1/8 e Champions, duele të zjarrta
Chelsea-Barcelona e Real - PSG
Buzëqesh Bayern e City, Juve gjen Tottenham

1/8 e Champions, duele të zjarrta<br />Chelsea-Barcelona e Real - PSG<br />Buzëqesh Bayern e City, Juve gjen Tottenham<br /><br>
Është hedhur në Nyon të Zvicrës shorti i UEFA Champions League për fazën e 1/8. 

Chelsea-Barcelona dhe Real Madrid - PSG cilësohen si superduelet e kësaj faze, ndërsa fati i ka "buzëqeshur" bavarezëve të Bayern Munchen të cilët do luajnë kundër turqve të Besiktas dhe Manchester City-t. Ekipin e Guardiloa-s, goglat e kanë vënë përballë zviceranëve të Bazelit. 

Juventus do luajë kundër anglezëve të Tottenham një sfidë kjo e cila nuk parashikohet aspak e lehtë për finalistët e vitit të kaluar. Liverpooli gjen portugezët e Porto, Manchester United do përballet me spanjollët e Sevilla-s, ndërsa Roma do luajë kundër ukrainasve të Shakhtar Donetsk. Në këtë fazë të Champions League marrin pjesë për herë të parë pesë skuadra angleze. UEFA ka përjashtuar përballjet mes të njëjtit shtet në këtë fazë, ndërsa në 1/4 shorti është i lirë. 

Shorti i përballjeve në 1/8

Juventus - Tottenham

Basel - Manchester City

Porto- Liverpool 

Sevilla - Manchester United

Shakhtar Donetsk - Roma

Real Madrid - PSG
 
Chelsea - Barcelona

Bayern Munchen - Besiktas 

tabela champions grupi
(Shorti i 1/8 të Champions League)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal