ministri. Përmes një vendimi, Qeveria ka bërë publike ministritë ku do të aplikohet kjo teknologji, ndërkohë që shpenzimet do të përballohen nga fondi rezervë i Kryeministrisë.

“Efekti financiar, prej 146 172 264 lekësh, të përballohet nga fondi rezervë i Buxhetit të Shtetit, miratuar për vitin 2015”, thekson vendimi i Qeverisë. Ministritë ku do të aplikohet kjo teknologji janë: Ministria e Shëndetësisë (ku do instalohen 31 kaldaja), Ministria e Energjisë dhe Industrisë (ku do instalohet 1 kaldajë), Ministria e Arsimit dhe Sportit (ku do instalohet 1 kaldajë), Ministria e Punëve të Brendshme (ku do instalohen 38 kaldaja), Ministria e Drejtësisë (ku do instalohen 26 kaldaja), Ministria e Kulturës (ku do instalohen 8 kaldaja).

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës