445 raste të reja me COVID-19 në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit! Një 86-vjeçar ndërron jetë

445 raste të reja me COVID-19 në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit! Një 86-vjeçar ndërron jetë

Urgjenca Infektive

Në 24 orët e fundit, në të gjithë vendin janë regjistruar 445 raste të reja infektimesh me COVID-19 nga 1436 testime të kryera , është shënuar dhe një humbje jete, një 86-vjeçar nga Durrësi.

Janë kryer 1436 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 445 qytetarë, në këto bashki:

159 në Tiranë, 34 në Fier, 28 në Durrës, 24 në Shkodër, 20 në Lushnje, 19 në Sarandë, 18 në Kavajë, 16 në Gjirokastër, 15 në Vlorë, nga 9 qytetarë në Kamëz, Korçë, Elbasan, 6 në Tepelenë, nga 5 qytetarë në Rrogozhinë, Pogradec, Berat, Peqin, nga 4 qytetarë në Mallakastër, Maliq, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Krujë, Dibër, Patos, Himarë, Devoll, Kuçovë, Gramsh, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Selenicë, Delvinë, Përmet, Këlcyrë, Skrapar, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Pukë, Kukës, Vorë, Bulqizë, Mat, Roskovec, Divjakë.

Janë 3,704 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.  

Janë shëruar 404 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 318,804 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Gusht 2022)

Raste të reja ditore            445

Të shëruar në 24 orë        404

Të shtruar në spitale             21

Humbje jete në 24 orë           1

Testime ditore                   1436

Testime totale               1,954,756

Raste pozitive                 326,086

Raste të shëruara            318,804                                                           

Raste Aktive                         3,704

Humbje jete                           3,578

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                             1,634

Fier                                   419

Durrës                              293

Vlorë                                248

Korçë                               234

Elbasan                            233

Shkodër                            225

Gjirokastër                       146

Berat                                 126

Lezhë                                 86

Dibër                                  43

Kukës                                 17

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni

Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni