​Në dy muajt e fundit, janë konstatur 1.507 raste të gjuetisë së paligjshme. Shifra është bërë publike nëpërmjet një njoftimi për shtyp nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri dhe Shoqata për Ruajtjen e Shpendëve dhe Gjitarëve të Shqipërisë. “Pritet që këto raste të shtohen, veçanërisht përgjatë kësaj fundjave ku është parashikuar një rënie e ndjeshme e temperaturave, ç’ka shkakton grumbullimin e grupeve të mëdha të shpendëve dimërues në zonat ligatinore”, thuhet në njoftim. Sipas shqetësimit të ngritur nga shoqatat, zonat më problematike rezultojnë ato ligatinore-bregdetare.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)