1 javë pas përplasjes, si mbrohet nga artistët Teatri Kombëtar

Një javë pas përplasjes së forcave të rendit me artistët dhe Anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar aktori Neritan Liçaj na rrëfen sesi po ruhet ky institucion. Teksa na shoqëron për të hyrë brenda, por kësaj here jo nga dera kryesore, po ajo anësore Liçaj na tregon në agoren e dy teatrove çdo ditë qëndrojnë mbështetës të artistëve për të ruajtur godinën nga çdo rrezik që i paraqitet.

“Jemi organizuar me dy grupe, një grup që është brenda edhe një grup përjashta. Teatri është gjithë kohës i monitoruar. Për gjeneratorët edhe fonia na kanë ndihmuar qytetarë edhe njerëz, që kanë punuar në këtë teatër. Ndjeshmëria ka qenë aq e madhe kur u dha shfaqja e Mehdi Malkajt, që për mua ishte një nga shfaqjet më të rralla pa diskutim. Hyrja për në teatër është nga rruga që ne e kemi bërë shpeshherë kur kemi dhënë shfaqje. E kemi sistemuar çdo gjë, pasi kanë qenë të vendosura josistematikisht. Dyert i mbajmë të mbyllura, që mos të bëhet han me dy porta. Ditën që u futa për herë të parë në Teatrin Kombëtar, e gjeta të barbarizuar, me dekore edhe objekte ishin hedhur përtokë. Matërialet i kemi rifutur në depon e dekoreve. Teatrin e kontrollojmë ne që njohim çdo ambient”, shprehet Liçaj mes të tjerash.

Pas kuzhinës së teatrit, magazinës ku ruhen materialet, zbresim në skenë, aty ku aktori Mehi Malkaj para disa ditësh ngjiti në skenë shfaqjen “Marrë guximin”. Ndërsa, do të vazhdojë edhe festivali teatror.

“ Akoma nuk kemi vendosur kalendarët, por ka shumë mundësi në datë 3. Jemi duke e hartuar programin edhe do ta publikojmë. Për shfaqjet, kemi sjellë gjeneratorët, që të ketë dritë të paktën, sepse mungesa e ujitë, është skandaloze”, vijon Liçaj, i cili si të vetmin rrezik cilëson ndonjë zjarrëvenie të qëllimshme.  

Intervista e plote

Dekoret e shfaqjeve, që gjatë ditës së përplasjes së artistëve me forcat e rendit, (datë 24 korrik) ishin në holle, kur spektatorët hynë në sallë nga holli dytësor, materialet qëndrojnë të mbyllura në hollin kryesor. Liçaj na shoqëron edhe tek gardëroba dhe dhomat e grimit, që punonjësit e Teatrit Kombëtar i kanë lënë të mbyllura.

“Ndërsa, dyert e gardërobës i kemi gjetur të mbyllur. Nuk është hapur në asnjë moment, këtu janë të gjithë kostumet, që janë vënë shfaqjet në skenë”, thotë më tej Liçaj.

Aktori përfundon rrëfimin e tij, se sikundër ka ndodhur gjatë një jave, artistët do të vazhdojnë që të monitorojnë Teatrin Kombëtar gjatë 24 orëve.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit